Historiani kërkon ndryshimin e flamurit të Kosovës

Politika

Historiani kërkon ndryshimin e flamurit të Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:05
Flamuri i Kosovës

Shkodran Imeraj, bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore të Institutit të Historisë në Prishtinë, thotë se, flamuri shtetërore i Republikës së Kosovës, u përzgjodh pas një konkursi publik, kriteret e të cilit ishin caktuar nga një komision të cilin e kishte emëruar Ekipi i Unitetit i udhëhequr nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Prof.dr.Fatmir Sejdiu.

Ai tregon se, procedurat e mëtejmë për përzgjedhjen e simboleve shtetëror, përfshirë flamurin dhe himnin i ka kryer Kuvendi i Kosovës.

“Mendoj se flamuri Dardan i propozuar nga Presidenti historike Dr.Ibrahim Rugova, ka qenë propozim më i mirë se sa flamuri aktual, kur dihet se ai ka pasur më shumë simbole kombëtare shqiptare se sa ky i sotshmi”, thotë Imeraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, flamuri i sotshëm është më shumë flamur i zorit dhe i imponuar, se sa pasqyrim i identitetit tonë kombëtar.

“Flamuri aktual i Kosovës është mirë që të ndryshohet dhe të zyrtarizohet si simbol - propozim i Presidenti Dr.Rugovës. Ndjesia ndaj flamurit kombëtar do të jetë çdo herë më e madhe, sesa ndaj çdo flamuri tjetër. Pra, me flamurin kuq e zi e shqiponjën dykrenore, janë të ndërlidhura çdo ngjarje me peshë në historinë tonë më të re”, përfundon historiani Shkodran Imeraj.

Image
Shkodran Imeraj

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat