Gjatë ditës së sotme është mbajtur protesta kundër shtrenjtimit të elektrike.
Kjo protestë u udhëheqë nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e cila u paralajmërua ditë më parë.
Pjesëtarë të shumtë të forcave policore kanë qëndruar pranë objektit të qeverisë, duke e mbikëqyrur situatën të mos eskalojë gjendja.
Në protestën e sotme ka marrë pjesë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Palë Lekaj. Aty ishte parë edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, si dhe anëtarja, Besa Ismaili.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili u shpreh se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka dështuar në politike dhe tashmë po tenton në këtë mënyrë të mbetët në skenën politike.
“Dardan Molliaqaj pasi që i ka përjetuar të gjitha dështimet e tij në politikë, duke u gjuajtur në përqafim të liderëve të korruptuar. Dhe më në fund ka mbet askund, po sillet rrugëve me një parti inegzistente, PSD. Ai as në opozitën e sotme nuk ka kurrfarë peshe politike, bile e injorojnë siç bënë sot kur i ftoj që ta ndihmojnë në protestë”, u shpreh ai.
Më tej, analisti thotë se kjo krizë energjetike ka ardhur nga qeveritë e mëparshme dhe kjo protest nuk dështoi mirëpo që shumica prej protestuesve nuk dinin pse kanë dalur.
“Por, sot Dardan Molliqaj doli në protestë për rrymën e cila është si pasojë e liderëve të kriminalizuar nga qeveritë e mëparshme në krye me Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Ramush Haradinaj të cilët qëllim e kishin hajnin, plaçkitjen dhe korrupcionin dhe jo zhvillimin e vendit. Protesta dështoi plotësishtë aty ishin nja 100-200 protestuesë te cilët edhe nuk dinin se pse kanë dal”, tha analisti.
Në fund, ai thotë se Molliqaj duhet të matë fuqinë e tij në zgjedhje dhe jo me këto veprime.
“Dardan Molliqaj duhet dijë se fuqia e tij matet me votën e popullit. Por,aty zgjedhjet për të janë purgator që digjet sa qel e mshel sytë. Pra, Dardan Molliqaj dil e matu në zgjedhje, mos ik nga ato siç veprove herën e fundit”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.