Më 14 shkurt Vetëvendosja e bëri një vit nga fitorja e madhe në zgjedhjet parlamentare. Disa javë më pas, më 22 mars e formoi Qeverinë në krye me Albin Kurtin.
Fitorja e Vetëvendosjes i dha fund qeverisjes së koalicioneve ndërmjet partive LDK, PDK, AAK dhe NSIMA, që varësisht nga rrethanat kanë qenë aleate në qeverisje.
Albin Kurti me ardhjen në pushtet kishte dy prioritete, të cilat ishin edhe thirrjet e tij dhe të partisë së tij në vazhdimësi, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i ekonomisë.
Qeverisja e tij gati një vjeçare, ishte e përmbushur me shumë sfida, në veçanti pandemia, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit etj.
Mehazi: Albin Kurti ua ndaloi tagjinë milionerëve politikë, por edhe asociacionit
Më 14 shkurt Vetëvendosja e bëri një vit nga fitorja e madhe në zgjedhjet parlamentare. Disa javë më pas, më 22 mars e formoi Qeverinë në krye me Albin Kurtin.
Fitorja e Vetëvendosjes i dha fund qeverisjes së koalicioneve ndërmjet partive LDK, PDK, AAK dhe NSIMA, që varësisht nga rrethanat kanë qenë aleate në qeverisje.
Albin Kurti me ardhjen në pushtet kishte dy prioritete, të cilat ishin edhe thirrjet e tij dhe të partisë së tij në vazhdimësi, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i ekonomisë.
Qeverisja e tij gati një vjeçare, ishte e përmbushur me shumë sfida, në veçanti pandemia, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit etj.
Mehazi: Albin Kurti ua ndaloi tagjinë milionerëve politikë, por edhe asociacionit
Profesori Sulejman Mehazi
Profesori Sulejman Mehazi në një përgjigje për “Bota sot” thotë se fitorja e Vetëvendosjes e ndaloi hovin e shkëmbimeve të territoreve me Serbinë, idenë e rrezikshme të pushtetit ekzekutiv të asociacionit sipas dëshirave politike serbe të nënshkruar në Bruksel më 2013 e 2015.
“Fitorja e 14 shkurtit e Vetëvendosjes ngulfati disa dilema politike të rrezikshme: ndaloi hovin e shkëmbimeve të territoreve me Serbinë, ndaloi idenë e rrezikshme të pushtetit të asociacionit serb sipas dëshirave politike serbe, të nënshkruara në Bruksel më 2013 e 2015; ndaloi zhvatjen e partive paraprake në pushtet, të cilat pamëshirshëm e plaçkitën Kosovën”, thotë ai.
Sa i përket ekonomisë, Mehazi thotë se nuk ka bërë shumë ndryshime, mirëpo politikisht ka bërë lëvizje të shkëlqyeshme.
“Qeverisja njëvjeçare e Lëvizjes Vetëvendosje ekonomikisht nuk ka bërë shumë ndryshime, por politikisht ka bërë mjaft lëvizje të shkëlqyeshme ndaj dialogut me Serbinë. Ardhja e Albin Kurtit ka eliminuar nga fjalori politik "shkëmbimin e territoreve" dhe asociacionin serb, sipas tekeve të presidentit të Serbisë Vuçiq, po ashtu tagrat e veturave serbe nuk mund të hyjnë lirshëm si me qeveritë paraprake në kufij të Kosovës, kufiri i Kosovës për kamionët, autobusët e veturat serbe ka shenjën e "stop-it" kufitar; qeveria e Albin Kurtit ndaloi referendumin e Serbisë në Kosovë. Diplomacia politike, Vetëvendosja ia ka dhuruar atë aromën e shtetësisë së Republikës së Kosovës, ia ka dhënë autoritetin kushtetues dhe s'është inferiore ndaj Serbisë, por edhe ndaj BE-së e SHBA-së”, deklaron ai.
Në fund Mehazi shton se, me fitoren e Kurtit u eliminuan milionerët politikë si Mustafa, Veliu, Haradinaj, Haziri etj, të cilët u pasuruan shumë.
“Pastaj fitorja e partisë së Albin Kurtit i eliminoi milionerët politikë, të cilët u pasuruan shumë: Isa Mustafën, Agim Veliun, Selmanajn, Hazirin, Ramush Haradinaj etj., të cilët politikisht më shumë luftonin për ta eliminuar Kurtin sesa ta mbronin Kosovën nga asociacioni ekzekutiv serb. Jo më shumë, por Vetëvendosja e Albin Kurtit e shpëtoi Kosovën nga gllabëruesit politikë që për interesat e tyre ishin në gjendje t'ia shesin Serbisë tokat e Kosovës vetëm se ata të pasurohen, mjafton që kryeministri, Albin Kurti ua ndaloi tagjinë korruptive jo vetëm milionerëve politikë të Kosovës, por edhe tagjinë e asociacioneve serbe dhe tagrave të veturave serbe në Kosovë”, përfundon Mehazi.
Mehmeti: Qeveria Kurti është e pa korruptuar, diçka e rrallë në skenën tonë politike
Analisti Faton Mehmeti
Edhe analisti Faton Mehmeti në një bashkëbisedim për “Bota sot” thotë se qytetarët ishin ata, të cilët u lodhën nga partitë, të cilat nuk sollën ndryshim, andaj votuan masovisht VV-në.
“Fitorja e VV-së është pasojë e keqqeverisjes së gjatë që nga paslufta, me të gjitha partitë tjera, e të cilat nuk sollën ndryshimin. Të lodhur qytetarët votuan masovisht për ndryshimin, kjo edhe e solli VV-në në pushtet. 14 shkurti i vitit të kaluar shënon një kthesë të fortë në vendin tonë, me një parti që ka fituar mbi 51 % të votave”, thotë ai.
Sipas tij, VV-ja gjatë një viti qeverisje tentoi që menjëherë ta ndryshojë jetën e qytetarëve në aspektin ekonomik, duke shtuar se kjo është një qeveri e pakorruptuar në skenën politike.
“Gjatë këtij një viti nga fitorja, VV-ja ka tentuar të ndryshojë direkt në jetën e qytetarit në aspektin ekonomik me shtesat ndaj fëmijëve dhe lehonave, pastaj me heqjen e pagesës për arsim dhe një sërë reformave të tjera, e të cilat pritet të japin efektin e tyre më vonë. Gjatë këtij viti të qeverisjes së saj ka pasur edhe vështirësi, të cilat janë shkaktuar nga Covidi, me pasojat e tij, siç janë rritja e çmimeve. Gjithsesi, është një qeveri e pa korruptuar, diçka e rrallë në skenën tonë politike”, përfundon ai.