Ditë më parë, njëri nga të pandehurit në rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, më saktësisht Labinot Gruda ka pranuar fajësinë para gjykatës.
Gruda u deklarua fajtor për të gjitha pikat e akuzës në seancën e mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjykata Themelore në Prishtinë me 21 dhjetor të vitit 2021 e konfirmoi aktakuzën ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, të cilët ngarkohen se i shkaktuan dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent.
Në aktakuzë thuhet se Gruda, akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala.
Po ashtu, bazuar në aktakuzë, Gruda është kyçur në SIMFK dhe ia ka shtuar userit të tij mundësinë e shtimit të klasës funksionale në sistem, me ç 'rast ka regjistruar furnitorin “LDA GROUP” SH.P.K, më pastaj ka krijuar përdoruesit fiktiv përmes të cilëve ka ndërmarrë veprimet për qasje për urdhër-blerje, për pranim të mallit dhe krijim të kuponave të shpenzimit, si dhe ka ndërruar fjalëkalimin e përdoruesit ekzistues “FAZLIUF”(Fadil Fazliu), i cili kishte qasje në sistem si zyrtar certifikues i Ministrisë së Infrastrukturës, përmes të cilit ka certifikuar kuponët e shpenzimit për operatorin “LDA GROUP” SH.P.K., me ç'rast Thesari i Kosovës sipas procedurave standarde të SIMFK-së, ka ekzekutuar pagesat në llogari të këtij operatori.
Vjedhja e Thesarit të Shtetit ishte një nga vjedhjet më të mëdha të kryera në Kosovë, gjë që nxiti aso kohë valë reagimesh, që ende vazhdojnë.

Pas pranimit të fajësisë së Labinot Grudës, njohësit e çështjeve juridike kanë komentuar këtë gjë, derisa hodhën dyshime se këtu është i përfshirë një grup i madh kriminal.
Vjedhja e Thesarit, Kelmendi: Kemi të bëjmë me një grup kriminal
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” komentoi pranimin e fajësisë së Labino Grudës për vjedhjen e 2.1 milionë eurove.
Ai thotë se vjedhjet e rënda, si kjo e Thesarit të Shtetit kryhen në grupe të mëdha dhe përgatiten detajisht.
“Në Kosovë u vodhën nga Thesari i Shtetit 2.1 milionë euro, këtë vepër Labinot Gruda e pranoi se e ka kryer. Krimet e natyrës së tillë të rëndë penale kryhen zakonisht në grupe të organizuara dhe me plane mirë të përgatitura”, deklaroi juristi.
Sipas Kelmendit, vjedhja e Grudës është krim i organizuar dhe nuk është vepër e vetëm një individi.
Ai thotë se nga kjo gjë dalin dy çështje, ku në këtë rast kemi të bëjmë me një plan të përgatitur paraprakisht.
“Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga ana e Labinot Grudës, në Thesarin e Shtetit, nuk është vepër e vetëm këtij individi. Vjedhja e llojit të tillë është krim i organizuar. Nga këtu dalin dy çështje:
E para, vepra penale tregon se kemi të bëjmë me një grup kriminal të organizuar për veprimtari penale dhe,
E dyta, ky grup kriminal ka vepruar në bashkëveprim dhe me plan të përcaktuar dhe të përgatitur paraprakisht”, vlerësoi ai.
Më tej, juristi theksoi se mjetet e vjedhura në rast se gjenden i kthen Thesarit të Shtetit, pasi kjo gjë është e rregulluar me ligj.
Derisa, shtoi që dënimet për këtë vjedhje janë të rënda.
"Kjo formë e krimit është shumë e rëndë dhe dënimet janë më të rënda, në krahasim me veprën kur kryhet nga një person dhe pa një plan.
Çështja tjetër është te mjetet e vjedhura. Këto mjete, nëse gjenden, (përndryshe, nuk gjenden), i kthehen pronarit, përkatësisht Thesarit të Shtetit.
Kjo është e rregulluar dhe kështu është përcaktuar me norma juridike. Kosova ka ligj të qartë”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.
Krasniqi: Vështirë se mund të kthehen 2.1 milionët e vjedhura!
Juristi Islam Krasniqi
Ndërsa, edhe juristi tjetër, Islam Krasniqi beson se nuk është vetëm Labinot Gruda i përfshirë në vjedhjen e Thesarit të Shtetit.
Ai në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” thotë se pjesa tjetër e të përfshirëve mund të gjendet përmes përgjimeve dhe lëvizjes së parave në xhirollogari të ndryshme.
“Gjithsesi se ka dhe të tjerë individ, të cilët janë të involvuar në këtë rast, për një pjesë të tyre dihet sepse mjetet kanë lëvizur nëpërmjet xhirollogarive të tyre, dhe pjesa tjetër mund të zbulohet në bazë të përgjimit të rrjetit të tyre”, deklaroi juristi.
Krahas kësaj, Krasniqi konsideron se është e vështirë të kthehen parat e vjedhura nga arka e shtetit.
“Parat e marra në arkën e shtetit duhet të kthehen gjithsesi, mirëpo është shumë e vështirë që ato mjete të kthehen, në një vend tjetër i tërë rrjeti do të ishin në vuajtje të dënimit deri në kthimin e centit të fundit, por tek ne s'ka ndodhur asnjëherë”, theksoi ai.
Në fund, juristi kritikoi dënimet që u shqiptohen kryerësve të vjedhjeve, ku edhe për këtë gjë ai beson se joshen personat e tjerë për të kryer këtë vepër penale.
“Shqiptimi i dënimeve 3 deri në 5 vite për çdo kryerës të vjedhjes së 2.1 milionëshit është një hajgare, kjo pasi në të kaluarën kështu kanë vepruar, e që për çdo të dytin kriminel do të ishte një joshje apo rekomandim për një veprim të tillë”, përmbylli Islam Krasniqi për “Bota sot”.