Mesditën e së enjtes, Milan Radojçiq i ka ikur Policisë së Kosovës ‘nga duart’ në pikën kufitare në Bërnjak.
Sipas raportit të policisë së Kosovës ikja e Radojçiqit është bërë derisa zyrtarët policorë ishin duke i kryer procedurat e verifikimit, ai është kthyer mbrapa me veturë, në drejtim të Serbisë.
Sipas verifikimit të kryer nga policia, ka rezultuar se Radojçiq është i kërkuar në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga një gjykatë e Kosovës.
Një i dyshuar nuk mund të ikte mbrapa nga pikëkalimi kufitar, pa e alarmuar dikush. Në këtë rast policia mund ta linte të hynte, ose gjatë kontrollit ta jepte alarmin për arrestim, ta rrethonte dhe pastaj ta arrestonte. Por, policët kufitar këtë nuk deshën ta bënin.
Policia e Kosovës ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka ikur Radojçiqi, pasi që në momentin e ikjes kamerat, të cilat ishin në këtë pikë kufitare, dikush i kishte nxjerrë jashtë funksionit.
Ky detaj ka marr vëmendjen e opinonit publik duke hedhur dyshime edhe në efikasitetin e policisë së vendit.
Kështu Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor, të cilët ishin në detyrë në momentin kur Milan Radojçiq ka ikur nga pika e kalimit kufitar në Bërnjak.
IPK ka bërë me dije se bëhet fjalë për një kapiten, një rreshter dhe një zyrtari policor.
Mirëpo, ajo se çfarë po vë opinonin publik në reagim është që policia e Kosovës javë më parë kanë vënë para drejtësisë një çoban në Kamenicë, që sipas Prokurorisë së Gjilanit ka blerë një cjap në Serbi, por që i njëjti e mohonë këtë gjë.
“Cjapi No pasaran”
I njëjti është u akuzuar për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, nga neni 311 paragrafi 2 më lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Bariu e ka mohuar se cjapi i tij kishte hyrë ilegalisht, pasi ai vetë e ka kaluar linjën kufitare, dhe ky ka qenë i detyruar ta tërheqë brenda kufirit. Por, këtë fabulë policia dhe prokuroria nuk po e beson.
I motivuar nga këto dy ngjarje, ish vetarani i gazetarisë, që aktualisht nuk merret aktivisht me të, Y. Avdiu shkroi: “Cjapi No pasaran” (nuk kalon), por për policinë dhe prokurorin: Radojçiqi kalon!
Një ironi me shpoti të thellë. Këto janë instittucionet e Kosovës.
Milan Radojçiqi është njeriu i dytë më i fuqishëm në grupin kriminal serb ndërkombëtar, të cilin SHBA-të e shpallën në listë të zezë, pasi vlerësohet se paraqet rrezik për destabilizim, jo vetëm të Kosovës. Po ashtu ai grup kishte bashkëvepruar edhe me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, por që askush ende nuk është marrë në përgjegjësi.
Në këtë rast nuk mjafton një hetim nga Inspektorati apo edhe nga Prokuroria në zinxhirin komandues të Policisë. Përgjegjësinë më të madhe mund ta ketë AKI-ja, nëse ajo nuk ka rekomanduar largimin nga puna të bashkëpunëtorëve të Serbisë nga pika kufitare dhe zinxhiti komandues.

Tërnava: Policia e Kosovës do të duhej të ishte e përgatitur në rastin Radojçiqi
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili u shpreh se duhet shikuar gjithë situatën se si ka ndodhur e gjithë ngjarja në detaje.
Hajrullah Ternava
Sipas tij policia do të duhej në këtë rast të ishte e përgatitur.
“Çështja e sigurisë në Kosovë duhej të ishte stabile dhe e qëndrueshme, sepse që nga paslufta e deri më tani kanë kaluar mbi 20 vite. Prandaj, situata e sigurisë duhet të jetë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës në tërë territorinë e saj dhe është policia ajo që është shkolluar dhe që nga paslufta e deri më tani i jetëson ligjet edhe Kushtetutën e Kosovës në tërë territorin e saj. Policia e Kosovës në të gjithë territorinë e Kosovës pavarësisht që në polici ka përfaqësues të të gjitha nacionaliteteve të popullatës, ishte dashur të jetë e përgatitur të mos lëshojë këso gabime, si në aspektin e profesionalizmit dhe me eksperiencën që e ka arritur deri më tani”, u shpreh ai.
Më tej ai shton se Radojçiqi ka mundësi të ketë ikur edhe me ndihmë të policisë pasi ky person njihet që është i përkrahur nga politika e lartë e Serbisë.
“Rasti sikur që shpjegohet i Milan Radojçiqit që është arratisur në pikën kufitare në Bërnjak, është për t’u habitur, dhe këtu krijohen dyshimet se policia në atë pjesë gjithsesi është e lidhur me mafitë politike, sepse ky person është i përfolur dhe si i dyshimtë edhe për pjesëmarrje të shumta në krime të organizuara, e sidomos edhe si i dyshuar në vrasjen e Oliver Ivanovoqit. Ky person i përkrahur nga politika e lartë e Serbisë që e luan një rol me një post të rëndësishëm (zëvendës) në Listën Serbe, parti që i ka të gjithë deputetët serbë nën kontrollë në Parlamentin e Kosovës”, thotë eksperti i sigurisë.
Të zbulohen dhe publikohen detajet nga ngjarja e krijuar
Nga ana tjetër eksperti i sigurisë thotë që policia duhet të merr çdo detaj nga ngjarja dhe të shikoj se si ka ardhur deri tek ikja e tij.
“Situata e krijuar në kufi të hyrjes nga shteti i Serbisë për në Kosovë, sikur që në çdo pjesë të kalimit nga një shtet në tjetrin gjithsesi që në këto vende kufitare nga ana e policisë kryhet identifikimi i çdo udhëtari që hyn në shtetin e Kosovës apo në të kundërten që del nga shteti i Kosovës, apo edhe ndoshta i ka ndihmuar të largohet sipas sinjaleve që ia ka dhënë që të largohet, nëse dokumentacioni-pasaporta ka mbetë në duart e policit dhe ai ka ikur duhet të merrët si rrethana më e lehtë, por nëse polici ia ka kthyer pasaportën dhe i ka dhënë shenjën që të largohet, Inspektorati i Policisë duhet t’i udhëheqë këto hetime dhe në detaje ta shpjegoj situatën e krijuar për këtë rast, dhe kur ta zbardh rastin e ndodhur në detaje, atëhere dihet kush janë pjesëmarrës krejt në këtë ngjarje”, potencoi ai.
Ndër të tjera Tërnava shton që në këtë ngjarje duhet të kyçet edhe prokurori i shtetit dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat që i parasheh ligji i punëve të brendshme qoftë edhe ndjekjet penale.
“Të autorizuarit nga Inspektorati i policisë dhe vet policia sipas ligjeve në fuqi duhen ta zbardhin rastin se si ka ndodhur në detaje dhe t’i zbulojnë fajtorët si pjesëmarrës në këtë rast dhe ndaj atyre të gjithëve të ndërmirren masa ligjore dhe nëse ka vepër penale në këtë rast, duhet të kyçet edhe prokurori i shtetit dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat që i parashohin ligjet qoftë edhe ndjekjen penale”, theksoi Tërnava për “Bota sot”.
Halimi: Rasti i Milan Radojçiqit është si problem në disa drejtime
Ndërsa, eksperti tjetër i sigurisë, Armend Halimi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se Radojçiqi në bazë të veprimtarisë së tij kriminale prej shumë kohësh do të duhej të ishte në listën e personva me rrezik të lartë.
Armend Halimi
“Fillimisht veprimtaria e tij kriminale u 'legalizua' prej kohësh nga vet institucionet e vendit, në njërën anë duke toleruar në anen tjetër, duke bashkëpunuar me të. Si person ai prej kohësh duhet të ishte në listën e personave me rrezik të lartë, gjë që duhej stopuar deri tek arrestimi i tij”, thotë ai.
Ai shton se në këtë ikje të këtij krimineli vihet në pah edhe mosefikasiteti i policisë gjithashtu edhe frika e tyre ndaj tij.
“Andaj edhe vie në shprehje mosefikasiteti i policisë në veriun e Mitrovicës, personi në fjalë ka krijuar reputacion të paprekshëm dhe të toleruar nga shteti, në anën tjetër ia kanë frikën. Gjë që ikja nga duart e policisë e një krimineli të tillë, nuk mund të jetë vetëm nga arsyet etnike por edhe të frikës së tyre”, thotë eksperti i sigurisë.
Menaxhmenti i policisë në veri do të duhej të kishte krijuar kushte të punës së sigurt dhe me përkrahje direkte nga niveli qendror.
“Shteti ynë duhet të krijoj rregull se kriminelët, të cilitdo nacionalitet janë kriminelë, dhe shteti ka epërsi mbi ta. Në këtë drejtim policisë së veriut, duhet krijuar kushtet e punës së sigurt dhe me përkrahje direkte nga niveli qendror, ndërsa ata të cilët janë të involvuar qëllimshëm me grupet kriminale, shpejt të largohen”, u shpreh Halimi.
Gjithashtu në fund eksperti i sigurisë thotë se duhet të penalizohet edhe Lista Serbe në këtë rast.
“Në krejt këtë situatë, duke marrë parasysh pozicionin e Milanit në partinë e Listës Serbe, as kjo e fundit nuk duhet të shpëtojë pa u penalizuar si përgjegjëse për strukturim të njerëzëve të krimit brenda saj”, përfundoi Halimi për “Bota sot”.