Shqipëria komuniste dekoroi figura antishqiptare - Shqipëria e Edi Ramës nuk i tërheq ato

Politika

Shqipëria komuniste dekoroi figura antishqiptare - Shqipëria e Edi Ramës nuk i tërheq ato

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 23 shkurt 2022 Në ora: 08:37
Edi Rama

Shqipëria komuniste me në krye diktatorin Enver Hoxha kishte dekoruar me dekorata të veçanta përfaqësuesit e Jugosllavisë me qëndrime anti-shqiptare si Aleksandër Rankoviçin, Dushan Mugoshën, Svetozar Vukmanoviç Tempon, Milladin Popoviçin etj.

Këto dekorata nuk u tërhoqën asnjëherë nga shteti i Shqipërisë, as në kohën e komunizmit dhe as të demokracisë.

Ditë më parë, Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka paraqitur pyetje për shtetin shqiptar rreth dekoratave që ua kishte dhënë diktatori Enver Hoxha disa personaliteteve serbe me qëndrime anti-shqiptare.

Tali shkroi në profilin e tij në Facebook, për ngjarjen që kishte ndodhur më 5 shtator të vitit 1945, ndërsa mes të dekoruarve ishin Rankoviçi, Mugosha, Tempo etj.

Këto dekoratat, me të cilat Enver Hoxha i dekoroi Aleksandër Rankoviçin, Dushan Mugoshën, Svetozar Vukmanoviç Tempon dhe disa tjerë, me 5 shtator të vitit 1945, Republika e Shqipërisë kur do t'ua heq për shkak të veprimtarisë së tyre antishqiptare?!”, ka pyetur Tali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat