Tensionet mbi krizën Ukrainë-Rusi kanë filluar për më shumë se dy muaj.
Të paktën 130,000 trupa ruse janë pozicionuar në tri anët e Ukrainës, ndërsa Rusia po kërkon garanci nga Perëndimi, që nuk do ta bëjë anëtare të NATO-s Ukrainën.
Por, nëse ndodhë luftë në mes këtyre dy vendeve, atëherë kjo mund të rrezikojë të gjithë strukturën e sigurisë së Europës.
Rusia me stërvitje të reja, vetëm kokat bërthamore nuk i ka lëvizur?
Kjo do të ndodhte për shkak se Ukraina do të ndihmohet ushtarakisht nga Perëndimi, ndërsa Rusia do të bëhet edhe më agresive, dhe mund t’i rrezikojë edhe shtetet tjera, në fqinjësi, anëtare të NATO-s, si shtetet baltike, pastaj Rumaninë, Poloninë dhe Bullgarinë.
Të martën Rusia, krijoi një moment lehtësimi, kur deklaroi se kishte filluar tërheqjen e trupave ushtarake të saj. Por, përveç disa lëvizjeve minimale, të gjithë akterët e përfshirë, e vunë në dyshim deklaratën e Rusisë. Në fakt siç thanë amerikanët rezultoi e kundërta, një tërheqje e vogël për një pozicionim maksimal.
Rusia, sërish e ka kushtëzuar qetësimin e situatës në kufijtë me Ukrainën, duke kërkuar garanci që Ukraina nuk do të lejohet kurrë t’i bashkohet NATO-s, dhe po ashtu kërkon kthim prapa të kufijve të shteteve anëtare të NATO-s, para vitit 1997.
Ukraina, përveç marrëdhënieve diplomatike, ushtarake, ekonomike etj, që i ka krijuar me Kinën, ajo ka krijuar edhe një detyrim kushtetues ndaj NATO-s.
Në vitin 2014, Ukraina e vendosi në Kushtetutë vullnetin e saj për t'u bashkuar me NATO-n, por gati tetë vjet pas, diktatori Putin, nuk po mund të pajtohet ende me këtë fakt.
Një zëdhënës i Kremlinit, raporton BBC, ka thënë se ushtrimet që do të fillojnë të shtunën (19 shkurt) me pjesëmarrje edhe të raketahedhësve, testues të raketave balistike, do të mbikëqyren prej vetë Putinit nga "qendra e situatës".
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se stërvitjet "do të përfshijnë mjetet dhe forcat e Forcave Ajrore, Qarkun Ushtarak Jugor, Trupat Raketore Strategjike dhe të flotës së Detit Verior dhe të Zi".
Por, pavarësisht këtyre stërvitjeve të jashtëzakonshme, rrethimit të Ukrainës, dhe kushteve që NATO të tërhiqet në kufijtë e para 97-ës, ajo deklaron se nuk ka plane për pushtimin e Ukrainës.
SHBA-ja, BE-ja, dhe më pas ministrat e financave të grupit G7 paralajmëruan Rusinë për pasoja “të mëdha” ekonomike, nëse vendos që ta pushtojë Ukrainën.
“Grumbullimi i vazhdueshëm ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës është shkak për shqetësim të madh. Ne, ministrat e financave të G7-ës, theksojmë gatishmërinë tonë për të reaguar menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të mbështetur ekonominë ukrainase”, u tha në deklaratën e përbashkët.
Madje, së fundmi reagime ka pasur edhe nga SHBA-të, gjë që thonë se Moska mund të sulmojë Ukrainën, duke filluar me bombardime ajrore që do të shkaktonin viktima civile.
“Ka një kombinim faktorësh. Pikë së pari, grumbullimi i vazhdueshëm i kapaciteteve ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën dhe Bjellorusinë. Putin vazhdon të shtojë trupat dhe artilerinë, me mijëra ushtarë të tjerë që janë pozicionuar vetëm javën e kaluar, përveç 100 mijë trupave që gjendeshin aty. Së dyti, është mozaiku i informacioneve të inteligjencës që po shohim. Kemi burime shumë të mira dhe ato na sugjerojnë se situata po përshkallëzohet”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Të na mbroj Shqipëria”
Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim përr “Bota sot”, thekson se nëse fillon lufta, atëherë duhet të bashkohemi me ide, por edhe të bashkëveprojmë ushtarakisht.
Islam Krasniqi
Krasniqi theksoi se për fat të mirë e kemi NATO-n, që do të na dal në mbrojtje. “Nëse fillon lufta në mesë Rusisë dhe Ukrainës, ne si popull duhet të bashkohemi të paktën me ide, sepse kufijtë nuk mund të lëvizin, dhe të kërkojmë mbrojtje nga shteti shqiptar, i cili është edhe anëtar i NATO-s, e që edhe Shqipëria, në preambulën e saj kushtetuese e ka obligim përkujdesjen dhe mbrojtjen e popullit shqiptar jashtë kufijve të saj. Fati i mirë i jonë është se territorin tonë e ruan NATO-ja, dhe kushdo që e prek sovranitetin do të përballet me KFOR-in, se sa për fuqi ushtarake dhe teknologji që kemi ne jemi të rrezikuar në çdo moment”, theksoi ai.
“Lufta do ta dëmtonte vetë Rusinë”
Analisti Sulejman Mehazi, ka shtuar se sulmin e Rusisë nuk e lejojnë BE-ja, SHBA-ja dhe NATO-ja, madje sipas Mehazit, po të ndodhte kjo, atëherë do të dëmtohej vetë Rusia.
Sulejman Mehazi
“Zëniet e prapështa fqinjësore ruse-ukrainase kanë brengos SHBA-në e BE-në e ku Kosovën, e cila është në fqinjësi me vëllain e vogël të Rusisë, Serbinë. Mendojmë se Rusia nuk e ka atë luksin e aventurës luftarake për të okupuar Ukrainën për shkak se këtë aventurë luftarake - ruse nuk do ta lejojnë forcat progresive BE-ja, SHBA-ja e NATO-ja dhe se kjo luftë me Ukrainën do ta dëmtonte vetë Rusinë. Është e qartë se nëse fillon lufta e Rusisë me Ukrainën qeveritë e dy shteteve shqiptare, Shqipëria e Kosova, do t’i përkrahin forcat progresive Ukrainase, të cilët së bashku me amerikanët e evropianët nuk do ta lejojnë invazionin e Rusisë në Ukrainë”, theksoi Mehazi.
Tutje ka shtuar se Rusia do të ndikohen në Ballkan përmes Serbisë, gjë që do ta rrezikonte si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë.
Sipas Mehazit, arsyeja që Serbia është pajisur me armë nga Rusia, ka qenë e qëllimshme, sepse duan shtrirjen e ndikimit rus në Ballkan.
“Pa dyshim Shqipëria e Kosova hapur e pa ekuivoke do ta përkrahin Ukrainën së bashku me forcat e fuqishme të NATO-s, për shkak se fitorja e Rusisë do t’i gjallëronte edhe apetitet serbe në Ballkan. Rusia me anë të Serbisë do të ndikonte edhe në Ballkanin Perëndimor, e kjo do ta rrezikonte jo vetëm Kosovën e Shqipërinë, por edhe Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën etj. Tani vërehet se armatosja e Serbisë nga Rusia nuk ka qenë e kot, por e qëllimshme për të shtrirë ndikimet ruse me anë të Serbisë në Ballkan. Humbja e luftës së Rusisë përballë Ukrainës do të jetë edhe humbje e Serbisë dhe ndikimeve ruse në Ballkan, e fitore e Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan”, përfundoi ai.
“Të jemi të bashkuar me Shqipërinë”!
Ndërsa, sipas analisti Faton Mehmeti, duhet të formohet një shtab i përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse vetëm kështu mund të stopohen aspiratat nga shteti serb.
Faton Mehmeti
Tutje shtoi se duhet të jemi të bashkuar, sepse vetëm kështu ia shtojmë frikën armiqve.
“Kosova dhe Shqipëria duhet të formojnë një shtab të përbashkët të forcave të saj të armatosura, në këtë situatë kur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se kurrë. Vetëm duke qenë së bashku, mund të stopohen aspiratat e armiqve tanë me Serbinë, e cila mund të shfrytëzojë vëmendjen e botës nga konflikti atje për të synuar të futet në Kosovë, eventualisht në veri të saj. Në këtë situatë, të bashkuar duhet të jenë shqiptarët, në mënyrë që ta mbrojnë vendin tonë. Pavarësisht se këtu kemi KFOR-in, gjithsesi duke qenë të bashkuar është detyrë kombëtare, e cila vetëm sa e shton frikën te armiqtë dhe e rrit besimin tek shqiptarët se vetëm të bashkuar ia dalim”, theksoi Mehmeti