Kosova ta refuzojë çdolloj asociacioni monoetnik, dhe me kompetenca ekzekutive!

Politika

Kosova ta refuzojë çdolloj asociacioni monoetnik, dhe me kompetenca ekzekutive!

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 25 shkurt 2022 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Asociacioni duhet të formohet, i mbetet Qeverisë së Kosovës (institucioneve) të vendosin për të”, ka deklaruar ditë më parë Emisari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kur ka raportuar në Nënkomisionin për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë në kuadër të Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Lidhur këtë ҫështje, kryeministri Albin Kurti ka përsëritur sërish qëndrimin se nuk mund të ketë asociacion të komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se, Serbia ka refuzuar propozimet e Kosovës të cilat thotë se i bëri gjatë dy takimeve, të ndërmjetësuara nga BE-ja, me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiqin në Bruksel.

Unë kam qenë shumë aktiv në bisedimet e zhvilluara në Bruksel me presidentin e Serbisë – edhe më 14 qershor edhe më 19 korrik të vitit të kaluar. Unë kam bërë propozime, njëri ka qenë për reciprocitetin e të drejtave të pakicave dhe kam marrë shembullin që Serbia ka në territorin e saj ku krijon këshillat nacionale për pakicat kombëtare dhe kemi thënë që nëse Serbia mjafton që kjo është e mjaftueshme për pakicat kombëtare po e zbatojmë edhe ne në Kosovë. Reciprociteti është parim i shëndoshë i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Është refuzuar”, vlerëson ai.

Mirëpo, ҫfarë asociacioni dhe me ҫfarë kompetenca janë të gatshëm shqiptarët ta pranojnë?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat