Dialogu Kosovë – Serbi mbetet ende një temë e pazgjidhur, tash e shumë vite.
Ky dialog mes dy vendeve ka filluar shumë kohë më parë, mirëpo arritja e një marrëveshje për normalizim raportesh, por që po e refuzon Serbia në vazhdimësi, duke i shpallur të dështuara si bisedimet në Vjenë.
Mirëpo, së fundmi të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, kanë vizituar Kosovën më pas edhe Serbinë.
Bisedat me të dërguarit, i ka cilësuar të vështira presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili nuk tregoi detaje më shumë.
Vuçiq ndër të tjera ka thënë se është i gatshëm të flasë me Kurtin, përcjell “Bota sot”.
Qëllimi kryesor i udhëtimit të dy emisarëve në Kosovë dhe Serbi, është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja.
Duhet theksuar që Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë bëri me dije që nuk do të ketë një “Republikë serbe” në Kosovë.
Kujtojmë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së.
Dialogu Kosovë – Serbi mbetet ende një temë e pazgjidhur, tash e shumë vite.
Ky dialog mes dy vendeve ka filluar shumë kohë më parë, mirëpo arritja e një marrëveshje për normalizim raportesh, por që po e refuzon Serbia në vazhdimësi, duke i shpallur të dështuara si bisedimet në Vjenë.
Mirëpo, së fundmi të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, kanë vizituar Kosovën më pas edhe Serbinë.
Bisedat me të dërguarit, i ka cilësuar të vështira presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili nuk tregoi detaje më shumë.
Vuçiq ndër të tjera ka thënë se është i gatshëm të flasë me Kurtin, përcjell “Bota sot”.
Qëllimi kryesor i udhëtimit të dy emisarëve në Kosovë dhe Serbi, është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja.
Duhet theksuar që Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë bëri me dije që nuk do të ketë një “Republikë serbe” në Kosovë.
Kujtojmë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së.
Shahu: Kurti dhe Vuçiq me apo pa dashje duhet të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje
Ndërsa analisti politik, Rexhep Shahu në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Vuçiq dhe Kurti duhet të bisedojnë mes veti, me apo pa dashje.
Rexhep Shahu
Ai thekson që asnjëri vend nuk ka kohë dhe mundësi për t’i vënë kushte Amerikës.
“Vuçiqi dhe Kurti normalisht që duhet të flasin, të ulen dhe të bëjnë një zgjidhje edhe po nuk deshën asnjëri. Ata ose do të ulen, ose do të ulet ndokush tjetër në karriget e tyre dhe do të bëjë atë që thotë Amerika. Vuçiqi dhe Kurti po sillen sikur Serbia e Kosova janë fuqi bërthamore, po kujtojnë e besojnë se ata janë lajm i parë botëror përditë dhe nuk besojnë se Serbia e Kosova as nuk kanë vend në lajmet botërore. Serbia as Kosova me këta politikane nuk vendosin dot kushte ndaj Amerikës e fuqive të mëdha. Serbia po dëshiron me pi qumësht në dy nëna edhe në Amerikë edhe në Rusi. Kosova me politikanë të padijshëm që festojnë lirinë që nuk e kanë fituar vetë dhe mendojnë për përmendoret e tyre, i kanë lëshuar terren Serbisë që ajo të përmirësojë imazhin e saj dhe ta kërcënojë ende Kosovën”, u shpreh ai.
Në fund, analisti thotë se fati i Kosovës dhe Serbisë nuk do të vendoset nga Kurti dhe Vuçiqi, pasi është jashtë çdo mundësie të tyre.
“Unë tani po besoj se Amerika nuk do të ia rrisë veshët as Vuçiqit as Kurtit. Amerika but po ju thotë se Kosova është investim politik e ushtarak amerikan, dhe Kosova nuk mund të cenohet, as të zhbëhet. Por zvarritjet në biseda me Serbinë nuk besoj të zgjaten pa fund. Ndoshta Vuçiqit i është thënë ajo që nuk bëhet publike ndaj ai i quan bisedime vështira. Por edhe Kurti nuk njoftoi për romancë në bisedimet me të të dërguarve amerikan e europian. E për fund, nuk besoj se fati i Serbise dhe Kosovës do të vendoset nga Vuçiqi e Kurti, është e pamundur, jashtë mundësive të tyre”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.
Qarri: Kosova të mos dorëzohet më para Serbisë
Gani Qarri
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, felt analisti politik Gani Qarri i cili thotë që Vuçiq pas 10 vite ka filluar të kuptoj që nuk mund të vazhdoj si më parë.
“Kosova në asnjë mënyrër, nuk guxon të shkojë më në Bruksel, e pozicionuar në rolin e Nën Terezës, siç është mësuar tash e mbi dhjetë vite me radhë, krimineli Aleksandër Vuçiq, ngase ajo nuk e ka luksin as mundësitë, që ti shërojë sëmundjet e Serbisë për okupim të territoreve të huaje, e veçanërisht tokat shqiptare, të cilat siç dihet nga përvoja e gjatë me këtë shtet hegjemonist, Serbia i ka në listën e parë të prioriteteve për gllabërim”, u shpreh ai.
Më tej analisti shprehet se Vuçiq e ka parë që Kurti nuk do të lëshoj pe dhe ka filluar të deklarojë që mund të ketë bisedime.
“Prandaj Vuçiq duke e parë se Albin Kurti është një arrë e fortë për tu thyer nga ai, ka filluar të deklarojë herë vet e herë përmes ministrave të shtetit të tij, si ministri i jashtëm Selakobiviq etj, se përderisa të jetë Kurti në pushtet, mund të mos ketë bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me shpresën se pas kthimit të PDK-së në pushtet, do të fillojnë sërish pazaret me tokat e Kosovës dhe realizohet falja e veriut të vendit tonë Serbisë hegjemoniste”, thotë analisti.
Vizita e Eskobarit dhe Lajçakut ia bëri të qartë Vuçiqit që nuk do të ketë korrigjim të kufijve
Nga ana tjetër, Qarri shprehet se vizita e Eskobarit dhe Lajçakut ia bëri me dije Vuçiqit që nuk do të ketë korrigjim të kufijve dhe se nuk do të lejohet as krijimi i një "Republike serbe" në Kosovë.
“Ndërsa, duke qenë se Përfaqësuesi i lartë amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar dhe ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, për herë të parë që nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi, janë deklaruar prerë dhe më qartë se kurrë më parë, se nuk do të ketë ndarje as ndryshim të kufijve të Kosovës dhe nuk do të lejohet as krijimi i një "Republike serbe" në Kosovë, lidhur me vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut në Serbi, vet presidenti serb Vuçiq theksoi se me ta ka pasur një bisedë të vështirë, mbi përmbajtjen e të cilës tha se nuk mund të flasë në detaje.
Me këtë akt, Eskobar dhe Lajçak ua bën të ditur publikisht Ramë Bujës, Vlora Çitakut, Enver Hoxhajt dhe eksponentëve të tjerë të PDK-së, se janë të gabuar rëndë me deklaratat e tyre perfide, të cilët keqpërdorën arrdhjen e z. Eskobar dhe Lajçak-ut në Kosovë, për ti dalë në krah Serbisë, dy të parët, duke kërkuar ndarjen e Kosovës, ndërsa Hoxhaj krijimin e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, të cilët që të tre, pa fije turpi, dolën hapur në mbështetje të Serbisë dhe kundër qëndrimeve të SHBA-ve”, theksoi Qarri.
Deklaratat e z. Escobar dhe Mirosllav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, ishin paralajmërimi më i fuqishëm dhe vendimtar, nënvizon tutje ai.
“Prandaj deklaratat e z. Escobar dhe Mirosllav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, ishin paralajmërimi më i fuqishëm dhe vendimtar, se tërësia territoriale dhe kufijtë aktual të Republikës së Kosovës do të ruhen dhe se tani e tutje bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të marrin kahe krejt tjetër dhe do të zhvillohen ndërmjet dy shteteve sovrane e të pavarura, të cilat duhet të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që në qendër ka njohjen reciproke, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh analisti.
Sipas Qarrit prokuroria e shtetit duhet të ndërmarr urgjentisht të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe eksponentët e PDK-së Ramë Buja, Vlora Çitaku etj., të vendosen në bankën e të akuzuarve për tradhti dhe rrezikim të interesave të shtetit dhe popullit të Kosovës.
“Kështu që Prokuroria e shtetit duhet të ndërmarr urgjentisht të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe eksponentët e PDK-së Ramë Buja, Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj, të vendosen në bankën e të akuzuarve për tradhti dhe rrezikim të interesave të shtetit dhe popullit të Kosovës, të cilët keqpërdorën paralajmërimin e vizitës së këtyre diplomatëve të lartë, për të kërkuar publikisht ndarjen e vendit dhe bosnjëzimin e Kosovës, për realizimin e marrëveshjeve të kundërligjshme të nënshkruara nga kuislingu Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, në favor të Serbisë dhe në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Qarri për “Bota sot”.