Analisti i reagon Vuçiqit: Gjithë bota e di që Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë – ja cilat vende po e mohojnë

Politika

Analisti i reagon Vuçiqit: Gjithë bota e di që Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë – ja cilat vende po e mohojnë

Nga: M.H. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 15:03
Aleksandër Vuçiq

Gjatë mbrëmjes së djeshme presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se e ka befasuar deklarata e kancelarit gjerman Olaf Scholz, në konferencën e përbashkët për media me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, kur tha se NATO e bombardoi e Serbinë gjatë vitit 1999 për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë.

Nuk do të doja ta përkeqësoja pozitën e Serbisë. Unë e konsideroj Olaf Scholz një politikan serioz, por jam i befasuar me deklaratën e tij se ‘NATO ndërhyri në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin në Kosovë’, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu vazhdon të këmbëngul se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, as katastrofë humanitare.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti, i cili u shpreh se të gjith shtetet e botës tashmë e din që Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë por janë Serbia dhe Rusia që nuk e pranojnë dot.

Image
Faton Mehmeti

Kancelerai Scholz ndjek politikën konsistente të Gjermaninë, e cila ka qenë gjithnjë në favor të Kosovës dhe të drejtës së saj.Natyrisht se bombardimet e NATO-s kanë ndodhur për të parandalur krimet? Gjenocidin që e njeh krejt bota përveç Serbisë dhe Rusisë, të cilat janë e shtetet që kanë kryer krime”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai shton që Vuçiq po del shumë qesharak duke e mohuar ende këtë të vërtetë mirëpo që kjo nuk e frikëson Gjermaninë të thotë të vërtetën.

Vuçiqi bën rolin e viktimës, derisa është pjesë e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë, dhe jo vetëm.Në ketë kuptim, ai mundohet të pastroj figurën e tij duke akuzuar të tjerët. Me këtë akuzë Vuçiqi po del qesharak, përveç si pjesë e krimeve që kanë ndodhur.Nuk e frikëson dot Gjermnainë as Vuçiqi dhe as Rusia”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat