Lobi serb në SHBA është aktivizuar si asnjëherë më parë. Serbia po bën të pamundurën që të afrohet me administratën amerikane të Joe Biden.
Së fundi, 16 kongresistë amerikanë i kanë shkruar letër presidentit amerikan Joe Biden, në favor të Serbisë.
Letrën e tyre e ka publikuar me krenari ambasadori serb në DC, Marko Gjuriq.
Në këtë letër ata i kanë shkruar presidentit Biden në favor të Serbisë, ani pse kjo e fundit njihet për luftëra të shkaktuara, gjenocid e spastrim etnik në Kosovë dhe në Ballkan.
Kjo ka bërë që ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, t’i shkruajë letër 16 kongresistëve amerikanë që kanë shkruar letër në favor të Serbisë, për t’u treguar të vërtetën e zymtë për Serbinë.
Lobi serb në SHBA është aktivizuar si asnjëherë më parë. Serbia po bën të pamundurën që të afrohet me administratën amerikane të Joe Biden.
Së fundi, 16 kongresistë amerikanë i kanë shkruar letër presidentit amerikan Joe Biden, në favor të Serbisë.
Letrën e tyre e ka publikuar me krenari ambasadori serb në DC, Marko Gjuriq.
Në këtë letër ata i kanë shkruar presidentit Biden në favor të Serbisë, ani pse kjo e fundit njihet për luftëra të shkaktuara, gjenocid e spastrim etnik në Kosovë dhe në Ballkan.
Kjo ka bërë që ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, t’i shkruajë letër 16 kongresistëve amerikanë që kanë shkruar letër në favor të Serbisë, për t’u treguar të vërtetën e zymtë për Serbinë.
“Letra juaj sikur harron të theksojë diçka që përmendet në secilin takim apo shkëmbim letrash nga zyrtarët amerikanë me Serbinë: vrasjen brutale të tre qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare, vëllezërve Bytyçi. Ata u vranë në fund të luftës në Kosovë më 1999. Serbia ende nuk i ka sjellë para drejtësisë kryesit e këtij krimi. Të lihet anash ky fakt është thuajse përpjekje për të fshehur një krim serb ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Asnjë Anëtar i Kongresit nuk duhet të lë anash një krim të tillë ndaj shtetasve amerikanë. Letra juaj pretendon se Serbia dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të sinqertë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por kjo nuk qëndron. Realisht, Serbia e konsideron NATO-n agresore dhe historikisht ka shërbyer si dorë e zgjatur e Rusisë për t’u përzier në çështjet e brendshme të Evropës. Në krejt Evropën, nuk ka aleat më të madh e më lojal të Rusisë sesa Serbia. Ju rikujtoj se është po kjo Serbi që më 2019 bleu sistemin e mbrojtjes raketore ajrore S-400 nga Rusia përkundër kërkesës amerikane që të mos e bënte një gjë të tillë. Është po kjo Serbi që më 2011 i lejoi Rusisë të ndërtonte një bazë ushtarake në Nish, duke i dhënë kështu Rusisë mundësinë të balancojë prezencën ushtarake amerikane në Bondsteel të Kosovës”, ka shkruar Bislmimi.
Ai po ashtu ka përmendur faktin se “kur ndodhi 11 shtatori, shqiptarët në Kosovë po ndiznin qirinj për të ndarë dhimbjen me SHBA-të, kurse serbët po festonin e po e digjnin flamurin amerikan nëpër rrugët e Beogradit. Anti-amerikanizmi i tyre buron nga vëllazëria e kahmotshme me Rusinë dhe nga fakti që SHBA-të parandaluan Beogradin për të bërë më shumë krime kundër njerëzimit, më shumë krime lufte, e më shumë gjenocid (siç kishte bërë në Bosnje), kur Amerika udhëhoqi fushatën e bombardimeve ajrore kundër Serbisë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë”.
Lidhur me letrën e kongresistëve ka pasur edhe reagime të tjera, e njohësi i çështjeve politike Ilir Ibrahimi thotë se Kosova duhet të zgjohet nga gjumi dhe ka paralajmëruar se nëse vazhdon kështu lobimi serb i Kosovës mos t’i dëgjohet zëri, pasojat do të jenë të mëdha.
Por, si duhet kundërpërgjigjur Kosova ndaj kësaj letre e këtij lobimi që po bën Serbia? Çfarë strategjie duhet përdorur?
Bunjaku Rexhepi: Lobimi në SHBA duhet të jetë kryeprioritet i Kosovës
Lidhur me këtë, deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi thotë për gazetën “Bota sot” se MPJ-ja duhet të merret me lobim dhe me shtetet që nuk janë pro liberalizimit të vizave, ndërsa që në SHBA lobimi duhet të jetë prioritet gjithmonë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/09/auto_auto_valentinadeputet116086211161644390315.jpg)
“MPJ-ja do të duhej të merrej jo vetëm me lobimin në SHBA, por veçmas edhe në shtetet që hezitojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, siç është Holanda dhe Franca; në pesë shtetet evropiane që kundërshtojnë njohjen e Kosovës. Në SHBA duhet të jetë kryeprioritet dhe lobim i përhershëm, sepse është superfuqi dhe miku më i mirë i Kosovës. Pa SHBA-në nuk ka pavarësi. Lobimi duhet të mos ketë shkëputje, pavarësisht ndërrimit të qeverive të Kosovës. Duhet rindërtuar marrëdhëniet edhe me republikanët, të cilat i cenuan sidomos LVV-ja me sulmet ndaj Grenellit. Ne e kemi jetik raportin me SHBA-në. Serbia vazhdon lobimin në aleatin tonë kryesor. Ambasada e Kosovës në SHBA duhet të jetë proaktive në lobim e me aktivitete”, është shprehur ajo.
Bunjaku-Rexhepi thotë se gjithmonë duhet lobuar fuqishëm dhe ka treguar strategjinë që duhet përdorur nga Kosova.
Ajo përmend edhe faktin se kryeministri Kurti ende nuk ka qenë për vizitë në SHBA.
“Gjithmonë është koha, e veçmas kur Kryeministri i Kosovës ende nuk e ka vizituar SHBA-në, duhet lobim edhe më i fuqishëm. MPJ-ja duhet të bëjë strategji me aktivitete politike, diplomatike e kulturore në promovim të Kosovës. Lobimi me karakter permanent. Divizion i veçantë brenda MPJ-së veç për lobim. Duhet mbajtur relacione të përhershme me dyja kampet në SHBA. Duhet kërkuar mbështetje nga diplomatë të SHBA-ve, që kanë vepruar në Kosovë ose që e njohin vendin tonë. Duhet forcuar lidhjet me mërgatën shqiptare, e cila duhet të jetë pjesë e MPJ-së, në shumë aktivitete lobuese. Kemi shqiptaro-amerikanë të shkëlqyer, patriotë të mëdhenj, ekonomistë të shquar, të cilët mund të krijojnë lidhje me kongresistë amerikanë”, thotë deputetja e LDK-së për ”Bota sot”.
Shahu: Amerika e di fytyrën e krimit të Serbisë
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, thotë për gazetën “Bota sot” se letra e shkruar nga ish-deputeti Bislimi është gjest fisnik, derisa shton se fytyra e vërtetë e Amerikës nuk pastrohet me një letër nga 16 kongresistë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/09/auto_850x636_850x636_Rexhep-Shahu161472078716229729271644390316.jpg)
“Është gjest fisnik dhe falënderues letra e ish deputetit shqiptar Faton Bislimi që ua dërgon edhe nominalisht 16 kongresmenëve amerikanë për tu treguar atyre Serbinë e vërtetë dhe Kosovën. E vërteta e Kosovës dhe e Serbisë nuk është çështje e sotme dhe nuk do të zgjidhet sot as nga këta kongresmenë që mund të lobojnë që të pastrohet fytyra e Serbisë”, thotë ai.
Sipas Shahut, Amerika me luftë e ka larguar Serbinë nga Kosova.
“Amerika e di fytyrën e të vërtetën serbe sepse ajo me luftë e ka dëbuar Serbinë prej Kosove. Letra e deputetit shqiptar veçse ia kujton Amerikës Serbinë e krimit. Nuk besoj se kjo letër do të kthejë mbrapshtë kongresmenët që duan të lobojnë për Serbinë, por kjo letër sensibilizon shqiptarët. Evropa sidomos po i bëhet urë Serbisë me sjellje gati servile ndaj saj. Serbia shton marrëdhëniet e bashkëpunimit me Rusinë, blen armë ruse, i jep bazë në Nish Rusisë, i lëpihet me fjalë Evropës, mban peng Kosovën, i intereson ‘tërhiq e mos këput’ marrëdhënia me Kosovën, i jep hapësirë e mundësi Kinës, etj etj. Por, një gjë nuk do të mund të ndodhë më, Serbia nuk mund të kthehet në Kosovë. Edhe po të bëhet Asociacioni, ai tretet në detin shqiptar të Kosovës sepse shqiptarët janë asgjësues, e asgjësojnë asociacionin”, ka vlerësuar analisti.
Ai shton se politikanët shqiptarë duhet të imponohen për zgjidhje finale me Serbinë, derisa kjo e fundit është dëbuar nga Kosova dhe nuk kthehet kurrë më.
Ai po ashtu kritikon politikanët shqiptarë se bëjnë gara mes vete derisa Serbia lobon në SHBA.
“Mendoj se politikanët shqiptarë nuk duhet t'ia lënë kohës zgjidhjen me Serbinë, por duhet të imponohen në zgjidhjen finale. Asnjëherë nuk do të ketë zgjidhje perfekte, por Kosova shtet i lirë e i pavarur është objektiv i arritur me luftë, Serbia është dëbuar prej Kosovës nga Amerika. Nuk mundet kurrë Kongresi amerikan të marrë vendim që të kthehet Serbia në Kosovë. Serbët lobojnë deri në Kongresin amerikan për interesat serbe, shqiptarët bëjnë gara katundi kush ka qenë trim e kush hero në luftën e fundit, qeveria e Kosovës i ikën Serbisë... Shqiptarët kujtojnë se gjithmonë do të na çlirojnë të tjerët dhe se gjithmonë të tjerët do ta bëjnë luftën tonë”, deklaron Shahu për gazetën “Bota sot”.