Tërnava numëron arsyet e fuqishme pse pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duhet ta bëjnë këtë sa më parë

Politika

Tërnava numëron arsyet e fuqishme pse pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duhet ta bëjnë këtë sa më parë

Nga: M.L. Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 10:37
Hajrullah Tërnava

Ekspertit të sigurisë, Hajrullah Tërnava, vlerëson situata e krijuar tani dhe konflikti serioz që mund të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, tregoi se shtetet aleate të SHBA-së, të cilat janë anëtare të aleancës së NATO-s, janë në mbështetje të Ukrainës dhe janë duke i ndihmuar këtij shteti.

Në një prononcim për “Bota sot” Tërnava ka folur mbi situatës në Ukrainë dhe ndikimin e saj në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Rusia është e përqendruar në arritjen e sukseseve të saja dhe në këtë gjendje nuk mund t`i qëndrojë Serbisë pran.

“Tani kjo situatë na e dëshmon se Rusia i ka problemet e saja të mëdha për qëllimet që do t`i arrijë. Pra, Rusia është e përqendruar deri në arritjen e sukseseve të saja, dhe në këtë gjendje nuk mund t`i qëndrojë Serbisë pranë, sepse i ka hallet e saja.

Situata e krijuar deri më tani mes këtyre dy shteteve Rusi-Ukrainë është tepër serioze e që mund eskalojë edhe në luftë të tretë botërore. Edhe kur ndodhi lufta mes Serbisë dhe Kosovës, Kosova e fitoi këtë luftë duke i falënderuar edhe aleatët e saj sikur NATO-n e në krye me Amerikën. Por, deri më tani asnjëherë nuk erdhi deri te pajtimi i këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë. Deri më tani këtë situatë të pajtimit e ndërmjetësuan ndërkombëtarët, prandaj konflikti i pas-luftës po zgjat edhe më tutje mes Serbisë dhe Kosovës”, thekson ai.

Tërnava thotë se, Kosova shkaku i kësaj situate ka mbetur si shteti më i izoluar në botë, e që kësaj situate i kanë kontribuuar pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur deri më tani pavarësinë e saj.

Këto pesë shtete që i takojnë aleancës së NATO-s janë në përkrahje të Pavarësisë së Ukrainës si e tërë aleanca e NATO-s.

Tani ato shtete duhet të ballafaqohen me situatën e zgjedhjes së rrugës së tyre në kompaktësi me NATO-n, në këtë rast me qëndrimet e tyre si kompaktësi me NATO-n”, shprehet Tërnava.

Ato duhet që sa më parë ta njohin pavarësinë e Kosovës”

Sipas tij, këto shtete duhet të vendosin për qëndrimet e tyre se kah do t’ia mbajnë, a duan edhe më tutje të jenë në NATO e që së bashku si aleatë që janë t`i ndihmojnë Ukrainës.

“Nëse vendosin të mbeten në kompaktësi me këtë aleancë, atëherë sa më parë duhet ta njohin edhe pavarësinë e Kosovës, që ajo kompaktësi të jetë edhe shumë më e fortë.

Gjithë kjo situatë e krijuar tani kërkon vendosmëri nga këto pesë shtete që të vendosin për situatën në të cilën gjendemi tani, e që duhet të qëndrojnë afër me aleatët e tyre të NATO-s, në krye me Amerikën.

Ato duhet që sa më parë ta njohin pavarësinë e Kosovës, sepse ky shtet i ri në formim e sipër do të jetë kontribuues i kësaj aleance të përbashkët të NATO-s.

Kur dihet miqësia e kësaj aleance në krye me Amerikën ndaj Kosovës dhe ndihma e saj për ta çliruar Kosovën nga Serbia dhe pa ndihmën e kësaj aleance vështirë që do të ekzistonte Kosova, pavarësia”, thekson Tërnava.

Ai thotë se Kosova është e njohur botërisht nga 117 shtete të botës, por po i mungon anëtarësimi i plotë në BE, prandaj tani këto pesë shtete nuk duhet t`i krijojnë pengesa si deri më tani.

Tani botërisht dihet që edhe gjatë luftës për çlirimin e Kosovës edhe këto shtete ishin pjesë e aleancës së NATO-s dhe që e ndihmuan luftën për çlirimin e saj.

Tani është e njohur se Kosova merr pjesë në shumë nga stërvitjet e NATO-s dhe pritet që së shpejti edhe shteti i Kosovës do të radhitet në këtë aleancë të përbashkët si anëtare e rregullt.

Kjo sepse edhe shteti tjetër shqiptar Shqipëria, është anëtare e rregullt e kësaj aleance dhe trupa të tëra të kësaj aleance tani janë të stacionuara në Kuqishtë, në Shqipëri që llogaritet si bazë strategjike e fortë e NATO-s në këtë regjion.

Kurse në Kosovë, është Bonstilli, ku janë të stacionuara forca të Amerikës, e kur dihet se pavarësinë e Kosovës e garanton edhe sot KFOR-i me NATO-n. Marr në tërësi këto rrethana sikur i shpjegova deri më tani është momenti ideal që të shfrytëzohet kjo situatë dhe këto pesë shtete që se kanë njohur Pavarësinë e Kosovës deri më tani, ta bëjnë këtë njohje të Pavarësisë dhe me këtë Kosovës tani do t`i hapen rrugët pa pengesa drejt BE-së”, përfundon Tërnava.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat