Një Projektrezolutë për pozitën e serbëve në Kosovë është dërguar në Parlamentin Evropian nga eurodeputetja franceze, Dominique Bilden, e cila ështe edhe anëtare e delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këtë veprim, siç thotë eurodeputetja Bilden e ka ndërmarrë pas refuzimit të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Por, ajo ka shkuar shumë larg kësaj here, duke shprehur një qëndrim skandaloz në Tëitter, kur thotë se fati i serbëve të Kosovës po “përkeqësohet dita-ditës”.
Lidhur me këtë, analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, vlerëson se Franca ende nuk është e gatshme që Kosova të ketë liberalizim vizash .
Sipas tij në këtë po ndikon diplomacia serbe.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/21/auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_mulliqi1489229086151645340315612829871565609641156766514415759007361595921176162275323416319843341645429711.jpg)
“Politika e Francës nuk po është shumë konsistente ndaj Kosovës dhe të ardhmës së saj. Ky shtet me deklarimet e kreut të vet shtetëror ende nuk e ka shprehur gatishmërinë që Kosova të ketë liberalizim të vizave. Politikat e jashtme të këtij shteti në disa segmente po duken të anshme. Nuk dua që këtë shtet në asnjë mënyrë ta qesë në taborin e kundërt, se ka dhënë kontribut për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, por që në kushtet e paqes politikat e Francës ndaj Kosovës nuk janë shumë të qëndrueshme. Si duket lobi serb po ushtron ndikim, dhe përsëri është vënë në aksion. Eurodeputetja franceze Dominique Bilden ka propozuar një projktrezolutë për gjoja “pozitën e keqe të serbëve në Kosovë”, dhe për manastiret serbe që gjenden në vendin tonë”, thotë ai.
Tutje Mulliqi thotë se me deklaratën e saj, Bilde nuk ka qenë korrekte aspak, madje duke e pasur parasysh faktin që ajo e dinë mirë se minioteti serb ka më së shumti të drejta në botë, se çdo pakicë tjetër.
“Kjo dhe një anëtare e delagcionit të PE-së për marrdhënie me vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë bërë të ditur përmes rrjetit social Tëitter, se kanë dorëzuar në PE këtë projektrezolutë për minoritetin serb që jeton në Kosovë. Eurodeputetja Bilde nuk ka qenë aspak korrekte në deklarimet e saj politike gjoja për “pozitën e keqe të serbëve të Kosovës”, e kur edhe vet ajo e dinë mirë se minoritetet serbe, i cili po rebelohet ka më shumë të drejta se çdo minoritet tjetër në botë. Nëse Bilden mendon se Kosova ka tokë për t’i dhënë serbëve ajo gabohet, se shumë gjatë Serbia na mbajti nën okupim, se Serbia pikërisht me tokat e huaja dhe ato shqiptare e zgjeroi territorin e saj shumëfish”, shtoi Mulliqi.
Më tej potencoi se përveç kësaj, kritika e Bildenit ishte se pse nuk u lejua referendumi i Serbisë në Kosovë, e që Sipas Mulliqit, ajo po harron se Kosova është shtet i pavarur e sovran.
Mulliqi thotë se eurodeputeten Bilden nuk duhet ta pranoj logjikën serbomadhe të Serbisë.
“Zonja Bilden duhet të lirohet nga lobimet ekstremiste të lobit serb në Evropë dhe në botë, të cilët po kërkojnë ta kenë edhe një tjetër “republikë serbe” në Kosovë. Kjo nuk do të lejohet nga shqiptarët dhe as nga vendet demokratike të botës. Ajo bëri edhe një kritikë se pse nuk u lejua referendimi i Serbisë në Kosovë. Zonja Bilden sikur “harron” se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, që e ka pranuar edhe Franca, dhe nuk lejon shtet mbi shtet. Bilden duhet të mos e pranojë logjikën serbomadhe të Serbisë dhe të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Rusia dhe Serbia janë duke provokuar luftë në Ukrainë dhe në Kosovë. Praktikat e vjetra të politikave pushtuese nuk do të kalojnë nëse kanë kaluar dikur”, thotë ai.
Sipas tij, Bilden deklarata e saj ia kushton kishave dhe manastireve serbe, gjë e cila nuk ishte dashur të pranohej kurrë.
“Një pjesë të deklarimit zonja Bilden ia kushton edhe kishave dhe manastireve serbe, dhe eksterritoreve të këtyre kishave, që nuk ishte dashur të pranonte kurrë Grupi i Unitetit në bisedimet me palën serbe, por edhe më vonë. Këto ishin gabime shumë të mëdha të palës shqiptare në bisedimet maratonike me Beogradin zyrtar, të cilat duhet të riparohen. Ajo ka shkruar në Tvitter se “fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita-ditës” dhe se “vendimi i autoriteteve të Kosovës për të refuzuar hapjen e qendrave të votimit për referendumin e Serbisë të mbajtur në janar, ishte skandaloz””, theksoi Mulliqi.
Ai thotë se projektrezoluta përmban zgjidhje për manastiret serbe, madje sipas tij, minioriteti serb nuk duhet të bëhet mashë në duart e Vuçiqit për destabilizimin e Kosovës., por duhet të integrohet.
“Ajo ka shtuar se Projektrezoluta përmban “zgjidhje” edhe për manastiret serbe që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. E thash edhe më lartë në tekst se minoriteti i rebeluar serb, pozitën e tij nuk po ja keqëson Kosova por po ia keqëson politika dashakeqëse për vetë ata, e Beogradit zyrtar. Këta po përdoren nga Vuçiqi për interesa të Serbisë në Kosovë, që është e papranueshme. Minoriteti serb duhet të integrohet, e jo të bëhet mashë në duar të Vuçiqit për rebelime dhe kërcënime për destabilizimin e Kosovës. Dihet se në veri po veprojnë bandat e ndryshme të dirigjuara nga Beogradi, të cilat në mënyrë të pandalshme po punojnë për ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu, që është e pa pranueshme për shqiparët”, thotë Mulliqi
Më tej shtoi se mendimet e Bilde-nit nuk janë qëndrime të Francës, ndërsa brengosje për serbët në Kosovë, Mulliqi thekson se janë politikat hegjemoniste, gjë që e dine edhe Bilden.
“Dua të besojë se mendimet e zonjës Bilden dhe Projektrezoluta e saj nuk janë qëndrime zyrtare të Francës. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë tolerant ndaj monumenteve të kultit të të gjitha konfesioneve fetare, kështu edhe ndaj atyre serbe në Kosovë. Brengosje për minoritetin serb në Kosovë janë politikat dhe logjikat hegjemoniste të Serbisë nga të cilat kurrë deri më sot nuk u liruan. Këtë gjë zatën e dinë mirë edhe zonja Bilde-n. Një Projektrezolutë e tillë mendoj se nuk do të kalojë, në të kundërtën është dhe do të ishte shumë e padrejtë”, përfundon Skënder Mulliqi.