I nënshkruar shumë vite më parë, dokumenti bazë me 2013 dhe parimet e përgjithshme me 2015, nga kryeministrat e asaj kohe, Thaçi dhe Mustafa, e më pas i shpallur jokushtetues, asociacioni i komunave me shumicë serbe, po del ende të jetë vështirësia më e madhe e dialogut.
Pavarësisht se është shpallur antikushtetues në më shumë se 20 pika nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Serbia insiston që ai të formohet siç është nënshkruar, e për këtë është përkrahur gojarisht edhe nga Borell dhe Lajçak.
Ndërsa institucionet e Kosovës vazhdojnë ta kundërshtojnë formimin e tij, veçmas në variantin antikushtetues.
Së fundi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për dialogun dhe asociacionin.
Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, integriteti territorial i saj janë të vendosura, derisa ka shtuar se marrëveshjen për normalizim nënkupton për SHBA-të njohjen e ndërsjellë.
“Sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, këto çështje nuk janë në pyetje. Ato janë të vendosura. Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë. Sfida në dialog është që të arrihet një aranzhim i tillë që të arrihet ky normalizim, kjo marrëveshje për normalizim (të marrëdhënieve) dhe siç e thashë, nga pikëpamja e SHBA-së, duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, ka thënë ai.

Sa i përket asociacionit, Hovenier ka thënë se janë pro tij, por se në çfarë forme pranohet nga Kosova, është në duart e institucioneve të saja.
“Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe. Siç e thashë ishte element (edhe pse jo me atë emër) në procesin e Ahtisarit dhe pastaj, natyrisht edhe në procesin e Brukselit dhe marrëveshja e Brukselit i referohet specifikisht asaj. Qeveria ime vazhdon të mendojë – nuk po ju them asgjë të re – që presim që Qeveria e Kosovës t’i përmbahet zotimeve që i ka marrë. Që do të thotë se ne besojmë se duhet të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe. Por, siç e kemi thënë shumë herë, besoj madje edhe kolegu im Matt Palmer ju ka thënë pikërisht në këtë tryezë, ne nuk ju diktojmë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të jetë. Ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës. Ka modele të cilat ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që të shqyrtojë ato modele dhe ta shqyrtojë atë çështje”, ka deklaruar ambasadori në një intervistë për televizionin publik.
Por, a duhet të formohet asociacioni dhe nëse formohet, çfarë kompetencash duhet të ketë?
Gashi: Qeveria Kurti kurrë nuk ta nënshkruajnë formimin e asociacionit
Tomë Gashi
Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, thotë për gazetën “Bota sot” se SHBA-ja jep mendimin e saj duke u bazuar në marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa, por që kjo marrëveshje nuk ka kaluar në Kushtetuese.
“Tani Kosova duhet të veprojë siç ka vepruar me rastin referendumit të Serbisë që nga Qeveria Kurti nuk është lejuar të mbahet në territorin e Kosovës edhe pse kërkesa e Serbisë mbështetej nga SHBA-ja dhe shtetet e Kuintit. SHBA jep mendimin e saj duke marrë parasysh atë që fatkeqësisht nënshkruan Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa në vitet 2013 dhe 2015. Por, duhet ta dimë se propozimi për Zajednicën nuk ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur ai.
Sipas Gashit, kjo marrëveshje nuk është votuar as në Parlamentin e Kosovës, e as në atë të Serbisë dhe si e tillë është nul.
“Dhe duhet ta dimë që edhe pse e ka votuar Parlamenti i Kosovës formimin e Zajednicës, ky propozim as nuk është vendosur në rend të ditës në Kuvendin e Serbisë. Pra, Kuvendi i Serbisë nuk e ka votuar projektin e Zajednicës, se po ta votonte apo aprovonte, në mënyrë automatike do të konsiderohej se po e pranon Pavarësinë e Kosovës. Dhe për këtë arsye Zajednica nuk duhet të jetë më asnjëherë temë e Parlamentit të Kosovës dhe ajo që është votuar më herët, nuk ka kurrfarë vlere juridike sepse nuk është votuar nga Parlamenti i Serbisë, pra është nul”, vlerëson avokati.
Pavarësisht të gjithave, Gashi thotë se Qeveria Kurti nuk do ta nënshkruajë formimin e Asociacionit dhe se formimi i tij është faza e parë e shkëputjes së territorit të Kosovës dhe bosnjëzim i Kosovës.
“Dhe sado që të ketë sugjerime, qoftë nga SHBA-të, qoftë nga BE-ja, qeveria e Albin Kurtit kurrë nuk do të nënshkruajë një projekt të tillë sepse atëherë do të ishte faza e parë e shkëputjes së territorit të Kosovës në favor të Serbisë. Do të ishte katastrofë për Kosovën dhe do të kishim një bosnjëzim të Kosovës deri në atë masë sa që ky territor do të ndahej nga Kosova, e këtë nuk e do as Amerika sepse Kosova shtet, është projekt edhe amerikan, dhe SHBA-ja e ka pranuar Kosovën shtet të pavarur në këta kufij, me intencën që shteti të mbetet unik dhe jo të ndahet në baza nacionale”, deklaron Tomë Gashi për “Bota sot”.
Kelmendi: Kushtetuta e ndalon ndonjë organizim një nacional
Muhamet Kelmendi
Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, thotë për “Bota sot” se Kosova nuk duhet ta pranojë asociacionin.
“Kosova nuk mund ta pranojë asociacionin serb. Çështja e asociacionit të komunave të formuara serbe në Kosovë ka marrë një pozitë jo të qartë në kuptim të ndërtimit apo jo të këtij subjekti. Natyrisht se nga BE dëgjohen duke thënë: "UE nuk është në gjendje t’ia imponojë Kosovës një subjekt (...). Palët vendosin vetë (...)". Edhe ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë u shpreh pro asociacionit dhe për këtë, respektivisht për të vazhduar dialogun me shtetin serb, javën tjetër vjen në Prishtinë Escobar. Është mirë që edhe njëherë të theksohet se një asociacion i nënshkruar nga z.Thaçi dhe z.Mustafa është de-fakto shkatërrim i Republikës. Kuptohet se nga Gjykata Kushtetuese u dhanë mbi 23 vërejtje në Marrëveshjen e vitit 2015. Mirëpo, kjo gjykatë la në fuqi Marrëveshjen e vitit 2013, me vërejtjet e bëra në fushën juridike, ekzekutive dhe ekonomike e politike. Vërejtjet treguan se ka mundësi të ndërtohet një asociacion por, pa kompetenca ekzekutive sikurse ndonjë shoqatë. E mu këtu nuk ka nevojë fare të merret shteti me një shoqatë”, thotë ai.
Profesori ka komentuar edhe deklaratën se marrëveshjet ndërkombëtare janë obligative për Kosovën dhe thotë se në Kosovë është një asociacion.
“Po dëgjohet gjithashtu mendimi: "Marrëveshjet ndërkombëtare janë obligative për Kosovën, sikurse është edhe Kushtetuta akt obligativ". Ky mendim është i qëlluar vetëm atëherë, kur nuk preken normat kushtetuese. Në këtë rast vepron gjyqësori dhe edhe nëse nënshkruhet ndonjë marrëveshje, ajo anulohet nga Gjykata Kushtetuese. E nëse ec çështja, sepse nuk bëhet padi, përsëri organet kanë mundësi për të vepruar. Fjala është këtu për padi dhe verdikt të Gjykatës Kushtetuese. Në aspektin kushtetues është Kosova shoqëri multietnike. Kjo bazë e ndalon ndonjë organizim një nacional. Mbi këtë ka mundësi të anulohet nga Gjykata Kushtetuese edhe Marrëveshja e vitit 2013. Në Republikën e Kosovës është një Asociacion i Komunave. Komunat serbe kërkohet të bashkohen me këtë Asociacion dhe t'i nënshtrohen ligjeve të Republikës. Kjo është baza kushtetuese. Ky është Asociacion multinacional. Marrëveshjet kanë vlerë kur nënshkruhen. Çështja është se vetëm forma e shkruar prodhon efekte juridike ndërkombëtare”, vlerëson ai.
Dy zgjidhje për asociacionin
Sipas Kelmendit, Kosova ka mundësi t’i paraqes dy zgjidhje për asociacionin.
“Megjithatë, gjendja na tregon, se Kosova e ka një pozitë shumë më të favorshme në raport me shtetin serb. Republika ka mundësi të përgatitet dhe kur e kërkon nevoja të paraqes një zgjidhje për asociacionin. E para, është Asociacioni i Komunave në Kosovë, si formë e inkuadrimit në të dhe së dyti, një Asociacion në formë të shoqatës, pa asnjë kompetencë politike, juridike, ekzekutive etj. Kjo përgatitje është e domosdoshme. Mirëpo, jo duke u ngutur”, ka deklaruar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.