Ndikim i Rusisë në rajon është duke u rritur. Kjo paraqet rrezik për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Aleat i Rusisë në Ballkan është Serbia.
Kjo e fundit, ka pasur përfitimet nga shteti rus, i cili e ka ndihmuar që të pajiset me armatim modern.
Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për situatën e tensionuar ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
“E gjithë bota këto ditë e ka vëmendjen se çfarë do të ndodhë me tensionet e ngritura midis Rusisë dhe Ukrainës, a do te këtë luftë dhe pse duhet te këtë?, apo mos këtë luftë e cila mund të jetë një katastrofë për rajonin dhe prishjen e rendit botëror, apo ndoshta edhe mund të vijë deri të një Luftë e luftë botërore. Siç dihet, me rënien e komunizmit në Bllokun e Lindjes, kah fundi i viteve të nëntëdhjeta, u shkatërrua si një kasoll prej kashte edhe Bashkimi Sovjetik, i cili u nda në disa shtete të cilat u orientuan nga demokracia perëndimore me vlera të larta të lirisë dhe të mirëqenies ekonomike.
Shumë nga këto që nga Leotonia e deri te Bullgaria u bënë edhe pjesë e NATO-s, me ç`rast Rusia bëri sikur po e humbë sigurinë, e aq me shumë shqetësimi i saj vije nga shkaku i anëtarësimit të shumë shteteve të Bashkimit Sovjetik në NATO. Për këtë arsye Rusia reflektoi ashpër, së pari e përdori si një test, kur rrufeshëm e pushtoi sa qelë e mbyll sytë ishullin e Krimies, për të cilin Perëndimi edhe nuk bëri aq shumë zhurmë”, ka thënë ai.
Gjithashtu, profesori ka thënë se Rusia dhe Kina po mundohen që të t`i lëshojnë rrënjët në Ballkanin Perëndimor.
“Jo vetëm për shkak të situatës së tensionuar midis Rusisë dhe Ukrainës, por ndikimet dhe apetitet e Rusisë qe sa kohë janë rritë edhe ndaj Ballkanit Perëndimor, e cila se bashku me Kinën mundohen sa më thellë t`i lëshojnë rrënjët në këto troje”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, ai ka theksuar se Rusia është duke e armatosur Serbinë.
“Bile, situata hiq nuk është e mirë kur Rusia me vrap po e armatos Serbinë me armatim modern, e cila vazhdimisht po e kërcënon Kosovën, e sidomos Veriun e saj, të cilin sikur e konsideron të vetin”, ka shtuar ai.
Në fund, ai ka përmendur një emër për të cilin thotë se e ka vënë në rrezik Kosovën.
“E konsideron kështu sepse këtë ia lejuan vetë liderët e Kosovës në krye me Hashim Thaçin, i cili sa ishte në pushtet me shumë bëri që t`i plotësojë apetitet e Serbisë, se sa të Kosovës, duke e vënë në rrezik edhe ekzistencën e shtetit, por edhe me shumë marrëveshje të rrezikshme siç është Asociacioni njëetnik serb”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.