Çfarë u diskutua në Bruksel pas 11 orëve bisedime?

Politika

Çfarë u diskutua në Bruksel pas 11 orëve bisedime?

Nga: A.Z Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 23:00
Foto nga takimi

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur takimeve të fundit të dialogut që u mbajt të martën në Bruksel.

Ai ka thënë se pas 11 orëve bisedime të vështira dje, janë afër që të arrijnë marrëveshje për disa çështje.

“Pas 11 orëve bisedime të vështira dje, jemi afër të arrijmë marrëveshje për disa dokumente. Por, siç ndodh shpesh, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajçak

Lidhur me këtë, analisti politik Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se duke e pasur parasysh hezitimin e Serbisë për ta pranuar Kosovën si të barabartë, duhet që të kemi rezerva për zbatueshmërinë e përmbajtjeve.

“Në kuptimin parimor, çdo marrëveshje si alternativë e mosmarrëveshjes është pozitive. Megjithatë, kur flasim për marrëveshjet më mes të Kosovës dhe Serbisë, çdoherë duhet patur rezerva, qoftë mbi përmbajtjen, qoftë edhe për zbatueshmerinë e tyre. Ketë duke pasur parasysh mosgatishmerinë e Serbisë për ta pranuar Kosovën si partner të barabartë në tavolinë, respektivisht hezitimit të nënshkrimit të marrëveshjeve në të cilat përcaktohet qartë subjektiviteti shtetëror i Kosovës”, tha ai.

Image
Leon Duhanaj

Më tej potencoi se marrëveshjet e tilla nuk tregohen të efektshme, por pasi po promovohet si e suksesshme atëherë, sipas Duhanaj, kjo lë hapësirë për dykuptimësi.

“Marrëveshje të cilat lënën hapësirë për dykuptimësi, përpos të shfrytëzimit të qeverive respektive për konsum të brendshëm, nuk kanë treguar të jenë edhe të efektshme në zbatueshmërinë e tyre. Me qenë se nuk kam të njohur përmbajtjen e kësaj marrëveshje, nuk mund të them me saktësi se kush çfarë fiton, por duke pasur parasysh faktin që të dyja palët e promovojnë si të suksesshme, lë hapësirë për dykuptimësi. Sido që të jetë, në parim me marrëveshje do të duhej të fitonin të dyja palët sepse vetëm duke u marrë vesh, mund edhe të ecim përpara”, shtoi Duhanaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat