Konflikti Ukrainë-Rusi është padyshim më i përfoluri në gjithë botën dhe interesimi është i madh se çfarë mund të ndodhë atje.
Madje, sipas mediave ndërkombëtare, pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme.
E kjo çështje padyshim që diskutohet edhe në Kosovë e Shqipëri dhe se sa mund të ndikojë konflikti atje në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në shtetet shqiptare.
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, vlerëson se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, vende si Serbia apo Bosnjë-Hercegovina mund të ndikoheshin në politikat e tyre të brendshme në rast të një pushtimi të mundshëm rus ndaj Ukrainës, derisa përmendi çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës dhe dialogu Kosovë-Serbi.
“Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve, por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia. Kemi pika të nxehta si veriu i Kosovës dhe në vende të tjera ka faktorë të tërë që presin mjegullën për të vepruar. Shqipëria është e lidhur në një konflikt që mund të ndodhë në Kosovë, ne jemi krah tyre. Po flas për konflikte politike, për prishje të proceseve politike. Kemi dialogun në Kosovë, Ballkanin e Hapur, por të gjitha këto në ndikimin e një konflikti të tillë nuk mund të kenë progres, por vetëm regres”, u shpreh ministri Peleshi.
Por, sa është e mundur të ndodhë një gjë e tillë?

Për gazetën “Bota sot” kanë dhënë mendimet e tyre ekspertë të sigurisë e njohës të çështjeve politike.
Shala: Kosova të jetë vigjilente
Drizan Shala
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se nga situata në Ukrainë mund të ndikohet Ballkani, për shkak të çështjeve të papërfunduara nga shtetet e ish-Jugosllavisë.
“Situata e sigurisë në aspektin gjeostrategjik dhe të atij gjeopolitik mund të themi se situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit mund të afektohet duke parë që shtetet e ish-Jugosllavisë ende kanë shumë çështje të papërfunduara dhe çdo orientim nga lindja mund të lë hapësirë që në BiH, Mal të Zi, në Maqedoni si dhe në Kosovë ambicia për interferim është e lartë nga Serbia”, është shprehur ai.
Sipas Shalës, Kosova duhet të ketë kujdes në këtë fazë, pasi ky është vit i presionit dhe duhet vazhduar me vigjilencë dhe të luftohen e parandalohen aktivitetet kriminale në veri.
“Pra, Kosova dhe delegacioni i saj duhet të këtë kujdes në këtë fazë duke parë që 2022 do jetë vit i presionit ndërkombëtar për Kosovën në aspektin politik, ndërsa në aspektin e sigurisë duhet të vazhdojmë me vigjilencë, duke përcjellë çdo lëvizje në terren, duke luftuar dhe parandaluar aktivitetin kriminal shtetëror në pjesë veriore nga Beogradi”, thotë Drizan Shala për gazetën “Bota sot”.
Shahu: Punë të huaja për ministrin Peleshi këto punë
Rexhep Shahu
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, duke komentuar deklaratën e ministrit Peleshi, thotë për “Bota sot” se këto janë punë të huaja për të, duke shtuar se vetëm nëse humb e zhduket Amerika, Shqipëria vetëm mund të vajtojë për Kosovën dhe asgjë më shumë.
“Punë të huaja për ministrin Peleshi këto punë, jashtë mundësive të gjykimit të tij, jashtë kapaciteteve të Shqipërisë. Nëse shuhet, humbet e zvogëlohet Amerika, atëherë mundet të vajtojë, kaq mund të bëjë Shqipëria e ministrat e Shqipërisë për Kosovën, veriun e saj dhe konfliktin në veri. Ndoshta ministri Peleshi ka bërë shaka me Ukrainën, nga ne marrim qumështin pluhur, grurë e shumë produkte të tjera”, thekson Shahu.
Duhanaj: Rusia synon destabilizimin e Ballkanit, me ndihmën e Serbisë
Leon Duhanaj
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, thotë për “Bota sot” se pavarësisht se si do të zhvillohen ngjarjet, Rusia ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, pasi synon qasje në detin Adriatik përmes Serbisë.
"Pa marrë parasysh se si do të zhvillohen ngjarjet rreth konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Rusia nuk do të lë gurë pa lëvizur për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Rusia e ka projekt jetësore qasjen në detin Adriatik, gjë që historikisht e ka synuar ta realizojë përmes Serbisë, të cilën e trajton dhe e shfrytëzon si shtet satelit. Nga aspekti historik, jo vetëm Serbia, por të gjitha shtetet sllave në Ballkan kanë përfituar nga ky ndikim përveç shqiptarëve”, është shprehur ai.
Sipas tij, bashkëpunimi i ngushtë i Rusisë me Serbinë nuk sjell asnjë dobi, derisa shton se Rusia në 20 vitet e fundit ka pasur ndikim të venitur në Ballkan, por që ai është shtuar kohëve të fundit.
“Mirëpo, bazuar në rrethanat e kohës moderne, nuk besoj që flirti apo bashkëpunimi i ngushtë me Rusinë sjellë ndonjë dobi të krahasueshme me atë perëndimore, madje as për vetë Serbinë. Problemi qëndron se Rusia është një shtet oligarkik dhe bashkëpunimin dhe ndikimin e zhvillon me shtetet të cilat i ngjajnë, duke i shfrytëzuar për shtrirje të ndikimit rus. Shih bashkëpunimin me Turqinë përkatësisht Erdoganin, shih edhe bashkëpunimin me oligarkët serbë. Ballkani çdoherë ka qenë arenë përplasjesh e fuqive të mëdha dhe, këtu nuk ka ndryshuar asgjë. Në 20 vitet e fundit Rusia ka qenë pak sa e dremitur dhe nuk ka pasur kapacitete të mëdha destabilizuese. Megjithatë, viteve të fundit, koncentrimi i ndikimit rus është shumë më i madh, nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, atëherë në atë të tërthortë. Për fat të keq, këtë lloj ndikimi e ka arritur gjithandej Ballkanit, qoftë edhe përmes Erdoganit, apo edhe agjenturave serbe, të cilat jo rrallë kanë qenë të paketuara me petkun fetar”, vlerëson Duhanaj.
Duhanaj thekson se as shqiptarët nuk ishin imun ndaj këtij ndikimi, por që vlerëson se përkundër ndikimit rus, shtetet perëndimore në krye me SHBA-të e kanë kontrollin mbi Ballkan.
“Shqiptarët, por edhe të tjerët nuk u dëshmuan imun karshi këtyre sfidave, gjë që e dokumentojnë shumë zhvillime, të cilat kanë rënë në kundërshtim të plotë me linjat perëndimore. Megjithatë, mendoj që edhe përkundër potencialit të madh destabilizues, janë shtetet Perëndimore me në krye SHBA-të, që mbajnë kontrollin në ketë regjion, qoftë përmes shërbimeve, qoftë edhe përmes trupave siç janë KFOR-i dhe ushtarët e NATO-s gjithandej”, deklaron nuk ishin imun Leon Duhanaj për “Bota sot”.