Kosova shumë shpejt në NATO/Blerja e fluturakeve një hap i rëndësishëm për FSK

Politika

Kosova shumë shpejt në NATO/Blerja e fluturakeve një hap i rëndësishëm për FSK

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 29 janar 2022 Në ora: 21:48
FSK

Ditë më parë është bërë me dije që Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të pajiset nga SHBA-ja me 4 fluturake të vëzhgimit dhe filmimit. Ky lajm është bërë i ditur nga një medium amerikan, i cili bëri me dije që Kosova përmes programit FMS, do të marr pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS” të prodhuara nga AeroVironment.

Sipas Shephard Defense Insight vlerëson se Kosova ka porositur gjithsej 40 njësi, ku kostoja për një njësi llogaritet se kap shifrat e 215 mijë dollarëve.

Puma LE janë fluturake, të cilat lëshohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territorit, mund të qëndrojnë në ajër 5,5 deri në 6,5 orë, ndërsa kanë të instaluar një bateri Puma Smart 2500.

Të menjëhershme qenë komentet nga ky lajm duke e cilësuar si një hapë të rëndësishëm për Kosovën e sidomos një ndihmë e madhe për FSK-në.

Mirëpo, pas këtij lajmi shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se nuk janë 40 flutarake që janë blerë nga SHBA-ja, por janë katër të tilla.

“Në numrin e dronëve të cekur prej 40 copë, fjala është për projektin e blerjes së katër dronëve të propozuar nga ministri Mehaj dhe miratuar nga ana e Qeverisë qysh para shtatë muajve”, ka thënë Isufi.

Ai tutje theksoi që ky është vetëm njëri prej projekteve të shumta që kanë kontraktuar me Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, trupat amerikane që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it dihet se kanë përdorur ‘Puma’ për misionet e mbikëqyrjes kufitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat