Ngritja e çmimit të energjisë elektrike bëri që të ketë akuza të rënda ndaj qeverisë edhe zhurma në seancën e fundit në Kuvend.
Ankesat e opozitës
Në këtë seancë ku u debatua për shtrenjtimin e rrymës, kryetari i AKR, Behgjet Pacolli ka thënë se qytetarëve të Kosovës u është ngarkuar barra e shtrenjtimit të energjisë elektrike si pasojë e mungesës së një strategjie nga Qeveria e Kosovës, madje ai ka thënë se është mashtrim kur thuhet se në Kosovë ka rritje ekonomike.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike për 100% është i papranueshëm, ndërsa ka inkurajuar mospranimin e çmimeve të reja për rrymën.
Ai ka thënë se pagat në Republikën e Kosovës si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik janë të papërballueshme për koston e jetës, e cila është rritur në vend. “Janë shtrenjtuar çmimet e karburanteve, është shtrenjtuar secili produkt esencial ushqimor në vendin tonë, sot shtrenjtimi i energjisë elektrike shkakton edhe një zinxhir të shtrenjtimeve në gastronomi dhe sektorë të tjerë dhe realisht në këtë situatë çfarë jemi, e kemi të papërballueshme koston mujore pothuajse për secilën familje në vendin tonë“, ka thënë ai.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kërkoi që qeveria ta shfuqizojë vendimin e ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës. Përveç kësaj Haradinaj Qeverinë Kurti e quajti mashtrim.
Ndërsa, vetë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku e kritikoi Qeverinë për shtrenjtimin e rrymës duke bërë thirrje që të refuzohet shtrenjtimi i rrymës, por tha se LDK-ja kundërshtimin do ta vazhdojë në rrugë institucionale, jo në protesta.
Këto ishin vetëm disa nga mendimet e shprehura nga eksponentë të opozitës

Këto ishin vetëm disa nga mendimet e shprehura nga eksponentë të opozitës.
Qeveria nuk mund të jetë fajtore!?
Analisti politik, Faton Mehmeti, thekson se nuk është fajtore Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, me të cilin problem po përballet e gjithë bota.
Faton Mehmeti
“Shtrenjtimi i energiisë elektrike tejkalon kufijtë e vendit tonë, është problem me të cilin po përballet i gjithë rajoni, por edhe shumë vende të botës. Në këtë kuptim, Qeveria nuk mund të jetë fajtore për çështje që janë jashtë mundësive të saj për ta parandaluar. Në çdo vend të botës sa më shumë konsumon aq më shumë paguan, kjo është e njohur tashmë”, theksoi Mehmeti.
Madje, ai thotë se nëse qerveritë e kaluara nuk kishin qenë të korruptuara, tani ne fare pak do të kishim problemin me energji eletrike dhe çmimin e saj.
“Kështu që, kush dëshiron të paguaj lirë të konsumojë më pak. Nuk mund të fajësohet qeveria për veprime që nuk janë në mundësitë e saj. Mos të harrojmë se kjo krizë do të ishte ndier më pak sikur të kishte pasur më parë qeveri të pakorruptuara e që të mendonin për popull. Asnjë cent nuk është investuar në energji, këto të gjitha çojnë tek rritja, edhe si Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me 5 vota për, asnjë kundër, ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat”, thotë ai.
Tarifat e reja të energjisë elektrike do të aplikohen deri më 31 mars të vitit 2023. Këto tarifa kanë hyrë në fuqi këtë javë, por nuk është e qartë se si do të llogariten faturat e këtij muaji.
Faturat me çmime të reja nga marsi?
Për këtë KESCO i ka shkruar ZRre-së që vendimi për shtrenjtim të zbatohet nga muaji i ardhshëm, për shkak të problemit të llogaritjes dhe leximit të faturave.
“Ky propozim ka ardhur si rezultat i veshtirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët tanë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KESCO-s. KESCO ka deklaruar se është e angazhuar të bartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë e ka arsyetuar këtë vendim, teksa ka thënë se subvencionimi i plotë i importit të energjisë me çmimet e larta të tregut aktualisht, është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.
Kurti ka thënë se gjatë muajve të dimrit, 70.4 për qind e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë ose do të preken minimalisht.
“Me këtë vendim është zhvendosur pragu i bllok tarifës. Shumën fillestare prej 75 milionë euro e kemi ngritur në 100 milionë, besoj se kjo shumë e ka zvogëluar tarifën. Për konsumin deri në 800 kilovat nuk ka rritje të çmimit të energjisë. Për konsum 850 kilovat/orë dallimi mes faturës së vjetër deri te ajo e reja do të jetë minimale, një rritje deri në 5 përqind. Në rast të konsumit deri në 1000 kilovat/orë dallimi do të jetë 17 përqind. Gjatë muajit të ftohtë 70.4 e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë ose do të preken minimalisht”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Gjithashtu Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale energjinë elektrike dhe të tregojnë solidaritet shoqëror për ta tejkaluar këtë krizë.
“Barra po bie tek qytetari”
Lidhur me atë se a duhet të jetë fajtor Qeveria në këtë rast, dhe si do të ndikoj tek qytetarët duke i pasur parasysh problemet ekonomike, ekonomisti Mustafë Kadriaj, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se në rastet kur qytetari nuk është aktiv, institucionet kanë gjasa të mëdha për të abuzuar, e në këtë rast ZRRE-ja ka arritë në atë çmim që e ka dashur KEDS-i.
Mustafë Kadriaj
“Për dallim nga sistemi monist në demokraci institucionet janë në shërbim të qytetarve aq sa qytetarët janë të zëshëm në kërkesat e tyre, pra kur nuk kemi qytetari aktive gjasat me abuzu institucionet janë shumë të mëdha. Pra, rasti më aktual është shtrenjtimi i energjsië elektrike dhe aq sa qytetari ishte i zëshëm po aq institucionet reflektuan në raport me interesin e qytetarit, në fakt ZRRE-ja ka ardhur në çmimin çfarë e ka dashur KEDS-i, ku të gjithë mundemi me pas pakënaqësi përveç KEDS-it. Kështu që tani më nuk mund të flitet për krizë energjetike, sepse barra tani e tutje bie tek qytetari”, thotë ai.
Tutje u shpreh se Qeveria duhet ta përkrahë qytetatrin, duke e pasur parasysh nivelin e ulët ekonomik, pagat e ulët, madje edhe varfërinë. Andaj rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ndikojë në të gjithë sektorët e jetës së njeriut.
“Në vend që Qeveria të ketë politika në përkrahje të qytetarit dhe biznesit si rezultat i pandemisë, nivelit të ulët të aktivitetit ekonomik, pagat e ulta, mirëqenia e ulët, varfëri e lart po e rëndon çdo ditë e më shumë jetën e qytetarit. Pra, si rezultat i gjendjes së tanishme duhet ta ketë të qartë qytetari dhe biznesi që institucionet e kthejnë kokën nga qytetari vetëm kur jemi aktiv përndryshe do të vazhdojë ky avaz në rëndimin e jetës së qytetarit dhe biznesit. Si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike do të ketë ndikim në të gjithë sektorët e jetës duke u rritur çmimet në konsum, shërbime ku qytetari do të jetë para dy mundësive: të shprehë revolten ose të largohet në mënyrë masive që asnjëra nuk janë të mira për shtetin e Kosovës”, theksoi Kadriaj.
“Qeveria në faj?”
Ndërsa, juristi Blerim Burjani e ka lënë në faj qeverinë, sepse e pritë krizën deri të rritet, por sipas tij, opozita e ka më së lehti, sepse nuk merren fare me përgjegjësi.
Blerim Burjani
“Është fajtor sepse është vonuar, e ka prit krizën derisa të rritet, rritja e çmimit të rrymës është e vështirë për ta përballuar qytetarët e varfër, por disi duhet të zgjidhet kjo problematik së paku përkohësisht. Më së lehti e ka pasur opozita veç me thënë se nuk bën, dhe fare mos mu marrë me përgjegjësi, sidoqoftë është pozitiv caktimi i kufirit të konsumit të energjisë në 800 kilovatorë”, potencoi Burjani.