Gjatë ditës së sotme ka pasur një “përplasje” mes kërcënimeve, sharjeve dhe sjelljes së Arben Gashit ndaj Ilir Kërçelit.
Për këtë arsye edhe nuk është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës!
Kryetari i Kuvendit ka deklaruar se nga ana e Gashit ka pasur edhe mësymje dhe sharje në drejtim të Ilir Kërçelit.
Ndërsa në deklarimin e tij, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk ka pasur përplasje fizike dhe se ka pasur distancë të lartë me shefin e stafit të kryeparlamentarit.
Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur analisti politik Faton Mehmeti, i cili u shpreh se Gashi njihet për përplasjet e shumta që bën.
Ai thekson që se është mënyra e tij për ta përdorur me kundërshtarët politikë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/07/auto_451644269638.png)
“Arben Gashi njihet si ndër fanatikët më të mëdhenj jo vetëm në LDK, por në përgjithësi në skenën tonë politike. Kështu që, sjelljet e tij nuk befasojnë aspak. Mos të harrojmë se kjo nuk është hera e parë që i ndodh z.Gashi, edhe në të kaluarën ka pasur konfrontime fizike me deputetët tjerë, duket se është në gjenet e tij rrahja me kundërshtarët politikë”, u shpreh ai.
Analisti më tej thotë se ky ves i Gashit e ka sjellë LDK të pësoj debakël në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ata ende nuk kanë arritur të këndellen nga humbja e këtyre zgjedhjeve, shton analisti.
“Ky ves i tij i ka sjellur dëme edhe vet LDK, e cila njihet si parti demokratike, ku vlerësohet forca e fjalës dhe jo e muskujve. Debakli që pësoi LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit, akoma s'ka arritur të kapërdihet nga Arbeni dhe disa të tjerë në LDK, të cilët nga votuesit janë vlerësuar si shkaktarët kreysorë për debaklin e pësuar. Inati i 14 shkurtit ka dërguar në konfrontimin e Arbenit me Kërçelin”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.