"Mundesh me hjek krejt, veç nëse do m`i qepu Vjosës”. Kjo fjali është publikuar në disa medie vendore së bashku me një raport rreth keqpërdorimit të derivateve të naftës nga ana e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Me t`u publikuar ky lajm, ka reaguar zyra e Presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se në këtë rast është bërë raportim joprofesional, gjersa ka kërkuar nga mediumet përkatëse që të kërkojnë falje.
Në mesin e mediave, të cilat publikuan lajmin ishte edhe portali i Radiotelevizionit publik të Kosovës.
Menjëherë pas këtij lëshimi, menaxhmenti i RTK-së e ka suspenduar kryeredaktorin e uebfaqes së RTK-së, Altin Ahmetin, edhe pse i njëjti ishte në fazën e inicimit të masave disiplinore ndaj vartësit të tij që kishte postuar lajmin mbi skandalin e harxhimeve të deputetëve, ku u përfshi dhe Presidenca e Kosovës.
Edhe mediat e tjera kanë raportuar se kanë marrë masa ndaj punëtorëve që e kanë publikuar fjalinë “veç nëse do m`i qepu Vjosës”.
Reagimi i Presidencës
Nga ana tjetër, Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar duke thënë se publikimi i artikullit kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të presidentes.
“Ky formulim epik dëshmon që në Kosovë ka media, redaktorët e të cilëve në një mëngjes të kthjellët me diell, porosisin gazetarët se kujt duhet t`i qepojnë. Këto lëshime nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme, ngase te një pjesë e medias sulmet kuturu ndaj Presidentes kanë marrë konotacion fushate, të motivuara edhe politikisht. Prandaj, gazetarë e redaktorë të këtyre mediave lirohuni. Më shumë arsye, më shumë profesionalizëm, më shumë fakte, më shumë kritika, e më pak mllef, shpifje e denigrim. Presidentja Vjosa Osmani është edhe e juaja!”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Burjani: Lufta për ndikim është e madhe, po sikur interesat e partive
Ky mesazh, përkatësisht fjalia “m`i qepu Vjosës”, sipas analistëve tregon për një luftë speciale që po bëhet nga disa eksponentë ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Analisti Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, deklaron se në Kosovë është krijuar një ambient anarkik , ku gjithçka shitet te qytetarët si ide, pasi lufta për ndikim është e madhe, po sikur interesat e partive.
Blerim Burjani
“Kjo nuk dihet, analistë të shumtë flasin edhe pse nuk janë analist fare, as hulumtues, por po i thërrasin me qëllime dhe motive politike.
Pra, është krijuar një ambient anarkik, ku gjithçka shitet te qytetarët si ide, pasi lufta për ndikim është e madhe, po sikur interesat e partive. Pra, ka shumë njerëz që punojnë për parti politike në emër të një analisti të pavarur”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.
Mulliqi: Kanë vënë në shërbim të gjitha llojet e propagandës kundër presidentes
Analisti Skender Mulliqi thotë se, një lloj lufte speciale ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar ende pa e zgjedhur në postin e të parës të shtetit nga ish-kryetari i LDK-së dhe disa të tjerë aty në kor të përbashkët me opozitën.
Skender Mulliqi
“Zaten ata edhe e kanë ditur mirë forcën politike të zonjës Osmani, e cila në disa palë zgjedhje nacionale është femra më e votuar, me numër rekord. Kjo sikur u bë pengesë për bllokun opozitarë. Ardhja në pushtet e Osmanit për presidente dhe të Kurtit për kryeministër të vendit, shumë ua ka prishur rehatinë dhe planet opozitës, e cila për 20 vite më radhë nuk e ka drejtuar mirë shtetin . Nuk janë pajtuar dhe nuk pajtohen asnjëherë që pushtetin të këtë dikush tjetër. Kanë vu në shërbim të gjitha llojet e propagandave, edhe përmes televizionit publik, ku aty kanë filluar disa ndryshime kuadrosh”, thotë Mulliqi.
Kështu, sipas tij, RTK-ja ishte mbushur me njerëzit e preferuar të opozitës.
“Një televizion që jeton me taksa të qytetarëve janë të palejueshme animet partiake, të cilat i bën. Dihet se RTK-ja nuk është televizion privat, por është televizion publik. Këto ndryshime dhe ndryshime të përgjithshme pozitive në Kosovë, nuk po ju leverdisin bllokut opozitarë. Prishja e rehatisë dhe prishja e foleve të vjeljes së parasë publike, ka ngjallur urrejtje ndaj Presidentes dhe ndaj Kryeministrit. Me zgjedhjet e fundit nacionale të formës plebishitare, më në fund kemi një president dhe një kryeministër më legjitim se kurrë më parë. Këtë gjë ishte dashur ta respektonte opozita, duke bërë opozitarizëm konstruktiv e jo të merret më obstruksione politike”, vlerëson ai.
“Kauza e presidentes Osmani është unifikuese”
Sipas Mulliqit, lufta që ka filluar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga qeveria në disa segmente të jetës shoqërore dhe politike, sikur e ka trazuar fort opozitën.
“Ka disa njerëz aty nga opozita që i janë futur gjahut, jo vetëm ndaj Osmanit dhe Kurtit, por edhe ndaj pozitës në përgjithësi. Këta nuk po dëshirojnë që të shikojnë se a kanë të drejtë apo jo. Kritikat e tyre më shumë kanë karakter të fushatës se sa që janë parimore dhe të drejta. Presidenca dhe Qeveria janë duke punuar mirë, si në planin e jashtëm, po ashtu edhe në atë të brendshëm politikë të vendit. Kauza e presidentes Osmani është unifikuese siç nuk ka qenë më parë, që edhe i takon të parës së shtetit”, thekson ai.
Sipas tij, problemet politike veçmas bisedimet me Serbinë, janë temë shumë e ndjeshme e karakterit jo vetëm shtetëror, por edhe nacional, ku ishte dashur të ketë një unifikim të qëndrimeve të mbarë spektrit politik në Kuvend, jo ndasi çfarë jemi duke shikuar.
“Nëse dikush ka gabuar në të kaluarën e afërt në zhvillimin e bisedimeve me palën serbe, dhe janë bërë gabime jo të vogla me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, e dihet se cilat janë, se shumë herë janë theksuar në opinionin e gjerë publik, nga ish-krerët e kësaj opozite, atëherë pikërisht opozita duhet të ketë qasje shumë më konstruktive që këto gabime edhe të riparohen”, përfundon Mulliqi.