Ka disa javë që në Kosovë, temë diskutimi është bërë zgjidhja e problemit të energjisë elektrike.
Ky problem është aq i madh, sa që, edhe Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë, për të gjetur një ‘formulë’ për daljen nga kriza.
Edhe propozimi për rritjen e faturave të rrymës për shkak të kësaj krize ka ngjallur reagime të ashpra në vend, madje qytetarët kanë mbajtur edhe protestë.
Shkak i krizës energjetike është përmendur edhe mos shfrytëzimi i mundësisë së shumë përfolur i projektit të rehabilitimit të katër blloqeve të Termocentralit Kosova A nga pesë sa i ka, të kompanisë gjermane Bilfinger.
Kurti: Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’
Disa ditë më parë kryeministri i vendit Albin Kurti kur njoftoi për rikthimin e bllokut B2 në punë tha “me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila”.
Por, ishte ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, që reagoi ndaj Kurtit.
Mustafa në një postim në facebook ka thënë se kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe Powerpoint.
Ai ka thënë se kjo është e vërteta për këtë firmë dhe zhurmën që po bëhet për investimet e saj në rindërtimin e Kosova A e që po vazhdon ende në Kuvend.
Mustafa: Bilfinger është treguar e painteresuar
“Është e vërtetë se në takimin tim, si Kryeministër me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, ndër çështjet e rëndësishme shtroi edhe rindërtimin e Kosova A përmes firmës Bilfinger. Unë shpreha gatishmërinë e plotë ta zhvillojmë këtë projekt. Me angazhimin e Kancelares, të njëjtën ditë, në orët e mbrëmjes, kemi organizuar takim me përfaqësuesit e Bilfinger në Berlin. Kemi kërkuar ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit, kapacitetin dhe burimet e financimit”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij përfaqësuesit e Belfinger u zotuan se do të informojnë brenda 15 ditëve, por nuk kanë informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit të tij.
“Duke pasur parasysh lidhjet ekonomike me Gjermaninë dhe teknologjinë gjermane në gjenerimin e energjisë elektrike në Kosovë, ne kemi qenë të interesuar që projektin ta realizojmë së bashku me ta, por kompania Bilfinger është treguar krejtësisht e painteresuar. Krahas kësaj ne kemi vazhduar me Kosovën e Re”, ka shkruar Mustafa.
Bosch i reagoi ish-kryeministrit
E kësaj deklarate të Isa Mustafës i është kundërpërgjigjur, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.
Ish-ambasadori holandez e ka cituar statusin e Mustafës në Facebook, duke thënë se ato që ka shkruar Mustafa janë të pavërteta.
“Për fat të keq, e pavërtetë. Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, ambasada gjermane dhe ambasada holandeze, bëmë gjithçka për ta bindur qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, asgjë nuk ndodhi. Një mundësi e humbur që energjia për relativisht pak para të sigurohej duke filluar nga periudha rreth viteve 2017/18”, ka shkruar Bosch.
Pas kësaj, ishte përsëri Isa Mustafa që i reagoi ish-ambasadorit holandez në Kosovë, Robert Bosch.
Kërkesa e Mustafës për Bosch
“S’dëshiroj të merrem me Ambasadorin Bosch, por dua të nënvizoj edhe njëherë se nga Bilfinger nuk na është ofruar asgjë më shumë sesa disa faqe të pamjeve të blloqeve të Kosova A në Powerpoint”, ka deklaruar Mustafa.
Mustafa ka kërkuar nga ish-ambasadori Bosch që ta prezantojë para opinionit dokumentacionin e “Bilfinger-it”.
Ai thotë se si Kryeministër nuk e ka parë asnjëherë këtë dokumentacion, pasi sipas tij, nuk i është prezantuar.
“Ndryshe, pasi Bosch po paraqitet si mbret i të vërtetës le të prezantojë para opinionit dokumentacionin e Bilfingerit me studim të fizibilitetit, me kosto dhe burime të investimit, me saktësim se a do të jenë pajisjet e reja apo të përdorura që do të montohen në Kosova A, me burime të financimit dhe normë të kthimit të investimit. Unë këtë dokumentacion si kryeministër nuk e kam parë kurrë, sepse nuk na është prezantuar”, ka deklaruar Mustafa.

Gërxhaliu: Mafia energjetike loboi kundër Kosovës
Në lidhje me këtë, ekonomisti dhe ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tregon detaje të reja, të cilat nuk i kemi dëgjuar më parë.
Ai thotë se beteja me energji elektrike është humbur në fillim të viteve 2003-2004.
Safet Gërxhaliu
“Një kompani gjermane në vitin 2006 ka pas për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të reja, por nga neglizhenca e UNMIK-ut është larguar nga Kosova, e kjo ishte humbje e madhe për neve. Në ndërkohë, është fuqizuar lobimi kundër ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese energjetike në Kosovë. Në rend të parë nga mungesa energjetike që dominon Ballkan në relacionin Londër-Beograd, Banjallug-Tiranë dhe Prishtinë”, thotë Gërxhaliu për gazetën “Bota sot”.
Ai thotë se ka pasur shumë tentativa për promovimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja.
“Së bashku me shoqërinë civile në Kosovë, mafia fitoi në Kosovë dhe Kosova u shndërrua në një shtet të varur nga importi edhe pse është ndër vendet më të pasura me thëngjill”, shtoi ai.
Ai thotë se mafia energjetike në Ballkan e la Kosovën pa rrymë, ndërsa ne i shesim thëngjillë Serbisë e Maqedonisë, nuk u lejua të ndërtojmë kapacitete të reja.
“Paradoksi më i madh është që vetëm me 80 kilometra distancë nga Prishtina, në Serbi janë 6 mijë megavat, në Maqedoni 700, në Mal të Zi afër 30 megavat që prodhohen me thëngjill. Maqedonia e Serbia blejnë thëngjill nga Kosova, e ne importojmë rrymë nga vendet e rajonit dhe më gjerë, dhe ky është dëmi më i madh që iu ka bërë Kosovës, përkundër asaj që ka pasur tentativa për të ndërtuar kapacitete të ndryshme energjetike, qoftë Kosova e Re, qoftë Kosova C, por këtu kanë dështuar falë shoqërisë civile në Kosovë dhe mafias energjetike në Ballkan”, potencon tutje ai.
Gërxhaliu: Bilfinger nuk ka pasur para të gatshme për investim
Eksperti i ekonomisë kujton takimin me ish-drejtorin e termocentralit “Kosova B”, inxhinierin Avni Kurshumliu.
“Më kujtohet takimi me Kurshumlin në vitin 2016, kur biseduam për interesimin e kompanisë gjermane Bilfinger. Në këtë drejtim, besoj që bisedat kanë qenë spontane mes një të punësuari në këtë kompani gjermane dhe këtij drejtorit, dhe më vonë është zyrtarizuar kërkesa për të negociuar me qeverinë Mustafa. E vërteta e krejt kësaj ka qenë që nga pala gjermane ka pasur interesim, por nuk kanë pasur mjete financiare për të ndërtuar kapacitete të reja. Më kujtohet që kjo bisedë ka qenë edhe në Berlin ku kancelarja Angela Merkel i drejtohet Isa Mustafës për këtë problematikë”, pohon Gërxhaliu.
Ish drejtori i OEK-ut, shprehet se e vërteta e gjithë kësaj është se një këshilltar për çështje ekonomike në kabinetin e Merkelit, ka qenë i afërt me këtë kompani dhe e ka shfrytëzuar këtë rast për të biseduar me Isa Mustafën.
“Partneriteti energjetik mes Kosovës dhe Gjermanisë është i një njësie të veçantë, i pakontestuar dhe është dashur të avancohet një dialog i mirëfilltë, i cili kish me ardhë te një zgjidhje e këtij interesimi të kompanisë gjermane Bilfinger, sepse duke refuzuar KonterGlobal, Bilfinger, Astome e shumë të tjera, Kosova sot ka mbetur pa asnjë mbështetës. Mosrealizimi i një projekti të tillë ka pasoja edhe ekonomike edhe politike, por edhe gjeostrategjike”, potencon ai.
Gërxhaliu tregon tutje se, kompania gjermane Bilfinger nuk ka pasur para të gatshme për investim në Kosovë.
“Pra, e vërteta është se Bilfinger nuk ka pasur para të gatshme për të filluar një biznes dhe as nuk ka pasur një plan të mirëfilltë se si do ta zgjidh këtë problem dhe si do të jetë rrugëtimi drejt implementimit të projektit”, thotë ai.
Ai thotë se është shqetësim edhe lajmi i mediave gjermane se kompania Bilfinger është penalizuar me 34 milionë euro për dukuri negative të të bërit biznes.
“Më kujtohet një takim në Ambasadën e Kosovës në Berlin, ku ishte përfaqësuesi i kompanisë Bilfinger, dhe e kanë paraqitur Kosovën me një pamje shumë të zymtë, dhe më kujtohet ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Gjakaliu të ju ketë thënë se duhet të kenë kujdes me këto dezinformata dhe nuk i bëjnë nderë që të njolloset imazhi i Kosovës për interesat e tyre personale e biznesore”, përfundon ish-drejtori i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.
Driton Tali: Kujt t’i besojmë?
Për këtë çështje, ka reaguar edhe Driton Tali, ish-deputet i Kosovës dhe këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Tali për Bilfinderin nuk flet shumë, por vetëm i përballë deklaratat e Isa Mustafës dhe Bosch.
Driton Tali
“Po tashti, ngase unë jam pjesë e LV-së, për hirë të korrektësisë do ta anashkaloj tërësisht qeverinë Kurti, dhe të merrem me atë që çka kanë deklaruar të tjerët, konkretisht ish qeveritarët tanë dhe diplomatët e huaj, të cilët ishin të involvuar në këtë projekt. Sipas ish kryeministrit Isa Mustafa "kompania gjermane Bilfinger nuk kishte ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe te Powerpoint. Dhe pas bisedës me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, kishte kërkuar nga kompania Bilfinger që ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit. Por, ata ishin treguar të painteresuar". Ngjashëm, pra si projekt jo serioz e paraqesin edhe ish ministrat gjegjës të asaj qeverie”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.
Ai duke cituar deklaratën e Bosch, pyet se kujt t’i besojmë?
“Por, një reagim krejt tjetër pati ish ambasadori holandez, ish Ekselenca e Tij, Robert Bosch. Ai, deklaratës së ish kryeministrit Mustafa, ju përgjigj me "fatkeqësisht jo e vërtetë. Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, ambasada holandeze dhe gjermane, bëmë gjithçka për të bindur qeverinë (Mustafa, plotesim i imi) se përmirësimi i katër nga pesë bloqet ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, asgjë nuk ndodhi. Një shans i humbur pasi për relativisht pak para, energjia elektrike mund të kishte siguruar që nga viti 2017/18".
Tashti kujt t'i besojmë? Vendosni ju vet!”, përfundon Driton Tali.