Po bëhen më shumë se 2 muaj që nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit. Në lidhje me këtë vrasje përveç të arrestuarve institucionet e hetimit duket se ende nuk janë në fund të procesit.
Deri më tani janë arrestuar katër veta, tret prej tyre ishin babai me të bijtë, mirëpo njëri prej tyre është liruar.
Personi i 4-të u arrestua gjatë javës që po lëmë pas, përcjell “Bota sot”.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”.
Në njoftim thuhet se prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë.
Mirëpo, misteri i vrasjes mbetet ende, pa e përjashtuar mundësinë që mund të ketë qenë shkak vetëvrasja e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës dhe bijës së dy të arrestuarve, babë e bir, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.
Institucionet e vendit po vazhdojnë të merren me rastin, por që zbulimi i kësaj ngjarje duket se do të jetë më i thellë se që duket.
Kujtojmë që tre persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur në sulmin me Kallashnikov ndaj një autobusi që po transportonte nxënës dhe po kthehej nga Gjakova.

Kelmendi: I takon organeve të tregojnë mbi rastin dhe mos t'i lënë qytetarët në errësirë.
Juristi Muhamet Kelmendi
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Muhamet Kelmendi, i cili u shpreh se kjo vrasje po vazhdon të mbetet enigmë për qytetarët e vendit dhe se ka ende paqartësi për krimin e kryer.
“Vrasja që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit kërkon hetime të thella dhe mos ngutje me paragjykime për dorasin. Është mirë që kemi një mbajtje në paraburgim për rastin e ndodhur. Mirëpo, nga ajo që Gjykata Themelore në Pejë, ka deklaruar ende nuk ka qartësi mbi rastin e krimit të kryer në Gllogjan”, u shpreh ai.
Kjo çështja ka marr një kahje dhe premton zgjidhje
Më tej ai thotë se duhet të zbardhet ky rast në mënyrë që qytetarët të jenë më të lirë dhe të mos krijohet panik tek ata.
“Zbardhja e rastit është shumë e mirëpritur. Me atë tregohet efektiviteti i organeve. Por, kështu edhe fillojnë qytetarët të marrin frymë më lehtë. Mos zbulimi krijon frikë dhe ajo mund të shpie tek konfliktet e reja. E kjo nuk duhet të ndodhë”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.
Krasniqi: Arrestimi i personit të katërt në lidhje me vrasjen në Gllogjan, sinjal pozitiv
Juristi Islam Krasniqi
Ndërsa juristi tjetër Islam Krasniqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që është shenjë pozitive që është ndaluar personi i katërt për vrasjen në Gllogjan.
Sipas juristit për të dyshuarin nuk duhet të bëhet buj e madhe pasi i njëjti mund të lirohet në mungesë të provave, pasi e njëjta ka ndodhur shumë shpesh.
“Është e vërtet se është ndaluar edhe një person, i cili për momentin është i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, mirëpo nuk duhet të drejtohet gishti nga ai (i dyshuari) sepse përderisa drejtësia nuk e thotë fjalën e fundit ai është i pafajshëm, pra përderisa nuk e kemi një aktgjykim të formës së prerë ai është i pafajshëm. Ai mund të akuzohet për mbajtjen e armëve pa leje në opinion, por për vrasje duhet të ketë prova të mjaftueshme, e jo të bëhet shou në media dhe në fund të lirohet në mungesë të provave, siç ka ndodhur në të kaluarën. Publikimi i informacioneve dëmton procesin hetimor por mbi të gjitha shkatërron edhe një familje”, thotë juristi.
Në fund ai shton se duhet të zbulohet kjo vrasje pasi nuk duhet asnjë person që ka kryer vepër penale të mbetet i pandëshkuar.
“Por, kur e shikojmë nga një kënd tjetër ky është një sinjal i bukur, i cili tregon se institucionet e drejtësisë kanë filluar të japin shenja pozitive në luftën kundër krimit, ku kryesit e veprave penale do të ndëshkohen për veprën e kryer, e jo të mbeten lëndët në sirtar pa u vërtetuar asnjëherë dhe duke u lënë të lirë kryesit apo edhe recidivistit e veprave penale. Sa shpejt mund të zbulohen detaje të tjera kjo varet nga puna e prokurorisë dhe hetuesisë, si dhe nga qasja se si ju qasen problemit lidhur me provimin e fajësisë”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.