Lufta në Ukrainë, Serbia në aleancë me Rusinë/A do ta shpërbëjë Bosnjën?!

Politika

Lufta në Ukrainë, Serbia në aleancë me Rusinë/A do ta shpërbëjë Bosnjën?!

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 23 shkurt 2022 Në ora: 08:57
Ukrainë

Ukraina është bërë epiqendra e politikës botërore nga pushtimi rus, i urdhëruar nga Putini. Dy krahinat, të cilat ishin në luftë ndërmjet seperatistëve rus të ndihmuar nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase, që përpiqeshin t’i vënin nën kontroll.

Luftimet nga 2014-ta nuk ishin ndalur kurrë, dhe vlerësohet se mbi 14 mijë veta kanë vdekur, pavarësisht të dy marrëveshjeve për armëpushim, të njohura si traktatet e Minskut I dhe II (2014 e 2015).

I gjithë Perëndimi është bashkuar, për ta bërë Rusinë të tërhiqet nga pushtimi i nisur i Ukrainës, me dy krahinat seperatiste, Luhan dhe Donetsk.

Rreziku për Bosnjën

Kjo situatë ka alarmuar dhe po ndikon në të gjithë botën. Derisa shtetet perëndimore dhe SHBA-ja, kanë filluar vendosjen e paralajmëruar të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë.

Por, në mes të kësaj krize që ka kapluar botën, përfaqësuesi i lartë evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka tërhequr vërejtjen për mundësinë e shpërbërjes së Bosnje e Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat