Roli i mediave është që të raportojnë drejtë dhe saktë për një ngjarje a temë të caktuar.
Por, kohën e fundit bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani është kryqëzuar për shkrimet e tij, në të cilat i ka quajtur disa media, si ‘ndërmarrje kriminale’.
Madje, analistë e figura politike të opozitës, kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga posti që mban.
Derisa ai vet kishte reaguar për një gjë të tillë duke thënë se, e kanë devijuar qëllimshëm.
“Asnjëherë nuk kam synuar e as nuk synoj ta cenoj gazetarinë profesioniste, si profesion i domosdoshëm për demokracinë, për të cilën kontribuojnë shumë gazetarë e media të përkushtuara. Mirëpo, kur rrezikohet jeta e familjes sime për shkak të demonizimit, dezinformatave e propagandës së njerëzve të caktuar, është detyrë po aq e shenjtë që të gjithë ta mbrojmë familjen, dinjitetin dhe të vërtetën”, kishte deklaruar ai ndër të tjera.
Rreth kësaj ditë më parë ishte deklaruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, kishte thënë ajo.
Krasniqi: Luftë e hapur ndaj Presidentes nga disa portale
Analisti Islam Krasniqi, në një përgjigje për “Bota sot” thotë se, mediat po bëjnë gabim që po merren me familjen e Presidentes, derisa po tregohet jo etike nga ana e portaleve, të cilat po shkruajnë gjëra të pakuptimta.
Islam Krasniqi
“Është gabim shumë i madh që mediat të merren me familjen e Presidentes, kjo tregon një etik të ulët nga ato portale, të cilat shkruajnë gjëra të pakuptimta vetëm për të mbushur një rubrikë në portalin e tyre, e siç thotë një fjalë popullore “s’ka çka i bën samarit, dhe e godet gomarin”, shprehet ai.
Ai këtë e sheh si një luftë të hapur ndaj presidentes nga disa portale, të cilat ju kanë shërbyer pushteteve.
“Kjo është një luftë e hapur ndaj Presidentes nga disa portale që ju kanë shërbyer pushteteve dhe tani ato burime të financimit ju kanë ndërprerë dhe përmes publikimeve të tyre e shprehin mllefin ndaj Presidentes siç ishte rasti para ca ditëve me publikimin fyes apo edhe kërcënues ndaj saj, nga disa portale me nam, apo edhe nga ato që paguhen nga taksat e qytetarëve”, thotë ai.
Në fund Krasniqi thotë që edhe mediat duhet ta kenë etikën e tyre për të mos dëmtuar demokracinë.
“Edhe mediat duhet të kenë një etik, duhet besa edhe një kontroll apo mbikëqyrje sepse liria e tepërt është e dëmshme për të gjithë sepse ajo shkatërron demokracinë dhe shtetin!”, përfundon analisti.
Mulliqi: Sulmet ndaj familjes së presidentes janë të orkestruara
Skënder Mulliqi
Lidhur me këtë analisti Skënder Mulliqi, thotë se këto janë sulme të orkestruara nga opozita dhe mediat e tyre, të cilat janë vu në funksion të gjërave krejt të karakterit privat.
“Sulmet e orkestruara të disa mediave dhe po ashtu të qarqeve të caktuara të bllokut opozitar politik, janë vu në shërbim të propagandë jo parimore ndaj presidentes Vjosa Osmani, dhe etiketimet deri në tradhti kombëtare të kësaj familje. Opozita me mediat e tyre, në vend që të merren me temat e rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe proceset zhvillimore, janë vu në funksion të gjërave krejt të karakterit privat”, thotë ai.
Sipas tij, qytetarët janë dëshmitarë të punës së ndershme të deritashme nga Presidentja duke shtuar se transparenca, përgjegjësia, përkushtimi në punë, llogaridhënia janë bërë tashmë kulturë e saj.
“Edhe kësaj radhe për ta sulmuar Prindonin, u bë “mollë sherri” presidentja Osmani, rreth paraqitjes së shpenzimeve të Presidencës, duke i krahasuar ato shpenzime me shpenzimet e presidencave të kaluara, doli se të tjerët kishin enorme, si në çdo resor tjetër shtetëror. Qytetarët e Kosovës janë dëshmitar të punës së ndershme të deritashme nga presidentja e Kosovës zonja Osmani. Transparenca, përgjegjësia, përkushtimi në punë, llogaridhënia janë bërë tashmë kulturë e saj dhe kulturë qeveritare, që për gati 15 vite nuk i kishim nga ata, të cilët po lëshojnë zëra çjerrës kundër çdo pune të Presidencës dhe të Qeverisë. Zonja Osmani nuk e ka keqshfrytëzuar paranë publike, çka edhe u bë publike kjo gjë. Këto virtyte të larta ajo i kishte edhe si deputete dhe si kryeparlamentare e Kosovës. Prandaj, nuk ekziston asnjë arsye, veç xhelozisë dhe luftës për pushtet ndaj zonjës Osmani, e cila gjithmonë është respektuar nga qytetarët, për çka edhe mori më së shumti vota në zgjedhjet e kaluara nacionale”, është shprehur ai.
Për kritikat ndaj Prindon Sadriut, analisti thotë se etiketimet që po i bëhen familjes Osmani janë shumë të ulëta dhe i kanë kaluar të gjitha përmasat.
“Unë nuk mund të besojë se Sadriu ka menduar për të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara dhe rrjetet sociale, të cilat janë të shumta në Kosovë. Ai edhe e sqaroi se për këtë deklarim “e ka kuptuar peshën e statusit të tij, por që thotë se është devijuar qëllimshëm. Ai shtoi tutje se ka respekt për mediat dhe gazetarët profesionistë. “E kuptojë peshën e statusit tim të postuar mbrëmë (i cili qëllimshëm është devijuar nga disa), por dua të qartësoj se respekti dhe mirënjohja ime për punën e mediave dhe gazetarëve profesionist ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e parezervë”.
Kërcënimet e deritashme dhe etiketimet ndër më të ulëtat që po i bëhen familjes Sadriu dhe presidentes, siç e pohon edhe Prindoni, i kanë kaluar të gjitha përmasat, dhe se ato nuk i shërbejnë stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit aq të nevojshme”, përfundon Skënder Mulliqi për “Bota sot”.