Gjysma e politikanëve të Kosovës janë pjesë e të ashtuquajturës “Lista e Zezë”, me të cilën iu ndalohet hyrja në SHBA.
Në këtë listë figurojnë edhe disa nga zyrtarët e lartë të PDK-së, e ish krerë të UÇK-së.
Ndër ta është edhe Rexhep Selimi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë, po ashtu kësaj nuk i ka shpëtuar as deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, zyrtari i lartë i PDK-së Sami Lushtaku, Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, e kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Së fundmi, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për sanksionet e mundshme amerikane ndaj personave apo grupeve të caktuara.
Gjysma e politikanëve të Kosovës janë pjesë e të ashtuquajturës “Lista e Zezë”, me të cilën iu ndalohet hyrja në SHBA.
Në këtë listë figurojnë edhe disa nga zyrtarët e lartë të PDK-së, e ish krerë të UÇK-së.
Ndër ta është edhe Rexhep Selimi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë, po ashtu kësaj nuk i ka shpëtuar as deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, zyrtari i lartë i PDK-së Sami Lushtaku, Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, e kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Së fundmi, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për sanksionet e mundshme amerikane ndaj personave apo grupeve të caktuara.
Ai ka sqaruar se nuk është me rëndësi nëse dikush nuk është më në politikë, me rëndësi që ka kryer krime të caktuara.
“Epo, çështja nëse dikush ishte apo jo politikan është e parëndësishme përkitazi me atë nëse sanksionet mund të zbatohen ndaj tyre. Pra, kushdo që ka qenë i përfshirë në krim të organizuar transnacional në nivel të tillë që plotëson pragun tonë për vendosjen e sanksioneve, duhet të shqetësohet”, ka deklaruar ambasadori Hovenier.
Lidhur me atë se nëse shpallen edhe disa politikanë të Kosovës në listën e zezë të SHBA-ve, a do të pastrohej politika në Kosovë, për “Bota sot”, kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike.
“E mirëseardhur Lista e Zezë”
Sulejman Mehazi
Analisti politik Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se deklarata e Hovenierit se "duhet të shqetësohen", politikanët hajdutë, për “Listën e zezë”, është e mirëseardhur.
“Deklarata e ambasadorit amerikan, Jeef Hovenier, se të kriminalizuarit që kanë rjepur pamëshirshëm Republikën e Kosovës "duhet të shqetësohen", e ka kuptimin e politikanëve hajdutë e hajdutët në plotëkuptimin e fjalës nuk mund të jenë zotërinj, për shkak se bota politike nuk mban mend që personat që kanë plaçkitur shtetin t’ju thuhet "Zotëri vjedhës", në fjalorin popullor ende nuk kemi dëgjuar që dikujt për shkak respektit t'i thuhet "hajdut aga". Lista e zezë e SHBA-ve është e mirëseardhur për të dalluar të zezën e të keqen shtetërore nga e bardha, prosperitetin dhe të mirën shtetërore”, thotë ai.
Tutje ka shtuar ai, qëllimi i SHBA-ve është që mo t’i tolerojë politikanët që e kanë korruptuar Kosovën të jenë të pasur. Ai thotë se Kosova nuk do të mund të zhvillohet pa largimin e korrupsionit.
“Kjo Listë e zezë e SHBA-së e ka kuptimin e kopesë së dhenve të bardha, të ndershme nga delja korb e zezë, ndjellakeqëse. SHBA-ja e fuqishme nuk mund të toleronte që politikanët e korruptuar të Kosovës të jenë më të pasur sesa vetë elita politike e SHBA-ve dhe BE-së. Nëse ish-kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, ka qenë larg krimeve shtetërore të një shteti të fuqishëm sikurse që është Gjermania e jo më të vidhet Kosova e dobët dhe e pafuqishme ekonomikisht e politikisht. Korrupsioni është kanceri më i rrezikshëm shtetëror, pa largimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse nuk mund të shpëtojë Kosova. Jo Kosova, po dhe perandoritë e fuqishme janë zhdukur nga faqja e dheut për shkak korrupsioneve të udhëheqësve shtetëror”, përfundon Mehazi.
“Të ndëshkohen individët e Listës së Zezë”
Islam Krasniqi
Analisti Islam Krasniqi, deklaron se kjo nuk do të jetë pengesë për të qëndruar në politikë, madje thotë se ka shumë deputetë që janë në listën e zezë të SHBA-ve, e që aktivitetet politike nuk i kanë ndalë asnjëherë.
Krasniqi ka shtuar se të gjithë ata që janë në listen e zezë duhet të ndëshkohen.
Ai thekson tutje se etiketimi i Berishës është po ashtu politik, duke e pasur parasysh që karriera i ka përfunduar.
“Jo kjo nuk do t’i pengojë që të rrinë në politikë, pasi që nuk besoj se do të ketë skenar të ngjashëm me atë të Shqipërisë, duke i etiketuar dhe kërkuar që të mos jenë pjesë e partive politike dhe se mos të harrojmëse ka deputetë e individ shumë të rëndësishëm në vendin tonë, të cilët janë në list të zezë të SHBA-ve, por që aktivitetet e tyre politike nuk i kanë ndërprerë asnjëherë. E mirë do të ishte që këto sanksione të SHBA-ve, apo individet në Listen e Zezë të ndëshkohen, por një gjë është e pamundshme, kur e dimë se politika ka punuar vetëm për interesa të veta, duke i futurë në lojë të gjithë ata që i kanë sistemuar, lista e zezë nuk mund t’i etikëtoj të gjithë. Edhe etiketimi i z. Berisha në Shqipëri unë mendoj se është politik, pasi që karriera politike e tij ka mbaruar”, potencoi Krasniqi.