Ligji për Paga pritet të shkojë në Kuvend nga Qeveria në muajin mars.
Mirëpo, ditë më parë në media u publikua një Projektligj për pagave, e që u tha se është përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Bazuar në draftin e publikuar, Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend, ndër funksionarët publikë, me koeficientin 20.
Më pas, listën e pasojnë Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri me koeficient 19. Bashkë me ta është edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në vlerë të njëjtë.
Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese mund ta kenë koeficientin 17, ndërsa deputeti, ministri e gjyqtari i kushtetueses me koeficient 16.
Ndaj këtij drafti jo zyrtar, ka reagime dhe kundërshtime të mëdha nga disa sindikata që i kanë vlerësuar të padrejtë koeficientët për organizimet e tyre.
Reagimet e shumta, e detyruan ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të reagojë dhe të njoftojë se drafti i publikuar nuk është i përgatitur nga MPB-ja.
“Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudo lajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe. As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njëjta përcaktohet me ligjin e buxhetit”, deklaroi ministri Sveçla.
E lidhur me këtë çështje për gazetën “Bota sot” folën njohës të çështjeve juridike dhe kushtetuese.
Kelmendi: Kosovës i duhet ligji mbi të ardhurat personale

Nohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi
Fillimisht, njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në bashkëbisedimin e tij me gazetën “Bota sot” thotë se për shkak të diferencave të mëdha në sektorin publik, Kosova ka nevojë për një ligj për të ardhurat personale.
“Kosovës i duhet një ligj mbi të ardhurat personale në sektorin publik. Diferencat e të ardhurave personale në këtë sektor janë të mëdha. Në disa sektor publik ka të ardhura personale të larta e në disa jashtëzakonisht të ulëta.
Të ulëta janë ndihmat sociale dhe pensionet, ndërsa të larta janë të ardhurat në Kuvend, nëpër gjykata dhe në prokurori, në subjektet publike, si në Trust, në PTK, në Vala, në agjencitë e ndryshme etj”, deklaroi ai.
Sipas Kelmendit, propozimet në draftin e publikuar janë qesharake dhe të papranueshme për qytetarët e Kosovës, ku dallimet janë shumë të mëdha.
“Situata e kërkon që të nxirret një ligj dhe të rregullohet gjendja në sektorin publik.
Projektligji që ka dalur është i strukturave të qeverisë.
Mirëpo, ky Projektligj, ka propozime qesharake dhe të papranueshme për popullin e Kosovës. Dallimet shkojnë 1 me 10 e më shumë”, theksoi juristi.
Ndër të tjera, ai thotë se është mirë që ky draft doli në publik, pasi Qeveria e pa reagimin e qytetarëve dhe nxiti edhe ministrin Sveçla të reagonte.
“Këtu del shkaku pse nuk u pranua Projektligji nga Xhelal Sveçla, si projekt i qeverisë, por u kundërshtua.
Është mirë që ka dalur në publik, qytetarët e panë mendimin e qeverisë për të ardhurat personale.
Masat e gjëra mbesin keq, sigurimet sociale, pensioni i pleqërisë dhe i veteranëve, mbesin të ulëta. Perspektiva është e zymtë për shtresën e varfër, ndaj tyre nuk ka ndonjë propozim që e rregullon gjendjen”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.
Burjani: Projektligji për paga nuk duhet të merret seriozisht, derisa ta publikojë Qeveria
Juristi Blerim Burjani
Ndërsa, juristi Blerim Burjani thotë se drafti i publikuar në media nuk duhet të merret parasysh, derisa të publikohet nga Qeveria.
“Derisa një Projektligj nuk i nënshtrohet debatit publik dhe bërjes publike të një drafti zyrtar nga Qeveria nuk duhet të merret parasysh dhe nuk konsideroj se ka seriozitet për të folur për të”, deklaroi ai.
Sipas Burjanit ekziston një analfabetizëm në këtë fushë, ku persona që nuk janë ekspertë të ligjit luajnë me koeficiente dhe bëjnë lojë me njerëz.
“Problemi kryesor mbetet analfabetizmi në këtë fushë. Edhe më herët ka pasur njerëz, të cilët nuk janë ekspertë të fushës dhe nuk janë njohës të mirë të ligjit të shërbimit civil dhe kanë luajtur përmendsh me koeficientë, fatkeqësisht atëherë ishte mashtrim i keq dhe lojë me njerëz”, vlerësoi juristi.
Më tej, ai bëri një analizë të ekonomisë së tregut, ku sipas tij vetëm mjekëve dhe IT-ve duhet t’iu rriten pagat, pasi ka mungesë të kuadrove.
“Në ekonomin e tregut situata është e qartë, nëse shteti ka deficit kuadrosh, oferta dhe kërkesa reagojnë, në të kundërtën s’ka gjë. Po të analizohet saktë me ligjet e ekonomisë së tregut vetëm mjekëve dhe IT-ve, duhet t’iu rriten pagat. Është absurd që shteti të kujdeset vetëm për punëtorët e tij dhe politikanët të papunë që e quajnë punë, punën e deputetit apo në Qeveri”, shpjegoi Burjani.
Në fund, juristi theksoi se vetëm qeveria duhet të ketë paga të rregullta, ndërsa deputetët jo, pasi në Kuvend nuk ka punë të rregullt dhe duhet të paguhen përmes mëditjeve.
“Po të shikohet dhe analizohet, vetëm Qeveria duhet të ketë paga të rregullta, Kuvendi vetëm me mëditje për seancë, sepse në Kuvend nuk ka punë të rregullt, por sipas nevojës. Pra, me qenë deputet nuk do të thotë që je i punësuar sepse ke vetëm mandat, asgjë tjetër”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.