Serbisë i shuhet ëndrra për ta okupuar veriun e Kosovës – analistët flasin nëse lufta e Ukrainës prek vendin

Politika

Serbisë i shuhet ëndrra për ta okupuar veriun e Kosovës – analistët flasin nëse lufta e Ukrainës prek vendin

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 24 shkurt 2022 Në ora: 12:46
Polici i Kosovës

Rusia sot e ka filluar një pushtim të plotë të Ukrainës, pasi dy ditë më parë e kishte nisur pushtimin e dy krahinave Donetsk dhe Luhan.

E enjtja e zgjoi Ukrainën nga shpërthimet e shumëfishta në shumë qytete të Ukrainës, dhe sulmit tokësor rus në krahinën, joadministrative Donbas.

Ankthin që europianët donin ta shmangnin tashmë ka filluar. Diktatori rus Putin, pas njohjes së dy republikave separatiste Donetsk dhe Luhan, dhe futjes së trupave atje, pas mesnatës kishte urdhëruar një sulm të përgjithshëm në Ukrainë.

Trupat ruse që prej muajsh e kishin rrethuar në tria anët Ukrainën në 3 vende të ndryshme duke e rrethuar Ukrainën, përveçse nga pjesa e saj perëndimore.

Braktisja e Ukrainës

Kjo krizë që ka kapluar gjithë botën padyshim që mendimi se Serbia mund të mendoj të prek veriun e Kosovës është e pashmangshme.

Mirëpo, është Qeveria e Kosovës ajo e cila në vazhdimësi cek që ka nën kontroll sigurinë e vendit.

Është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 13 shkurt u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që “të largohen sa më parë nga Ukraina” në mesin e frikës për një pushtim nga Rusia.

Rikujtojmë se në rajonin e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që përkohësisht të lëshojnë Ukrainën po ashtu.

Mirëpo në lidhje se si duhet të veproj Kosova në këtë situatë që gjendet kanë folur profesor dhe analist politik për “Bota sot”, të cilët u shprehën se vendi duhet të jetë në gatishmëri për çdo situatë që mund të vjen nga kriza e Ukrainës.

Kuçi: Kosova ka mbrojtjen e faktorit ndërkombëtar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat