Të shtunën e kaluar, qytetarët e Kosovës dolën shesheve të Prishtinës për të protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Kjo protestë ishte organizuar nga Partia Socialdemokrate e cila, udhëhiqet nga Dardan Molliqaj.
Gjatë kësaj proteste, Molliqaj ka përmendur deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku kishte folur për dëmet e privatizimit të distribucionit para se të vinte në pushtet. Ndërkohë gjatë protestës para se të merrte fjalën e goditi fuqishëm me një flakareshë një polic të Kosovës. Por, policia aty nuk ndërhyri, dhe as nuk e arrestoi atë. Arrestimi i tij u i mundur vetëm të martën në mbrëmje, pasi ai kishte refuzuar të paraqitej vullnetarisht në polici. Nga ajo orë, ai ende ndodhet në paraburgim.
PSD-ja dhe disa gazetarë e politikanë i dolën në mbrojtje.
Por, cilat ishin motivet e protestës së thirrur nga Molliqaj e të mbështetur jo pak nga PDK-ja e AAK-ja, deputetë të të cilave parti u panë në protesta.
“Kryeministri aktual ka 10 vite që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit. Askush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kompanisë KESCO. Për dy muaj ai i ka ndarë nga taksat tona, nga buxheti hiç më pak se 120 milionë euro. A e dini si është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Siç thotë populli s’ngihen kurrë. Sa më shumë që i jep ma shumë dojnë dhe për këtë arsye kjo kompani e ka në plan që pas 120 milionëve që i ka marr deri më tani, ta bankrotojë KEK-un. Qe tre muaj ajo ia ka borxh KEK-ut mbi 50 milionë euro”, thotë Molliqaj.
Gjithashtu, Molliqaj gjatë fjalimit të tij e ka quajtur kryeministrin e Kosovës frikacak.
“Kurrë moment më të mirë nuk kish pas Qeveria e Kosovës sesa tash me e kthye distribucionin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por, për ta bërë këtë duhet guxim politik e problemi është kështu që brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, një tucë që veten e sheh si supermen. E bash që është tuc (frikacak) është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe për të bashkëpunuar, ka veç instrumente me i përdor dhe vetëm armiq për me i luftuar”, ka thënë ai para protestuesve.
Njohësit e çështjeve politike kanë hedhur kritika ndaj Molliqajt dhe kryeministrit Kurti. Sipas tyre, Molliqaj e ka shfrytëzuar protestën, ndërkaq kryeministri Kurti nuk e ka mbajtur fjalën për lirimin e energjisë elektrike.

Krasniqi: Protesta është shfrytëzuar nga Molliqaj
Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se protesta u shfrytëzua nga Molliqaj.
Islam Krasniqi
“Çdo veprim ka pasqyrën politike, e sidomos nga PSD-ja kur e dimë se e gjithë forca e tyre apo arroganca shkon në drejtim të VV-së, të cilët u larguan vetë dhe u ndëshkuan. Gjithsesi kjo protestë është shfrytëzuar nga z.Molliqaj, por as gabimi i Qeveris nuk justifikohet, pasi që dikur nga opozita lideri i VV-së u thirrke në lirim të energjisë elektrike dhe kur erdhi në pushtet i rriti faturat”, thotë ai.
Po ashtu, ai shton se qeveria Kurti nuk duhet t`i bëjë gabimet për të cilat ishte kundër tyre dhe për të cilat u votua.
“Qeveria po mundohet të krijoj një standard, mos të themi kulturë, që të kursehet rryma, siç është në Gjermani, që pa nevojë mos të shpenzojmë. Andaj Qeveria duhet t'i shikoj këto vendime duke i korrigjuar dhe të mos i bëjë gabimet për të cilat ishte kundër tyre dhe për të cilat u votua!”, ka nënvizuar ai.
Protesta/ Qarri: As kundër Kurtit dhe as të organizuar nga PSD
Ndërkaq, analistit politik, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për subvencionimin e kompanisë turke.
Gani Qarri
“Për aq më tepër duke parë problemet e vazhdueshme të furnizimit me rrymë nga kompania turke, Qeveria e Kosovës në vend se t’ia kthej distribucionin shtetit të Kosovës dhe ta vejë atë në shërbim të qytetarëve, vet Kurti ka zgjedhur edhe ta subvencionojë kompaninë turke, përderisa në Kosovë ka mijëra hallexhinj, që sidomos në këtë kohë dimri, kanë nevojë për ndihmën sado të vogël nga ana e shtetit”, thotë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, ai tregon se çfarë ka bërë Kurti që qytetarët protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës.
Ndërkaq, Qarri ka shtuar se protesta është thirrur nga një grupim i papërcaktuar politik, që sipas tij nuk është më as parti.
“Dhe sikur mos të mjaftonin këto “marifete” të Kurtit, përderisa vet merret me xhami e hoxhallarë, ai vazhdon ti fajësojë qeveritë e kaluara për mungesë të energjisë, në vend se të kujdesej ai vet dhe ministria përkatëse me kohë për sigurimin e energjisë, ndaj kjo edhe ka bërë që qytetarët e Kosovës të revoltohen me plot të drejtë dhe të dalin në masë aq të madhe në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës edhe pse protesta ishte thirrur nga një grupim i papërcaktuar politik, që nuk është më as parti”, thotë ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka bërë një propozim të cilin e quan absurd për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
“Madje për ta bërë jetën e qytetarëve të Kosovës edhe më të rëndë, përveç rritjes së çmimeve në mënyrë tërësisht të pa shpjegueshme, të gjërave ushqimore dhe atyre më elementare për jetë, po nga kjo qeveri erdhi edhe propozimi ende më absurd për shtrenjtimin e energjisë elektrike vetëm për shqiptarët, e jo edhe për serbët”, vlerëson ai.
“Propozim i paprecedent, që e bënë diskriminimin edhe më kulminantë, ndaj qytetarëve shqiptar e veçanërisht ndaj votuesve që e prunë në krye të shtetit këtë njeri dhe familjeve të tyre, një pjesë prej të cilave, ndoshta edhe para rritjes së çmimeve, nuk mund ta lidhnin as muajin me muaj, por votuan Kurtin për kryeministër me shpresën se ashtu siç u kishte premtuar, do t`ua lehtësonte hallet atyre dhe jo, pas përgjysmimit të shportës shtëpiake, tani ti dënojë edhe me lënien në terr, në kulm të dimrit”, nënvizon ai.
Në fund, Qarri shton se protestën e së shtunës nuk e sheh kundër Kurtit dhe as të organizuar nga PSD-ja.
Ai shpjegon se pse qytetarët kanë dalë për të protestuar.
“Ndaj unë protestën e të shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk e shoh as kundër Kurtit dhe as të organizuar nga PSD-ja, për të cilën, një pjesë e demonstruesve mund të mos e dinë, as që ekziston fare, por si demonstrim të pakënaqësisë nga halli, që i ka shty qytetarët të dalin në rrugë, për të mbrojtur të drejtat e veta më elementare, si e drejta për sigurimin e mbijetesës me gjërat më të domosdoshme për jetë, që po rrezikohet rëndë nga ngritja e pakontrolluar e çmimeve, si dhe e drejta për të pasur rrymë në shtëpi, pa të cilën përveç mungesës së dritave, nuk kanë as me se të ngrohen dhe përgatisin ushqimin për fëmijët dhe familjet e tyre”, deklaroi Qarri për “Bota sot”.