Shtrenjëtimi i rrymës/ Analisti tregon se çka të bëjë shteti për ta lehtësuar situatën

Politika

Shtrenjëtimi i rrymës/ Analisti tregon se çka të bëjë shteti për ta lehtësuar situatën

Nga: A.Z Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i Qeverisë Kurti, veçse sipas tij e njëjta e ka kamufluar atë përmes Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).

“Vendim i qeverisë i kamufluar nën petkun e ZRRE-së për shtrenjtimin astronomik të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, ky vendim i kamufluar nëpërmjet ZRrE-së, vendim i qeverisë parasheh që çdo shpenzim mbi 80 kËh qytetarët e Kosovës do të paguajnë tarifën e shtrenjtë nga 6.75 cent sa është sot në 12.5 cent pothuajse dyfish më shtrenjtë, ndërkaq tarifën e lirë nga 2.89 cent sa është sot saktësisht 5.9 cent, rreth 104% më shtrenjtë”, ka thënë Abdixhiku.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se pushteti vetëm se i ndihmon qytetarët për përballimin e gjendjes, por ai thekson se kjo gjendje Kosovën e ka gjetur të papërgatitur, në veçanti tani kur termocentralet janë të vjetra.

Image
Muhamet Kelmendi

“Pushteti nuk e përcakton çmimin, por e ndihmon qytetarin në përballmin e gjendjes, energjia elektrike është një mall aktualisht shumë i kërkuar dhe i kushtueshëm kudo në botë dhe natyrisht edhe te ne, në Kosovë. Çmimet e saj po rriten. Kriza është thelluar dhe ajo po i shpie çmimet në lartësi. Në këtë gjendje e ka gjetur kriza energjetike Kosovën shumë të papërkatitur. Termocentralet janë të vjetera. Prodhimi i energjisë është i kufizuar. Ndërsa, nevojat janë rritur shumë. Në tërë Evropën po rriten çmimet. Diku në 50% e diku më shumë ose më ultë se 50%..Nuk ka vend që çmimi nuk po rritet”, tha ai.

Tutje u shpreh se duhet të ketë kombinime të shfrytëzimit të energjisë elektrike, por edhe shteti t’i mbulojë shpenzimet e familjeve.

“Kështu duhet kuptuar edhe rritjen e çmimit në Kosovë. Kuptohet jo në rritje 100%, por me një lartësi të kapshme dhe të arritshme për qytetarët e vendit. E mira është që edhe këtu të ketë kombinime në shfrytëzues të energjisë. Masat e gjera, populli, prej të cilës jeton, duke përkatitur ushqime etj., kërkohet të ngarkohen me pak. Ekzistojnë mundësi. Mirëpo, mundësia e vetme, kuptohet është që shteti me mundësitë e veta të mbulojë shpenzimet e mëdha të familjeve, duke dhënë mjete familjeve me nevoja ose duke paguar në tërësi një shumë të mjeteve për tërë qytetarët e Kosovës”, shtoi Kelmendi.

Më tej ka potencuar se shteti nuk duhet të përzihet në çmime, sipas tij, kjo i mbetet tregut.

Ndërsa, shteti duhet t’i ndihmojë qytetarëve për kaluar këtë gjendje të rëndë.

“Në këtë gjendje mund të kritikohen ZRrE edhe Qeveria Kurti. Mund të thuhet çdo gjë. Por, cilat janë mundësitë? Dy haje: 1.Dhënia e ndihmës mujore familjeve me gjendje të rëndë ekonomike e sociale, si dhe 2. Pagesa e energjisë në shumë të caktuar për tërë familjet e Kosovës. Ndërsa, sa do të është rritja e çmimit duhet lënë këtë tregut si instrument i përcaktuar të çmimit midis kërkesës dhe ofertës. Shteti nuk duhet të përzihet në çmim. Shteti duhet të garanton dhe të ndihmon qytetarët për të kaluar gjendjen e rëndë energjetike. Kjo është detyra e shtetit”, ka përfunduar Muhamet Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat