Në 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Kosovës vazhdojnë t`i mungojnë njohjet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, si Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia.
Si pasojë e mungesës së këtyre njohjeve shteti i Kosovës vazhdon ta ketë të vështirë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike.
Kriza ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, e cila ditëve të fundit për pak sa nuk eskaloi në luftë, po konsiderohet si një moment i volitshëm që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.
Kjo pasi Rusia po e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Lidhur me këtë temë, gazeta “Bota sot” ka biseduar me ekspertë të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kosova dhe kriza në Ukrainë
Në 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Kosovës vazhdojnë t`i mungojnë njohjet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, si Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia.
Si pasojë e mungesës së këtyre njohjeve shteti i Kosovës vazhdon ta ketë të vështirë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike.
Kriza ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, e cila ditëve të fundit për pak sa nuk eskaloi në luftë, po konsiderohet si një moment i volitshëm që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.
Kjo pasi Rusia po e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Lidhur me këtë temë, gazeta “Bota sot” ka biseduar me ekspertë të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kosova dhe kriza në Ukrainë
Xhevat Mustafa, ish zv/ambasador i Shqipërisë në Kosovë, për gazetën “Bota sot” thotë se kriza e Ukrainës nuk mund të shkaktojë vetëm të mira për Rusinë dhe të këqija për SHBA, BE, Ballkanin, Kosovën, Shqipërinë...
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/16/auto_auto_auto_auto_auto_auto_xhevat-mustafa154350138915569472351562824859157500910316385235741645027897.jpg)
Sipas tij, është e mundur që kjo krizë, si kundërpërgjigje ndaj synimeve dhe planeve ruse, të ndikojë në Uashington dhe Bruksel për të forcuar praninë dhe rolin e tyre në Ballkan, rrjedhimisht të shpejtojë ardhjen e disa të mirave, që kemi vite që i presim.
“Sipas meje në konfliktin apo "biznesin" për shtrirje nga lindja (SHBA-NATO) dhe Rusi (për ndikim më të madh në hartën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe moslejimin e Ukrainës të anëtarësohet në NATO), nuk përfshihet në agjendën e mundshme të bisedimeve, e sotmja dhe e ardhmja e Kosovës dhe e disa vendeve të tjera të vogla... E kam fjalën për vendet baltike, Lituania, Letonia, Estonia, Finlanda si dhe të vendeve ballkanike, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje- Hercegovina...! Jo rastësisht, Putini, pas bisedës telefonike të dt. 12 shkurt me presidentin e SHBA-së, Biden, kur e pyetën për natyrën e bisedës, u përgjigj se ishte një "bisedë biznesore"! Kjo shpreh apo fsheh se Putini, pavarësisht kërcënimeve dhe ofrimeve të trupave dhe mjeteve të shumta ushtarake drejt Ukrainës, më shumë se një copë Ukrainë dëshiron ta mbajë këtë vend larg NATO-s dhe NATO-n larg Lindjes së Evropës. Njëkohësisht, Putin është bërë tejet agresiv dhe këmbëngulës në kërkesat dhe presionet e tij edhe duke “fshehur”, herë me përkujdesje e herë aspak, një qëllim tjetër”, shpjegon Mustafa.
Nga ana tjetër, ai vlerëson se ne shqiptarëve mund të na e shtojë dozën e optimizmit kërkesa e para pak ditëve, saktësisht e dt. 8 shkurt 2022, e presidentit Joe Biden, adresuar Vuçiçit që në takimin më të afërt mes dy delegacioneve të njohë sa më parë të jetë e mundur Kosovën..
“Kjo kërkesë vjen pak ditë pas deklarimeve të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Hovenier dhe të Sekretarit të Departamenit Amerikan të Shtetit, Blinken se pala serbe duhet të heqë dorë nga mos njohja e pavarësisë, e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Duke mos menduar e besuar se Rusia, më saktë Putini dhe Lavrovi, do të arrijnë ta detyrojnë SHBA-në dhe BE-në që të tërhiqen edhe nga Ballkani, për ta lënë si rajon nën ndikimin apo mbizotërimin rus, personalisht, gjykoj se kriza e Ukrainës, me shumë gjasa është e favorshme për Serbinë, duke e shtyrë pak e jo pafundësisht në kohë detyrimin e saj për ta njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës”, thekson ai.
Sinjalet pozitive për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së
Bazuar në këtë situatë, sipas ish diplomatit Mustafa, ka gjasa që Greqia dhe Qipro, nga fundi i pranverës dhe fillimi i verës 2022, të na befasojnë me njohjen e Kosovës.
“Më vonë, Spanja, Rumania, Sllovakia..., përse jo edhe Ukraina, mund ta ndjekin shembullin e këtyre vendeve, ndoshta nga vjeshta ose fundi i këtij viti, nëse ndaj tyre forcohet ndjeshëm edhe presioni amerikan dhe nga BE-ja. Rritjet e volumit të shkëmbimeve tregtare të këtyre vendeve këto vitet e fundit me Kosovën, natyrisht duke mbizotëruar dukshëm importet nga këto vende në krahasim me eksportet e tyre nga Kosova, mund të interpretohen edhe si sinjale pozitive për ndryshimin e qëndrimit dhe raporteve politiko-diplomatike. Të shpresojmë e besojmë se koha do të punojë, sado pak, por, pa u ndalur më, edhe në të mirë të Kosovës, Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar!”, përfundon ai.
Tërnava: Situata Rusi-Ukrainë është tepër serioze
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/16/auto_850x636_auto_unnamed159370464716409362251645027894.jpg)
Kështu, sipas ekspertit të sigurisë, Hajrullah Tërnava, situata e krijuar tani dhe konflikti serioz që mund të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, tregoi se shtetet aleate të SHBA-së, të cilat janë anëtare të aleancës së NATO-s, janë në mbështetje të Ukrainës dhe janë duke i ndihmuar këtij shteti.
Sipas tij, Rusia është e përqendruar deri në arritjen e sukseseve të saja dhe në këtë gjendje nuk mund t`i qëndrojë Serbisë pran sepse i ka hallet e saja.
“Tani kjo situatë na e dëshmon se Rusia i ka problemet e saja të mëdha për qëllimet që do t`i arrijë. Pra, Rusia është e përqendruar deri në arritjen e sukseseve të saja, dhe në këtë gjendje nuk mund t`i qëndrojë Serbisë pranë, sepse i ka hallet e saja.
Situata e krijuar deri më tani mes këtyre dy shteteve Rusi-Ukrainë është tepër serioze e që mund eskalojë edhe në luftë të tretë botërore. Edhe kur ndodhi lufta mes Serbisë dhe Kosovës, Kosova e fitoi këtë luftë duke i falënderuar edhe aleatët e saj sikur NATO-n e në krye me Amerikën. Por, deri më tani asnjëherë nuk erdhi deri te pajtimi i këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë. Deri më tani këtë situatë të pajtimit e ndërmjetësuan ndërkombëtarët, prandaj konflikti i pas-luftës po zgjat edhe më tutje mes Serbisë dhe Kosovës”, thekson ai.
Tërnava thotë se, Kosova shkaku i kësaj situate ka mbetur si shteti më i izoluar në botë, e që kësaj situate i kanë kontribuuar pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur deri më tani pavarësinë e saj.
“Këto pesë shtete që i takojnë aleancës së NATO-s janë në përkrahje të Pavarësisë së Ukrainës si e tërë aleanca e NATO-s.
Tani ato shtete duhet të ballafaqohen me situatën e zgjedhjes së rrugës së tyre në kompaktësi me NATO-n, në këtë rast me qëndrimet e tyre si kompaktësi me NATO-n”, shprehet Tërnava.
“Ato duhet që sa më parë ta njohin pavarësinë e Kosovës”
Sipas tij, këto shtete duhet të vendosin për qëndrimet e tyre se kah do t’ia mbajnë, a duan edhe më tutje të jenë në NATO e që së bashku si aleatë që janë t`i ndihmojnë Ukrainës.
“Nëse vendosin të mbeten në kompaktësi me këtë aleancë, atëherë sa më parë duhet ta njohin edhe pavarësinë e Kosovës, që ajo kompaktësi të jetë edhe shumë më e fortë.
Gjithë kjo situatë e krijuar tani kërkon vendosmëri nga këto pesë shtete që të vendosin për situatën në të cilën gjendemi tani, e që duhet të qëndrojnë afër me aleatët e tyre të NATO-s, në krye me Amerikën.
Ato duhet që sa më parë ta njohin pavarësinë e Kosovës, sepse ky shtet i ri në formim e sipër do të jetë kontribuues i kësaj aleance të përbashkët të NATO-s.
Kur dihet miqësia e kësaj aleance në krye me Amerikën ndaj Kosovës dhe ndihma e saj për ta çliruar Kosovën nga Serbia dhe pa ndihmën e kësaj aleance vështirë që do të ekzistonte Kosova, pavarësia”, thekson Tërnava.
Ai thotë se Kosova është e njohur botërisht nga 117 shtete të botës, por po i mungon anëtarësimi i plotë në BE, prandaj tani këto pesë shtete nuk duhet t`i krijojnë pengesa si deri më tani.
“Tani botërisht dihet që edhe gjatë luftës për çlirimin e Kosovës edhe këto shtete ishin pjesë e aleancës së NATO-s dhe që e ndihmuan luftën për çlirimin e saj.
Tani është e njohur se Kosova merr pjesë në shumë nga stërvitjet e NATO-s dhe pritet që së shpejti edhe shteti i Kosovës do të radhitet në këtë aleancë të përbashkët si anëtare e rregullt.
Kjo sepse edhe shteti tjetër shqiptar Shqipëria, është anëtare e rregullt e kësaj aleance dhe trupa të tëra të kësaj aleance tani janë të stacionuara në Kuqishtë, në Shqipëri që llogaritet si bazë strategjike e fortë e NATO-s në këtë regjion.
Kurse në Kosovë, është Bonstilli, ku janë të stacionuara forca të Amerikës, e kur dihet se pavarësinë e Kosovës e garanton edhe sot KFOR-i me NATO-n. Marr në tërësi këto rrethana sikur i shpjegova deri më tani është momenti ideal që të shfrytëzohet kjo situatë dhe këto pesë shtete që se kanë njohur Pavarësinë e Kosovës deri më tani, ta bëjnë këtë njohje të Pavarësisë dhe me këtë Kosovës tani do t`i hapen rrugët pa pengesa drejt BE-së”, përfundon Tërnava.