Rusia praktikisht e ka filluar pushtimin e Ukrainës në orët e hershme të mëngjeit të ditës së martë. Tensionet diplomatike nga ky fillim pushtimi kanë vazhduar gjatë gjithë ditës, ndërsa Putini nuk është ndalur në agresivitetin e tij dhe të Rusisë. Ai e ka shpallur inekzistente Marrëveshjen e Minskut, e bërë pas pushtimit rus të Krimesë, më 2014.
SHBA-ja e ka shpallur fillim të pushtimit rus të Ukrainës, duke paralajmëruar se qëllimi kryesor i Putinit është pushtimi i plotë i Ukrainës.
Perëndimi ka filluar reagimet praktike. SHBA-ja ka shpallur disa sanksione, sikurse edhe Britania e Madhe, kryesisht në aspektin financiar, ndërsa Gjermania e ka anuluar certtifikatën për gazin rus,
Tensionet, tashmë edhe me lëvizje pushtuese të Rusisë ndaj Ukrainës, po vlerësohen si rrezik për destabilizimin e Evropës, por edhe të disa shteteve të Ballkanit.
Serbia, e cila Rusinë e ka krah të fortë, ka për synim destabilizmin e Bosnjes, e hiq më pak edhe të veriut të Kosovës.
Ndikimi rus në Ballkan nëpërmjet Serbisë po rritet
Për këtë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte pjesëmarrëve e Konferencën e Sigurisë në Mynih së bashku me liderët botërorë, ka thënë se, gjatë tri ditëve në këtë Konferencë, në të gjitha këto organizime si dhe takime e diskutime bilaterale, Kosova përçoi mesazhin se është shembull i shkëlqyeshëm i kontributit për paqe e stabilitet në rajon, duke kryer njëkohësisht një sërë reformash brenda vendit, të cilat po përkrahen fuqishëm nga qytetarët, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
“Përkushtimin tonë në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike, përtej aspektit deklarativ, po e dëshmojmë me veprime konkrete, prandaj është imperative që e ardhmja e vendit tonë në këto struktura të garantohet duke pasur parasysh ndikimin çdo ditë e më të madh të Rusisë, nëpërmjet Serbisë që ka për qëllim destabilizimin e rajonit”, është shprehur ajo në një postim në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Shqetësohet Borrell
Gjithashtu edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në Bosnje e Hercegovinë.
Borrell i paralajmëroi udhëheqësit e tjerë në Konferencën e Sigurisë, që u mbajt në fundjavë në Mynih të Gjermanisë, se situata në Bosnje është “më shqetësuese se kurrë”.
Bosnja tashmë është e ndarë në Federatën Boshnjako-Kroate dhe në entitetin e mbizotëruar nga serbët, i njohur si Republika Serbe.
“Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tendencat devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, ka thënë Borrell.
Mirëpo, ndikimi rus në Serbi vazhdon e rritet nga dita në ditë.
Rritja e ndikimit rus
Gjatë kësaj jave Serbinë e vizitoi shefi i shërbimeve të sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev.

E këtë vizitë të tij, analisti Agon Maliqi e sheh si presion për ta hapur një front të ri destabilizimi në rajon.
Ai shkruan se synimi i kësaj vizite është “presioni ndaj Beogradit për ta hapur një front të ri destabilizimi në rajon, mbi të gjitha për ta përkrahur nismën e Dodikut për zhbërjen e Bosnjes”.
Agon Maliqi
“Nëse vazhdon t’i rezistojë këtij presioni në këtë moment thyerjesh të mëdha gjeopolitike, pikët e fituara nga Vuçiq në Perëndim, veçanërisht në SHBA, janë të larta. Nëse u hyn aventurave, e djeg gjithë mundin diplomatik të një dekade. Në cilëndo rrethanë dhe sido që të zhvillohet, ky konflikt mes perëndimit dhe Rusisë do ta ridefinojë kontekstin e sigurisë në Evropë, ku Rusia e sheh fatin e Ballkanit dhe atë të ish shteteve Sovjetike si të ndërlidhura – si sfera interesi me mundësi pazaresh dhe shkëmbimesh”, ka thënë Maliqi, përcjell gazeta “Bota sot”.
Qalaj: Ky është synimi i Rusisë dhe Serbisë!
Anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se, sot jemi dëshmitarë të keqësimit të situastës së sigurisë në Ukrainë, e cila pashmangshëm po shkon drejt luftës.
Rashit Qalaj
“Lufta në Ukrainë dhe pushtimi i saj nga Rusia do të ketë pasoja të mëdha jo vetëm per Ukrainën, por edhe për sigurinë evropiane në përgjithësi si dhe mendoj unë që do të ndikojë direkt në infrastrukturën globale të sigurisë, gjithmonë duke pasur parasysh që Rusia është njëra ndër vendet kyçe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thotë Qalaj për gazetën “Bota sot”.
Deputeti thotë se, Rusia është duke bërë përpjekje që krahas Ukrainës të ndikojë sa më shumë në destabilizimin e situates së sigurisë edhe në vendet e Ballkanit perëndimor e sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Kjo fare lehtë mund të shihet nga përkrahja që Rusia i jep forcave destruktive në Bosnjë (pjesa serbe e Bosnjës) dhe haptas përkrah Dodikun dhe përpjekjet e tij për ndarje nga BH. Po ashtu është pikërisht Rusia, e cila është duke e bojkotuar haptazi përfaqësuesin e lartë për bosnjën zotin Schmidt dhe me këtë ajo dëshiron që ta zvogëloj ndikimin e Perëndimit në Bosnje, dhe po ashtu ta pengoj Bosnjën që të punoj drejt antarsimit në NATO. Po ashtu Rusia është kundër ndërprerjës së misionit ushtarak të BE-së në Bosnje, gjithmonë duke e ditur që ky është një mision mjaft i dobët për nga kapaciteti për mbrojtjen e kufijve të Bosnjës”, thekson ai.
Kjo sipas tij, në rastin e Ukrainës, po ashtu edhe në rastin e Bosnjës qëllimi kryesor është që këto vende t’i mbajë sa më larg NATO-s.
“Të njëjtat qëllime i ka edhe në Mal të Zi, duke përdorur indirekt shtetin serb dhe ndikimin e saj tek popullata serbe në Mal të Zi që ky vend të destabilizohet sidomos këto ditë që Mali i Zi është pa qeveri dhe ende nuk dihet se a do të ketë ndonjë qeveri të pakicave apo do të shkohet në zgjedhje parlamentare. Synimi i Rusisë dhe Serbisë do të jetë pengimi i formimit të qeverisë së re të Malit të Zi nga pakicat kuptohet me protesta dhe manifestime të ndryshme në mënyrë që ta detyrojnë presidentin e Malit të Zi që t’i shpallë zgjedhjet”, thotë ai.
Deputeti shton se, Rusia po e përdorë edhe Serbinë për destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë.
“Sidomos do të jetë e rëndesishme perioda kohore gjatë muajit prill kur në Serbi do të mbahen zgjedhjet, dhe unë mendoj që do të bëjnë përpjekje për instrumentalizimin e komunitetit serb sidomos në veri të vendit, mirëpo edhe në lokacionet tjera ku jeton komuniteti serb që të organizoj protesta të ndryshme dhe padëgjushmëri qytetare në rast se Qeveria e Kosovës nuk i lejon këto zgjedhje që të mbahen në Kosovë”, përfundon deputeti Qalaj.
Shala: Strukturat ruse dhe serbe të forcuara
Ndërsa, eksperti i sigurisë Drizan Shala pohon se, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikolai Patrushev vizitoi Beogradin në vitin 2016 , 2017, 2018 si dhe në vitin 2019 ku Shërbimi Inteligjent serb diktoi një aktivitet të Shërbimit Rus brenda territorit të tij, respektivisht brenda ushtrisë serbe.
Drizan Shala
“Pra, kjo tregon se Rusia që nga viti 2016, përjashto vitin 2019 dhe 2020 si pasojë e Covid-it që zyrtarisht nuk dihet që ka patur vizitë të nivelit të tillë në Beograd apo në Moskë, ka pasur aktivitete në Serbi. Ky është një indikacion që strukturat e sigurisë së Rusisë janë tejet prezente për të forcuar bashkëpunimin e dy vendeve për interesat e tyre ekspansioniste të Serbisë në territoret e ish shteteve të RSFJ-së si dhe Rusia të mund të jetë brenda orbitës së teorisë së lavjerrësit ku me një këmb është në pengimin e anëtarsimit të vendeve të Ballkanit në BE dhe zgjerimit të NATO-s në vendet e Ballkanit si dhe të bëj presion ndërkombëtar për interesat e saja në pjesën e Detit të Zi”, thekson ai.
Ai shton se, nëse mirret përbazë fakti që kemi një destabilizim në aspektin politik në Bosnje me Republikën Serbe, në Mal të Zi, ku si rrugëdalje ka një qeveri të pakicës dhe shtimit të presionit të subjekteve pro serbo-ruse, një Maqedoni e Veriut e cila ka një pengesë të quajtur Bullgari në rrugëtimin e saj drejt BE-së, dhe në fund procesi ende i pa përfunduar i raporteve shtet me shtet të Kosovës me Serbinë, lë hapësirë që propabiliteti të jetë i lartë, i aktiviteteve të shërbimeve informative të Rusisë në hapësirën e Ballkanit duke shfrytëzuar infrastukturën e shërbimit serb.
Ai thekson se institucionet e Kosovës ato politike kanë ngritur shqetësimin e tyre në arenën ndërkombëtare sa i përket interferimit të krizës së Ukrainës në nivelin e sigurisë në nivel të rajonit me theks të veçantë të Kosovës në procesin e dialogut.
“Ndërsa, mekanizmi i sigurisë së Kosovës që për fushëveprimtari ka detektimin e çdo aktiviteti të mundshëm të shërbimeve armike kundër sigurisë nacionale të vendit, të iniciojë nëse nuk e kanë bërë deri më tani një bashkëpunim me Qendrën e Inteligjencës dhe Situatës së BE-së (EU INTCEN), ku dihet që shtetet anëtare të BE-së janë pjesë e kësaj qendre duke shkëmbyer informacione që për synim kanë sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, por edhe të Evropës në përgjithësi dhe një anëtarësim / bashkëpunim i mekanizmit të sigurisë së Kosovës në këto institucione do të mund të sillte informacione tejet të rëndësishme të strukturave ruse qoftë në Evropë, siç ishte rasti me aktivitetet në Suedi të SVR- Ruse dhe mënyrës së veprimit të tyre apo edhe në Ballkanin perëndimor duke luftuar dhe penguar çdo tentative të mundshme përmes bashkëpunimit reciprok në shkëmbim të informacioneve”, potencon Shala.