Pavarësisht që vitet po vazhdojnë të kalojnë dhe pavarësia e sovraniteti i Kosovës vazhdon të fuqizohet, dhe të bëhet gjithnjë e më pacenueshëm, Serbia ende nuk don ta deklarojë se e njeh këtë realitet. Për ta bërë këtë deklaratë, ajo vazhdon të insistojë se duhet të ‘shpërblehet’ nga shqiptarët, dhe se për këtë sipas saj duhet ta ndihmojë bashkësia ndërkombëtare.
Për të afruar qëndrimet Brukseli ka koordinuar një takim të ri ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Satano, thotë se javën që vjen, më saktësisht të martën më 22 shkurt në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
“Takimi i ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet në Bruksel me 22 shkurt, mikpritës i të cilit do të jetë i dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. Ky rund i takimeve do të shërbejë për të vazhduar diskutimet e lidhura me implementimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.
Gjithashtu nga burimet e BE-së kanë thënë se janë duke u bërë përpjekje që një takim i nivelit të lartë të zhvillohet para zgjedhjeve në Serbi, pasi takime të tilla nuk ka pasur që nga vera e vitit të kaluar.
Po ashtu, kanë thënë se nga takimi i javës që vjen në nivel të kryenogociatorëve do të varet edhe mundësia e një takimi në nivel të lartë.

Krasniqi: Kosova të jetë vigjilente përballë Serbisë
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot” flet analisti politik, Islam Krasniqi, i cili shprehet skeptik që dialogu Kosovë – Serbi kësaj radhe mund të sjellë ndryshim, pasi kërkesa e Serbisë për asociacion ekzekutiv mbetet ende.
Islam Krasniqi
“Vazhdimi i dialogut në Bruksel i paraparë për ditën e martë nuk besoj se do të ketë ndonjë rezultat të madhë sepse serbët dhe BE-ja janë të fokusuar vetëm te themelimi i asociacionit dhe marrëveshjet tjera s'kanë asnjë rëndesi për ata, gjë që dëshmon braktisja e tryezës nga pala serbe takimin e fundit që ishte paraparë”, u shpreh ai.
Më tej, analisti thotë që SHBA-të dhe BE-ja po bëjën presion ndaj Serbisë që ta njoh Kosovën, mirëpo që e njëjta ende nuk po pranon, andaj liderët e vendit tonë duhet të jenë vigjilent të mos bëjnë gabime.
“SHBA-të po bëjnë presion mbi Serbinë që ta pranojë realitetin e që BE-ja kërkon që të themelohet asociacioni dhe jo të bëjë presion që ajo ta pranoj realitetin, shtetin e Kosovës. Para zgjedhjeve në Serbi nuk mund të ketë përmirësime në procesin e dialogut, andaj duhet të jemi më vigjilent në këtë proces mos t'i bëjmë gjërat asgjë, sepse gabimet e qeverive të kaluara po na kushtojnë shumë tani”, u shpreh Krasniqi për “Bota sot”.
Duhanaj: Kosova dhe Serbia do të kenë temë diskutimi çështjen e tabelave të automjeteve
Analisti politik Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që të dy palët, si Kosova dhe Serbia kanë shumë çështje që duhet të diskutojnë.
Leon Duhanaj
“Në rrjedhën e dialogut, sipas shenjave që vijnë nga komuniteti ndërkombëtar, duket të kenë për synim një agjendë të re, një dinamikë më të sforcuar, e cila do ta çojë procesin drejt përmbylljes, pra drejt një marrëveshje përfundimtare. Në këtë kontekst, palët në dialog, kanë punë të mjaftueshme për të bërë në mënyrë që të diskutohen çështjet, të cilat janë të hapura”, u shpreh ai.
Analisti thotë që tabelat e automjeteve mund të jetë temë diskutimi.
“Për mendimin tim, ky takim, mund të ketë për agjend edhe çështjen e tabelave të automjeteve, e cila është paraparë të ndodhë në ketë fazë. Nëse vërehet që ka progres dhe dakordim në .es të palëve, mund të ndodhë të kemi edhe një takim të nivelit të lartë”, thotë Duhanaj.
Në fund analisti shton që pala ndërkombëtare do të kërkoj nga të dyja shtetet që të dakordohen edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
“Posaçërisht kur në fokus janë zgjedhjet në Serbi, mendoj që pala ndërkombëtare do të kërkojë një dakordim për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës. Për këtë, mund të ketë biseda paraprake, të cilat do të mund të përmbylleshin në një takim të nivelit të lartë”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.