Si e mohuan “çlirimtarët” Pavarësinë duke e refuzuar flamurin Dardan të Ibrahim Rugovës?

Politika

Si e mohuan “çlirimtarët” Pavarësinë duke e refuzuar flamurin Dardan të Ibrahim Rugovës?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 17 shkurt 2022 Në ora: 16:30
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Të enjten, Kosova e feston 14 Vjetorin e Pavarësisë.

Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova i miratoi edhe simbolet e saja.

Himnin, dhe flamurin me një sfond blu në të cilin i ka të vendosur mbi hartën e Kosovës edhe gjashtë yje.

Këto yje zyrtarisht nënkuptojnë gjashtë grupimet kryesore etnike në Kosovë: shqiptarët, serbët, turqit, goranët, romët dhe boshnjakët.

Para këtij flamuri, presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, paraqiti flamurin e Dardanisë më 29 tetor 2000.

Ai flamur ishte blu, i brendashkruar nga një disk i kuq që brenda kishte shqiponjën, por edhe me një unazë të artë.

Flamuri i Rugovës, i quajtur flamuri Dardan, nuk u përkrah nga partitë e dala nga lufta në Kosovë, e që udhëhiqeshin po nga ‘liderët e luftës’ siç thoshin ata.

Megjithatë, në Kosovë, tek shqiptarët dashuria më e madhe është për flamurin Kuq e Zi. Flamurin me shqiponjën dy krenare.

E kur Kosova feston 14 Vjetorin e Pavarësisë, në institucionet tona, në sheshe dhe në duart e qytetarëve, krahas flamurit Kuq e Zi, qëndron edhe flamuri i shtetit tonë.

“Më mirë nuk e duam pavarësinë, sesa të pranojmë flamurin e Rugovës”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat