Deklaratat e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak po kritikohen në Kosvës.
Këto deklarata dhe veprimet e Borrell -it dhe Lajçak-ut po cilësohen si anim për Serbinë.
Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropian.
“BE-ja na ka ndihmuar, por me shumë na ka gënjyer, duke u thirrur në demokraci dhe në të njëjtën kohë duke na diskriminuar apo duke na trajtuar si shoqëri e klasit të fundit”, ka thënë ai.
Po ashtu, Krasniqi ka thënë se Borrell dhe Lajçak po anojnë nga shteti Serb.
“Edhe Borrell edhe z. Lajçak me deklaratat dhe veprimet e tyre po anojnë nga shteti Serb, duke bërë presion mbi qeverinë tonë”, ka theksuar ai.