Njihet për qëndrimet e tij kundër Kosovës dhe që përkrah vazhdimisht Serbinë, ani pse përfaqëson BE-në në dialogun në mes të dyja vendeve dhe do të duhej të ishte neutral.
Por, në vizitën e fundit në Kosovë, përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, duket se ndryshoi qëndrimet e tij.
Ai deklaroi se nuk do të ketë “Republikë serbe” në Kosovë dhe se nuk duhet frikësuar nga asociacioni.
Përpos kësaj, Lajçak u shpreh se Kosova e meriton t’i hiqet regjimi i vizave, pasi ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara, por që duhet konsensus i 27-të shteteve anëtare të BE-së për këtë.
“Çështja e vizave natyrisht është çështje që ngrihet sa herë që jemi këtu. Jam me ju në këtë. Besoj se Kosova meriton t’i jepet regjimi pa viza. Ka merituar para shumë kohëve. Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet. Por, nuk është çështje dialogu, kërkon konsensus të 27 shteteve anëtare. Sa herë i informoj ministrat unë, e ngris këtë çështje. Është e dhimbshme kjo çështje. Shpresoj që Kosova të marrë sa më shpejt liberalizimin e vizave”, deklaroi Lajçak në konferencë për media.

Por, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar, duke mos pasur liberalizim të vizave dhe kështu janë të detyruar të presin ende para ambasadave për viza.
E se si komentohet kjo deklaratë e Lajçakut dhe se kur mund të pritet liberalizimi i vizave për Kosovën, derisa thuhet se janë përmbushur kushtet, për gazetën “Bota sot” kanë komentuar deputetë nga pozita e opozita.
Krasniqi: BE-ja, e padrejtë ndaj Kosovës, të liberalizojë vizat sa më parë
Deputetja nga radhët e LDK-së, njëherësh kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, thotë për gazetën “Bota sot” se BE-ja po tregohet e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Rrezarta Krasniqi
“Është argument i pathyeshëm se Kosova e meriton liberalizmin e vizave dhe se ka përmbushur tash e sa kohë të gjitha kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Në këtë kontekst mendoj se BE-ja është duke u treguar e padrejtë me qytetarët e Kosovës”, është shprehur ajo.
Por, pse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat derisa thuhet se i ka përmbushur kriteret?
“Edhe për ne si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës është e paqartë arsyeja për të cilën qytetarët e vendit tonë mbahen të izoluar padrejtësisht. BE-ja duhet që sa më parë t’i heq vizat për popullin më pro-evropian”, vlerëson deputetja Krasniqi.
Ajo tregon se si duhet vepruar që sa më shpejt të arrihet liberalizimi i vizave.
“Angazhimi ynë si deputetë, por edhe i institucioneve tjera duhet të jetë konsistent në raport me çështjen e liberalizimit të vizave, në mënyrë që sa më parë të arrihet një gjë e tillë”, ka deklaruar Rrezarta Krasniqi për ”Bota sot”.
Batusha: Padrejtësi ndaj Kosovës, vështirë që Franca të lëvizë pozitivisht
Në anën tjetër, deputeti i VV-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, Agon Batusha, duke komentuar deklaratën e Lajçak, thotë se më në fund zyrtarët e BE-së po flasin hapur, atë që e ka thënë edhe Kosova.
Agon Batusha
“Kjo është ajo çfarë edhe ne e kemi thënë dhe më në fund edhe zyrtarët e BE-së po flasin tani hapur. Ne i kemi adresuar të gjitha shqetësimet shtesë që kanë pasur shtetet skeptike, por vendimi duhet të merret nga përfaqësuesit politik në Këshillin e BE-së”, është shprehur ai.
Sipas deputetit, kjo është padrejtësi ndaj Kosovës, por që ai shprehet skeptik sa i përket mundësisë që të ketë lëvizje pozitive nga ana e Francës.
“Kjo është padrejtësi ndaj Kosovës, qytetarëve të saj, sepse nuk ka asnjë arsye racionale për mos miratimin e liberalizimit të vizave. Duke pasur parasysh që shteti më skeptik, Franca është në proces zgjedhor, ku populizmi dhe forcat konservatore janë në ngritje, e bën edhe më të vështirë të besohet që Franca do të lëviz pozitivisht në këtë drejtim”, thekson Batusha.
Për rrugën drejt liberalizimit nga ana e Kosovës, ai vlerëson se duhet të ketë më shumë kontakte me vendet skeptike dhe të ketë riaktivizim të diplomacisë parlamentare.
“Duhet të shtohen kontaktet me shtetet skeptike, të sqarohen të gjitha çështjet dhe natyrisht të riaktivizohet diplomacia parlamentare”, deklaron Agon Batusha për gazetën “Bota sot”.