BE-ja nuk ka strategji se si të përmbyllen bisedimet Kosovë-Serbi

Politika

BE-ja nuk ka strategji se si të përmbyllen bisedimet Kosovë-Serbi

Nga: A.Z Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:09
Kurti dhe Vuçiq

Gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, takuan dje Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, një ditë pas këtij takimi, përmes një postimi në rrjetin social Twitter deklaroi se me kryeministrin Kurti dhe ministren Gërvalla diskutuan për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë takim e komentoi analisti Faton Mehmeti, i cili në një prononcim për “Bota sot”, deklaratën e Borellit e sheh si retorik, madje sipas tij, BE-ja nuk ka peshë në përmbylljen e dialogut.

Image
Faton Mehmeti

Tutje u shpreh se Kosova asnjëherë nuk është treguar pengesë e procesit të dialogut, vetëm se ka shprehur qëndrimet për ta vazhduar.

“Deklarata e z.Borell më tepër më duket si retorikë se sa shteg për të dal nga ngërçi i dialogut. Në këtë kuptim nuk shoh diçka të re nga ato që jemi mësuar deri tani, e që kryesisht kanë pasur të bëjnë me deklaratat politike. Por, BE-ja nuk ka ndonjë strategji, plan konkret dhe mbi të gjitha duket se as peshë për të përmbyllur procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Ndërkohë që Kosova ka shprehur disa herë qëndrimin e vet për të vazhduar dialogun, pra nuk është treguar penguese e këtij procesi. Kështu, që nuk më ngjan risi deklarata e z.Borell për procesin e dialogut, retorikë politike e njohur pa peshë dhe vizion”, thekson Mehmeti.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat