Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, për vitin 2020, Kosova shënoi 39 pikë duke u renditur në pozitën e 104 në luftën kundër korrupsionit, që publikohet çdo vjet nga organizata Transparancy International.
Në 2019-ën ishte në vendin e 101-të, në vitin 2018 në vendin e 93-të, në vitin 2017-të në vendin e 85-të, ndërkaq në vitin 2016 në vendin e 95-të.
Ndërsa, tani ka kaluar nga vendi i 104 në vendin e 87 në rangimin e vendeve në botë për sundim të ligjit. Edhe pse nuk është rangimi apo vlerësimi më i mirë në histori, ai po vlerësohet si një shpresë e mirë, pasi ndodhi për më pak se një vit qeverisje të re.
“Në vitin 2020 ishim në vendin e 104, kurse sot jemi 17 vende më poshtë! Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e ti afrohet mesatares evropiane. Përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.
Rangimi më i mirë është bërë sipas drejtuesve të organizatës Transparancy International, kryesisht për shkak të mbajtjes së suksesshme të dy palë zgjedhjeve të suksesshme brenda një viti.

Pra, si duket për të marrë vlerësime më të mëdha, pritet luftë më e fuqishme kundër krimit të organizuar dhe arrestimi i bosëve të krimit.
“Meritore Qeveria aktuale”
Por, meritë e cilës qeveri është kjo, dhe se çfarë duhet të bëjë Kosova, më tej për ta përmirësuar vlerësimin, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se meritë për këtë është Qeveria aktuale, sepse qeveritë e kaluara me korrupsionin dhe krimin në Kosovë, ia mbyllën dyert vendit, madje përfshirë edhe mos liberalizimin e vizave.
Gani Qarri
“Në fakt vlerësimi pozitiv i Republikës së Kosovës, me 17 pozita, nga 104 më 2020 në pozitën e 87-të rangimit më të ri të vendeve në botë për sundimin e rendit dhe të ligjit në vend, nuk mund të mohohet nga askush, se meritore është Qeveria aktuale, e cila ka punuar relativisht mirë, kohët e fundit, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç dihet, me qeveritë e mëparshme nën udhëheqjen e partive të inkriminuara, korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë, kishin arritur kulmin dhe pikërisht shkaku i tyre, Kosovës iu mbyllën të gjitha dyert, përfshi edhe mos liberalizimin e vizave nga BE-ja, edhe pse ish udhëheqësit e kriminalizuar nuk e bënin publik këtë fakt”, thotë ai.
Më tej ka potencuar se përveç kësaj, klani PAN synonte që me shitjen e tokave tona, ta blinte liberalizimin e vizave, siç ka ndodhur edhe rasti me Kullë e Çakorr.
Qarri theksoi tutje se në çdo korrupsion po dalin të jenë udhëheqësit e politikës, gjë e cila ndodhi së fundmi edhe në rastin “Brezovica”, madje ai propozon që të arrestohen anëtarët e kryesisë së partive të kriminalizuara.
“E për tu bërë historia e heqjes së vizave edhe më e trishtë, për popullin dhe shtetin e Kosovës, klani PAN, dëshironte ta blinte liberalizimin duke ua shitur tokat tona, shteteve fqinje, siç ndodhi me Kullën e Çakorrin dhe 8.230 hektarët e sipërfaqes së falur, nga Thaçi, Haradinaj, Kadri Veseli e Isa Mustafa, Malit të Zi. Ndaj Kosova për ta përmirësuar vlerësimin në botë, duke gjetur fakte të panumërta përditë e më tepër se në korrupsionin galopant dhe krimin e organizuar të shtrirë e rrjetëzuar, trup e tërthor, në të gjitha këndet e vendit, personat e parë të involvuar, kudo dhe çdo herë, na dalin të jenë udhëheqësit e lartë të politikës dhe partive, siç u pa edhe në rastin kriminal të Brezovicës, duhet t’i arrestojnë urgjentisht edhe ish-krerët e shtetit dhe kryetarët e anëtarët e kryesisë së partive të kriminalizuara, të involvuara thellë në aktet më të rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar, për tu renditur, të paktën në 50-shen, e vendeve me vlerësimet më të mira”, shton Qarri.
Tutja u shpreh se medoemos duhet të ndodhin këto arrestime, sepse kështu do të ndikonte edhe në liberalizimin e vizave.
“Dhe kjo duhet medoemos të ndodhë, për vet faktin se arritja e kësaj shkalle të lartë të vlerësimit, në luftimin e vendosur të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si pengesa kryesore dhe pothuajse e vetme e mbetur, e pa mënjanuar deri më tani, nga sistemi i drejtësisë në vend, do të ndikonte drejtpërsëdrejti, që përfundimisht të bëhej heqja e vizave edhe për Kosovën nga BE-ja, akt i cili do t’i jepte fund izolimit të Kosovës dhe lehtësonte pa masë, jetën e qytetarëve të saj, si të vetmit në rajon, që pa fajin e tyre, por të ish udhëheqësve të kriminalizuar, ende nuk e gëzojnë lëvizjen e lirë”, përfundon ai.
“Shumë larg luftimi i korrupsionit”
Blerim Burjani
Juristi Blerim Burjani, thekson se deri më tani është luftuar tentativa për korrupsion, por jo edhe krimi, që sipas tij, ende larg është luftimit të korrupsionit, kur dihet se deri më tani janë vetëm 38 zyrtarë në paraburgim, por që ende nuk janë ballafaquar me akuza.
“Deri tani nuk është luftuar korrupsioni, por tentativa e kësaj. Qeveria është të ndalë punën me tender, ndalja e punës përmes mos shpalljes së tenderëve është e lidhur me këtë rezultat. Por, luftimi i korrupsionit është i dobët fort shumë, ka vetëm 38 persona zyrtar që kanë përfunduar me paraburgim, kur dihet se ka shumë shërbyes civil të përfshirë në korrupsione me subvencione dhe përkrahje të OJQ-ve. Pra, ende fortë larg është luftimi i korrupsionit, madje edhe atij të ulët se për luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë nuk mund të flasim fare, ende asnjë zyrtar i lartë nuk është ballafaquar me akuza nga prokuroria, në mesin e tyre ka lider politik, kryetar komunash dhe shumë të tjerë”, theksoi ai.
Tutje thekson se rezultat i këtij rangimi është ndalja e shpalljeve me tender. Por, megjithatë luftimi i korrupsionit është i dobët, sepse ende vazhdojnë keqpërdorimet e detyrave zyrtare.
“Pra, rangimi i Kosovës më poshtë ka ndodhur për shkak se kjo Qeveri e ka ndalë punën me tender, ndalja e shpalljeve me tender është vetë një rezultat që shihet, fatkeqësisht emërimi për ambasador vazhdon të jetë problematik partiak dhe nepotist ende. Pra, niveli i luftimit të korrupsionit është i dobët shumë, emërimi në borde me keqpërdorim të detyrës zyrtare vazhdon të jetë shqetësues edhe më tutje, asnjë përparim në ndalje të këtij procesi të emërimit të anëtarëve të bordeve ku të gjithë janë persona anonim dhe të dyshimtë për mënyrën se si emërohen me çfarë kushte apo kritere bëhen”, thotë Burjani.