Ditë më parë, Qeveria e udhëhequr nga Edi Rama në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë miratuan vendimin që teknikisht dhe juridikisht në platformat e saj softuerike (MS Windows, MS Office etj.) të ketë tri gjuhë shqipe: Albanian Albania, Albanian Kosovo dhe Albanian North Macedonia.
Për këtë gjë, reagoi edhe Qendra për Edukim dhe Përparim në Prishtinë ku vlerësoi se ky vendim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dëmton të ardhmen e gjuhës shqipe.
Madje, u tha se ndarja e gjuhës shqipe në tri variante, do të shkaktojë edhe përçarje kombëtare.
“...Rol ky i pranuar dhe i mbështetur atëherë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si partner yni i kontraktuar. Tash kjo Akademi ka marrë qëndrim të kundërt për gjuhën dhe pa ngurrim dëmton të ardhmen e gjuhës shqipe. Përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, të frymëzuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, kanë bërë veprime konkrete për përçarje kombëtare, duke ndikuar, lejuar dhe miratuar trajtimin e gjuhës shqipe si tri gjuhë të ndryshme zyrtare në platformat e Microsoft-it, që përdoren nëpër institucionet shtetërore e arsimore në Shqipëri. Korporata Microsoft, pa fajin e vet, duke respektuar qëndrimin politik dhe juridik të Shqipërisë, ka lejuar teknikisht dhe juridikisht në platformat e saj softuerike (MS Windoës, MS Office etj.) të ketë tri gjuhë shqipe: Albanian Albania, Albanian Kosovo dhe Albanian North Macedonia”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qendra për Edukim dhe Përparim në Prishtinë.
Lidhur me këtë vendim, që gjuha shqipe të ndahet në tri variante të ndryshme e kanë komentuar njohësit për gazetën “Bota sot”.
Dalipaj: Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë, duket se funksionon si institucion ideologjik serb
Gjuhëtari Agron Dalipaj në një përgjigje për “Bota sot” thotë se kjo është një çështje shumë e ngatërruar.
Madje, ai e kritikoi Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke thënë se po funksionon si institucion ideologjik serb.

Gjuhëtari Agron Dalipaj
Gjuhëtari Agron Dalipaj në një përgjigje për “Bota sot” thotë se kjo është një çështje shumë e ngatërruar.
Madje, ai e kritikoi Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke thënë se po funksionon si institucion ideologjik serb.
“Është çështje e ngatërruar nga Akademia e Stud. Albanologjike në Tiranë, e cila duket se funksionon si institucion ideologjik serb”, deklaroi Agron Dalipaj për “Bota sot”
Ngjela: E gjithë historia antishqiptare e sllavëve, në shekuj, ka qenë një urrejtje tërë frikë nga gjuha shqipe
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela
Ndërsa, avokati shqiptar, Spartak Ngjela në prononcimin e tij për gazetën “Bota sot” thotë se gjatë gjithë historisë, sllavët kanë shprehur urrejtje ndaj gjuhës shqipe, ku kanë bërë çdo gjë kundër saj. Mirëpo, pavarësisht kësaj, gjuha jonë mbijetoi.
“E gjithë historia antishqiptare e sllavëve, në shekuj, ka qenë një urrejtje tërë frikë nga gjuha shqipe. Të gjithë gurët u lëvizën kundër gjuhës shqipe; deri në Stambollin e Perandorisë Osmane; por gjuha shqipe mbijetoi”, deklaroi ai.
Sipas Ngjelës, ‘armiqtë’ më të mëdhenj të gjuhës tonë janë serbët dhe grekët.
Po ashtu, ai thotë se ka edhe shqiptarë të pushtetshëm që duan ta frenojnë progresin kuptimplotë që po e bën gjuha shqipe.
“Edhe sot, te gjuha shqipe janë kundërshtitë me urrejtje të Beogradit zyrtar; madje edhe të Athinës zyrtare.
Sigurisht, brenda këtij avazi të vjetër qesharak, hyjnë edhe këta shqiptarë të pushtetshëm që po duan ta frenojnë agresionin (progresivitetin) kuptimplotë që po e bën gjuha shqipe, jo vetëm në Ballkan, por në shumë katedra universitetesh në Perëndim”, theksoi avokati.
Më tej, ai përmendi edhe faktin se idioma e shqipes kishte rol mesianik për të gjitha gjuhët e mëdha të Evropë.
“Idioma e shqipes, sipas albanologut brilant Petro Zhejit, ka pasur një rol mesianik për të gjitha gjuhët e mëdha të Evropës. Verbi arbëror është një dukuri esenciale në zhvillimet gjuhësore të gjuhëve të mëdha evropiane”, vlerësoi Ngjela.
Në fund, avokati thotë se pavarësisht përpjekjeve, kundërshtarët nuk do të arrijnë ta zbehin rolin dhe vlerën e gjuhës shqipe.
“Kjo është vlera jonë historike, që nuk ka rival në historinë e popujve. Pikërisht, këtë duan ta zbehin kundërshtarët tanë tani të pashpresë. Nuk do t’ia arrijnë dot.
Gjuha shqipe do të përçojë historinë plot lavdi të të gjithë Arbërisë”, përmbylli Spartak Ngjela për “Bota sot”.