Situata politike në Kosovë është e tensionuar, partitë opozitare po vazhdojnë me revolta, kritika dhe akuza ndaj qeverisë Kurti.
Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike iu hapi rrugë të gjitha subjekteve opozitare që të shprehin mllefin e tyre ndaj kryeministrit dhe kabinetit të tij qeverisës.
“S’do të ndalemi derisa ZRRE-ja ta tërheq propozimin, revoltën do ta shprehim me aksione”, deklaroi Molliqaj.
Krahas kësaj çështje, nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja e riktheu idenë e shkëmbimit të territoreve, i cili hapur mbështeti këtë ide kundër Kosovës.
Madje, një lidhshmëri për tensionim të mundshëm të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, e kanë bërë edhe me krizën aktuale në Ukrainë, ku Rusia kërcënoi me okupim.
Të gjitha këto reagime ndaj pushtetit, kanë shkaktuar debate dhe reagime të shumta.
Situata politike në Kosovë është e tensionuar, partitë opozitare po vazhdojnë me revolta, kritika dhe akuza ndaj qeverisë Kurti.
Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike iu hapi rrugë të gjitha subjekteve opozitare që të shprehin mllefin e tyre ndaj kryeministrit dhe kabinetit të tij qeverisës.
“S’do të ndalemi derisa ZRRE-ja ta tërheq propozimin, revoltën do ta shprehim me aksione”, deklaroi Molliqaj.
Krahas kësaj çështje, nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja e riktheu idenë e shkëmbimit të territoreve, i cili hapur mbështeti këtë ide kundër Kosovës.
Madje, një lidhshmëri për tensionim të mundshëm të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, e kanë bërë edhe me krizën aktuale në Ukrainë, ku Rusia kërcënoi me okupim.
Të gjitha këto reagime ndaj pushtetit, kanë shkaktuar debate dhe reagime të shumta.
Analistët politikë në prononcimet e tyre për gazetën “Bota sot” treguan nëse këto reagime janë rezultat i dëshirës për rikthim në pushtet apo si pasiguri e qëndrimit në opozitë.
Qarri: Inercioni i trishtë për pushtet dhe pasiguria në opozitë
Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi revoltën e opozitës ndaj Qeverisë dhe kërkesat për ndarjen e Kosovës.
Fillimisht, ai hodhi dyshime se presidenti serb Vuçiq se po e shantazhon një pjesë të opozitës, përfshirë disa udhëheqës të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Duket se Aleksandër Vuçiq si ish-ministër i informatave në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit, gjatë okupimit klasik të Kosovës nga Serbia, do të ketë mbledhur aq shumë informata për udhëheqësit kryesor të PDK-së, sa që jo vetëm se vijon ti mbajë nën shantazh të vazhdueshëm, por i ka kthyer ata edhe në shërbëtor besnik dhe të drejtpërdrejtë të Serbisë në Kosovë.
Madje shantazhimi i tyre ka shkuar deri atje, sa që përveç mos votimit në koketim me "Listën serbe" të Rezolutës së Kuvendit, për ndalimin e referendumit kundër kushtetues të Serbisë, në vendin tonë, ata për t’i plotësuar çdo dëshirë Aleksandër Vuçiqit, që nga Vlora Çitaku, Ramë Buja, D. Molliqaj, etj., njëri pas tjetrit, kanë filluar të kërkojnë hapur edhe ndarjen e Kosovës, duke dalë në kundërshtim të hapur edhe me qëndrimin e prerë amerikan, për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe kufijve aktual të Republikës së Kosovës”, deklaroi analisti.
Krahas kësaj, Qarri potencoi se kohëve të fundit opozita ka filluar ta zbulojë fytyrën e saj të vërtetë, duke dalë edhe kundër qëndrimit të SHBA-ve.
“Dhe të mësuar me kulturën perfide të mos ndëshkueshmërisë, e cila për mbi dy dekada prodhonte vetëm të inkriminuar, kleptomani, zhvatje, korrupsion dhe krim të organizuar, si metoda të mbijetesës, e qëndrimit të vazhdueshëm në pushtet dhe politikë, grupimi konfliktuoz i opozitës, i rënë pas 14 shkurtit të vitit të kaluar në katrahurën e rëndë e plotësisht të pa pashpresë, prej nga nuk mund të konsiderohen më as të denjë për konkurrencë politike, përveç kooketimit me "Listën serbe", tani kanë filluar ta zbulojnë fytyrën e tyre të vërtetë, prej të shituri, duke dalë hapur edhe kundër qëndrimit të SHBA-ve, lidhur me shtetin e pavarur të Kosovës”, shpjegoi ai.
Preteksti kryesor i kërcënimit me revolta të opozitës, nuk është rryma, por hapi paraprijës i ekspozimit të kërkesës për ndarje të Kosovës.
Në vazhdim, analisti vlerësoi se kërkesat për ndarjen e Kosovës po i bëjnë, duke menduar se Amerika është fokusuar në krizën Ukrainë-Rusi dhe nuk merret me Kosovën.
“Madje duke menduar se SHBA-ja, aktualisht është përqendruar tërësisht me gjendjen në Ukrainë dhe Amerika nuk i ka "dy palë" sy që t’i shoh në të njëjtën kohë se si veprojnë dhe me çka merren këta në Kosovë, tanimë kur po afrohen zgjedhjet presidenciale në Serbi, të njëjtit njerëz dhe sekserët e tyre, për t’i ardhur në ndihmë mikut dhe ushqyesit të vet, kriminelit Aleksandër Vuçiq, pa fije turpi, pikërisht në kulmin e acarimit të krizës së Ukrainës, dalin hapur me kërkesën kuislinge edhe për ndarjen e Kosovës dhe kërcënojnë vendin me revolta, gjë që historikisht mund ta bëjnë vetëm tradhtarët dhe të shiturit, duke këmbëngulur publikisht edhe për ndarjen e vendit të vet”, theksoi Qarri.
Ndër të tjera, ai konsideori se revolta e opozitës për rritjen e çmimit të energjisë është vetëm pretekst, pasi ky është hap për ekspozimit të kërkesës për ndarjen e Kosovës.
“Kështu që, përveç të përbashkëtës së pjesshme me krizën e Ukrainës, e cila aktualisht nga ata, përdoret më tepër si vello kolaterale, për hijezimin e veprimeve të tyre kuislinge kundër Kosovës, në fakt mbajtja e zgjedhjeve në Serbi, është ajo që ka të përbashkëtën e madhe me partitë e inkriminuara opozitare në Kosovë, e sidomos me PDK-në, e cila po dëshmon publikisht se pas arrestimit të Thaçit & Co, nuk dëshiron që të bije nga pushteti edhe ushqyesi i tyre në serbi Aleksandër Vuçiqi.
Pra, preteksti kryesor i kërcënimit me revolta të opozitës, nuk është rryma, por hapi paraprijës i eksportimit të kërkesës për ndarje të Kosovës, në publik, me të cilën të shiturit dhe tradhtarët, kanë zgjedhur momentin më perfid, që të dalin edhe kundër Amerikës, për ti ardhur në ndihmë Aleksandër Vuçiqit”, nënvizoi analisti.
Në fund, Qarri potencoi se disa zyrtarë opozitarë po e mbështetin shkëmbimin e territoreve vetëm për t’i ndihmuar presidentit serb në zgjedhjet e ardhshme në Serbi.
Ai beson se kjo po bëhet vetëm me qëllim që Vuçiqi pastaj, t’ju ndihmojë atyre të kthehen në pushtet sërish.
“Dhe përveç inercionit të trishtë për pushtet, e pasiguria në opozitë, pikërisht në këto momente nisin aksionin për t’i ardhur në ndihmë, me të gjitha mundësitë, ushqyesit dhe inspiruesit të tyre material e shpirtëror, Aleksandër Vuçiqit, duke kërkuar edhe ndarjen e vendit të vet, përderisa edhe Amerika këmbëngulë në mos ndryshimin e kufijve dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.
Pra, këtë ata e bëjnë me shpresën, që në rast të rizgjedhjes së kriminelit Vuçiq sërish për president të Serbisë, edhe ai, do t`ua kompensojë, përkrahësve shqipfolës dhe argatëve të vet besnik, që kryesisht vijnë nga partia e Hashim Thaçit- PDK, të cilët vetëm me trup jetojnë në Kosovë e ushqehen me bukën e saj, por me ndjenja dhe ideale, po dëshmohet hapur, se kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë e veprojnë edhe për Serbi, të cilët ëndërrojnë se me ndihmën e Vuçiqit, nesër të rikthehen sërish në pushtet, për ti plotësuar kërkesat e Vuçiqit dhe për t’i realizuar dëshirat e Serbisë me tokat e premtuara, të Kosovës, nga kuislingu Hashim Thaçi”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.
Krasniqi: Kërkesa për ndarjen e Kosovës dhe kriza në Ukrainë s’kanë asgjë të përbashkët
Ndërsa, analisti tjetër, Islam Krasniqi thotë se këto kërcënime e revolta të opozitës më së shumti i shkojnë për shtati partisë në pushtet.
Ai në prononcimin e tij për “Bota sot” u shpreh se LVV-ja i poshtëroi partitë e mëdha duke ua marrë të gjithë pushtetin e vetme.
“Zakonisht partia në pushtet aktivitetin e saj e ka zhvilluar me kërcënime e revolta, e që kjo ju shkoi për shtati shumë, ku shfrytëzuan gjendjen aktuale, duke poshtëruar partitë e mëdha, dhe duke ua marrë pushtetin si të vetëm”, deklaroi analisti.
Më pas, Krasniqi nuk beson se kërkesa për ndarjen e Kosovës ka ndonjë lidhje me krizën në Ukrainë, pasi kufijtë tanë janë të kontrolluar nga NATO-ja.
“Kërkesa për ndarjen e Kosovës dhe kriza në Ukrainë s’kanë asgjë të përbashkët, pasi që ndarja apo shkëputja e Krimes në Ukrainë është bërë nga Rusia gjersa kufijt tanë janë të kontrolluar nga NATO-ja, e që Serbia e ka përjetuar dhe akoma i vuan pasojat e sulmeve të NATO-s, andaj kriza në Ukrainë mund vetëm t’i zgjeroj problemet e SHBA-ve, por jo të dëmtoj edhe Republikën e Kosovës”, theksoi ai.
Në fund, analisti komentoi veprimet e Dardan Molliqajt, që sipas tij me veprime të së kaluarës po tenton të përfitojë nga rritja e çmimit të energjisë.
“Z. Molliqaj është djegur nga VV-ja dhe tani po pretendon që me veprime të njëjta mund të arrijë diçka, duke u munduar që të përfitojë nga ky gabim i Qeverisë, e cila lejoi në këtë kohë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në kohë pandemie, po ashtu dimër, krizë të punësimi”, përmbylli Islam Krasniqi për “Bota sot”.