17 Shkurti hyri në mesin e festave më të rëndësishme për shqiptarët kudo që janë.
Tash e 14 vite Kosova i ka të gjitha elementet me të cilat karakterizohet një shtet, duke nisur nga Kushtetuta, ushtria, policia... dhe simbolet, flamurin dhe himnin.
Megjithatë, himni dhe flamuri nuk janë ata që i kishin ëndërruar shqiptarët e Kosovës, për jetësimin e të cilëve kishte bërë thirrje Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.
Kënga “Kur ka ra kushtrimi në Kosovës” ishte paraparë që të bëhej himn i shtetit të Kosovës. Por, për fat të keq një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.
Sot qytetarët e Republikës së Kosovës kremtojnë 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
17 Shkurti hyri në mesin e festave më të rëndësishme për shqiptarët kudo që janë.
Tash e 14 vite Kosova i ka të gjitha elementet me të cilat karakterizohet një shtet, duke nisur nga Kushtetuta, ushtria, policia... dhe simbolet, flamurin dhe himnin.
Megjithatë, himni dhe flamuri nuk janë ata që i kishin ëndërruar shqiptarët e Kosovës, për jetësimin e të cilëve kishte bërë thirrje Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.
Kënga “Kur ka ra kushtrimi në Kosovës” ishte paraparë që të bëhej himn i shtetit të Kosovës. Por, për fat të keq një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.
Kosova ka një vijë të bukur melodike si himn shtetërorë, por që i mungon teksti.
Propozimi me shifrën “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë të Kuvendit të Kosovës, si Himn Shtetëror.
Kompozitori Mendi Mengjiqi është autor i melodisë pa tekst, e përzgjedhur mes 134 propozimeve të paraqitura në konkursin publik për Himnin.
Mengjiqi, menjëherë pas miratimit të melodisë kishte thënë se pret që me kohë ajo të bëhet edhe me tekst.
Por, ndonëse kaluan 14 vjet himni vazhdon të intonohet pa tekst, në të gjitha ceremonitë shtetëore, por edhe në prezantimin e suksesshëm të Kosovës në olipiada dhe kampiontae botërore, europiane e të tjera.
Lidhja Demokratike e Kosovës në vazhdimësi gjatë zgjedhjeve e fushatave elektorale kishte premtuar kthimin e himnit dardan “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, në himn shtetëror. Këto nuk ishin asgjë më shumë se premtime elektorale të lëna në harresë.
Presidenca dhe Qeveria e Kosovës nuk janë përgjigjur për gazetën “Bota sot” në pyetjen nëse do ta shtyjnë përpara çështjen e shtimit të tekstit në himnin shtetërorë.
Ndërsa, njohës të çështjeve politike kanë dhënë mendime të ndryshme për gazetën “Bota sot” rreth kësaj teme.
Haziri: Vështirë të ndryshohet himni për shkak të rrethanave politike
Analisti Nexhat Haziri thotë për gazetën “Bota sot” se për rrethanat aktuale, por edhe në ato në të cilat është shpallur pavarësia e shtetit tonë, mbi bazën e planit të Ahtisarit e që më vonë është përshtatur edhe në Kushtetutën e Republikës, vështirë se mund të ndryshohet himni në një të ardhme të afërt.
“Natyrisht se do të duhej që himnit të Republikës së Kosovës t`i shtohet edhe teksti, që do ta kompletonte dhe do ta bëntë ms emocional, më të dashur për qytetarët e Kosovës. Por, për rrethanat aktuale, por edhe tëatyre mbi të cilat është shpallur Pavarësia e shtetit tonë, mbi bazën e planit të Ahtisarit, e që më vonë është përshtatur edhe në Kushtetutën e Republikës, vështirë se një gjë e tillë do të ndodhë në një të ardhme të afërt”, është shprehur Haziri.
Ai është shprehur pesimist se një ditë do të reaizohet premtimi që himni të jetë “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”.
“Ndërsa premtimi që himni i Kosovës të jetë “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, ka qenë vetëm premtim elektoral, dhe tani për këtë propozim nuk bëhët fjalë, sidomos tani kur në pushtet është një parti, e cila e kundërshton dhe mundohet sa më shumë ta zbehë trashëgëminë politike dhe historike të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, e që është arkitekt i shtetit të Kosovës dhe propozuesi himnit “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, thekson Haziri.
Zogaj: Kanë dështuar idetë e idealeve të pastra e të larta kombëtare, për shkak të mentaliteteve injorante të individëve
Publicisti Skender Zogaj, thotë për gazetën “Bota sot” se publiku shqiptar është mirë i informuar për odisejadën rreth krijimit të simboleve shtetërore, himnit dhe flamurit shtetëror të Kosovës.
“Për fatkeqësinë tonë historike, si shpeshëherë më parë, kanë dështuar idetë e idealeve të pastra e të larta kombëtare, për shkak të mentaliteteve injorante të individëve dhe grupeve të ngushta më përfituese në dëm të interesave kombëtare! Kjo ka ndodhur edhe me krijimin e simboleve kryesore shtetërore të Kosovës, që i kishte menduar me kohë lideri dhe Presidenti historik Ibrahim Rugova, i cili ishte përcaktuar që himni të ishte teksti i këngës "Kur ka ra kushtrimi në Kosovë" dhe "Flamuri i Dardanisë"”, thotë Zogaj.
“Në vend të himnit "Kur ka ra kushtrimi në Kosovë" erdhi një himn krismash e tingujsh zhurmues pa domethënie për Kosovë” .
Ai thekson se këto ishin vepra të shkëlqyeshme artistike me përmbajtje thellësisht të angazhur historiko-patriotike, sepse, përbëheshin nga fryma dhe brumi i pasur karakterizues i traditës së lashtë, duke theksuat Dardaninë që ishte shenja emblematike e koherencës etnogjenetike dhe historike, madje edhe gjeografike e Kosovës dhe shqiptarëve si trashëgimi autoktone!
“Ky vizion gjenial i Presidentit Rugova heshturazi pat hyrë në përdorim dhe, himni dhe flamuri e nisën jetësimin. Por, kjo nuk u pëlqeu ca rebelëve injorantë, të cilët në mënyrë vandaliste gjatë një feste, i hoqën dhe i dogjën në rrugët e Prishtinës! Ky akt i ulët rebelësh ishte i mjaftueshëm që të kërkohej zgjidhje tjetër. Dhe ndodhi që në vend të himnit "Kur ka ra kushtrimi në Kosovë" të vinte një himn krismash e tingujsh zhurmues që nuk kanë asnjë lloj domethënie për Kosovën, sikurse që ndodhi me "Famurin e Dardanisë" që u zëvendësua me ca arnime yjesh patetik, të improvizuar, që nuk kanë asnjë element tê shtetësisë së Kosovës!
Ishte kjo dhurata e asaj thënies popullore se "qentë e këqinj e sjellin ujkun në torishtë!" Pikërisht kjo ka ndodhur dhe, duhet ta themi guximshëm se, veprimi i vandalisteve kundër "Flamurit të Dardanisë" dhe himnit "Kur ka ra kushtrimi në Kosovë" duhet të theksohet zëshëm se ka qenë vepër tradhtie!”, shton Zogaj.
Zogaj: Po shihet se gjithçka ka qenë sa për përfitime elektorale!
Sipas tij, LDK-së i ka takuar ta ngris zërin dhe të bëjë shumë më tepër në këtë drejtim e jo në fushata parazgjedhore të premtojë e pastaj të heshtë!
“Po shihet se gjithçka ka qenë sa për përfitime elektorale! Pas zgjedhjeve i kanë harruar premtimet! Është për keqardhje se, praktika e keqe e harresës po vërtetohet edhe në rrethet brendapartiake, sepse, në aktivitetet shumta e partiake gjithnjë e më rrallë këndohet himni "Kur ka ra kushtrimi në Kosovë"! Por, kjo ka për të ndryshuar, madje shumë shpejt, sepse, qytetaria e Kosovës ka filluar tê shohë më qartë dhe të vetëdijësohet për rolin e saj dhe për vendime të reja që duhet t'i ndërmerr për ta realizuar aspiratën e drejtë e meritore të shtetit të vet, që pa simbolet e denja shtetërore nuk është shtet i vërtetë”, thotë Zogaj.
Ja pse disa politikanë u përqëndruan në krijimin e kushteve që “mohonin“ kontributin e Ibrahim Rugovës
Kurse sipas profesorit, Enver Bytyçi politikanët e atëhershëm pranuan një himn pa tekst, sepse teksti i himnit të Rugovës ishte për ta shenjë e ringjalljes së presidentit historik.
“Gjithë përpjekjet e atyre politikanëve u përqendruan në krijimin e kushteve që “mohonin“ kontributin e Ibrahim Rugovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sepse po të pranohej roli i Rugovës, atëherë venitej roli i Hashim Thaçit”, thotë Bytyçi për gazetën “Bota sot”.