Kosova festoi 14 vjetorin e pavarësisë së saj gjatë ditës së djeshme.
Kjo ditë u manifestua me shumë ngjarje duke nga liderët e vendit, duke filluar nga homazhet tek varri i presidentit Rugova e deri tek fjalimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Mirëpo fjalimi i kryeministrit sjelli paknaqësi tek opozita, duke detyruar ta lëshojnë sallën ende pa paërfunduar fjalimi që kryeministri kishte filluar.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë ngritur nga ulëset e tyre dhe kanë dalë jashtë.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili e quajti këtë akt të opozitës turp të tyre.
Sipas tij e gjith sakrifica e atyre që dhanë jetën për këtë ra poshtë me këtë veprim të opozitës.
“Dje ishte dita e Pavaresisë së Republikës së Kosovës. Është një ditë e shenjtë, madhështore.Për këtë ditë janë flijuar, janë përsekutuar, janë burgosur shumë gjenerata patriotë të kombit me shekuj e vite. Prandaj këtë ditë duhet festuar dinjitetshëm i gjith populli shqiptar i Kosovës i cili për këtë ditë u derdh gjaku i shumë i djemve dhe vajzave tona qe ranë në altarin e lisrisë.
Por dje, me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Kosovës, Parlamenti mbajti seancë solemne. Si për çudi ndodhi turpi më i madh nga ana e deputetëve të opozitës të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të cilët nuk e meritojn pavaresinë”, u shpreh ai.
Sjellja e tillë e opozites është bizare. Kështu deputetët vepruan edhe kur votuan për humbjen e Çakorrit, shton profesori.
“Për deputetet tanë pavarësia e Kosovës sikur qenka e huaj e jo e tyre. Sjellja e tillë e opozites është bizare. Kështu deputetët vepruan edhe kur votuan për humbjen e Çakorrit, e shumë te zeza tjera deri tek plaçkitja e parave të udhëtimit, aferë kjo që plasi këto ditë”, u shpreh ai.
A ka turp më të madh nga deputetët e opozitës sesa të bojkotosh ditën e pavarësisë?!
Më tej profesori i bënë thirrje opozitës të shkojnë të festojnë me Vuçiqin pasi pavarësinë e Kosovës e bojkotuan.
“Por opozita pasiqë e bojkotoi festën e pavaresisë së Republikës së Kosovës le të shkojnë në manifestimin e ditës së pavarësisë së Serbisë që atje së shpejti do të mbahet dhe le ta festojnë së bashku me Vuçiqin pasiqë nuk po dëshirojnë këtë ta bëjnë me Kurtin.
Opozitë, e mjera opozitë sa poshtë ke rënë”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.