Ukraina është mobilizuar në gatishmëri për rezistencë ndaj një sulmi gjithëpërfshirës nga Rusia. Presidenti Zelenski ka urdhëruar edhe forcat rezervë të jenë në gatishmëri lufte, ndërsa e ka shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme.
SHBA-të, Britania e Madhe, BE-ja dhe vende të tjera kanë filluar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe priten sanksione më të ashpra.
Veprimet e Rusisë janë dënuar ashpër nga shumë vende, me liderët perëndimorë që vendosën sanksione që të martën, posa Putini kishte urdhëruar futjen e trupave ruse në krahinat Luhan dhe Donetsk, ndërsa Gjermani ishte më radikale me ndalimin e rrjedhës së gazit, Nord Stream II.
Presidenti amerikan Biden po vazhdon me zotimin se Shtetet e Bashkuara do të sanksionojnë shumë më fuqishëm institucionet financiare dhe oligarkët e Rusisë.
Bashkimi Evropian sanksionoi gjithashtu 351 ligjvënës rusë që votuan për njohjen e rajoneve të shkëputura dhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi sanksione kundër pesë bankave ruse dhe tre oligarkëve rusë.

Rusia e Putinit po vazhdon të bëjë propagandë të fuqishme kundër Perëndimit, deri në abuzimin retorik me rastin e Kosovës, të çliruar nga Perëndimi pas gjenocidit të përsëritur serb ndaj shqiptarëve.
Mirëpo, padyshim që kjo situatë e tensionuar në këtë pjesë të botës, po vlerësohet se mund të ndikojë jo pak në Kosovë, por edhe në Shqipëri.
Mirëpo, a është e rrezikuar Shqipëria si ish vend i paktit të Varshavës, bazuar në letrën e Ministrisë së Jashtme Ruse, dhe ambiciet e diktatorit Putin?
Shala: Shqipëria duhet të jetë e gatshme për të reaguar ndaj situatës Ukrainë-Rusi
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Drizan Shala
Ai u shpreh se Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe duhet të jetë në gatishmëri që të vëzhgoj situatën e Ukrainës dhe Rusisë dhe të reagoj.
“Shqipëria si pjesë e NATO-s duhet që vetëm të përfill protokollin e sigurisë kolektive duke rritur gjendjen e gatishmërisë sipas informacioneve që kanë shtetet e NATO që janë duke përcjellur dhe vëzhguar situatën në Ukrainë dhe Rusi”, u shpreh ai.
Shala më tej thotë se të gjitha vendet e NATO duhet të jenë të gatshëm për Ukrainën.
“Shqipëria si dhe vendet tjetra të cilët janë pjese e NATO duhet që të ngriten gjendjen e gatishmërisë por assesi një kërcënim të drejtpërdrejt meqë kërcënimi është drejtuar drejtë NATO- së e jo Shqipërisë”, thotë Shala për “Bota sot”.
Kapiti: Shqipëria mund të kërcënohet nga Rusia
Ndërsa, analisti politik, Skënder Kapiti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Shqipëria ka qenë anëtare e Traktatit të Varshavës, mirëpo që ka dalur nga ky traktat dhe sot ajo mund të jetë e kërcënuar nga Rusia.
Skënder Kapiti
“Shqipëria dikur ka qenë anëtare e Traktatit të Varshavës të drejtuar nga ish Bashkimi ruso-sovjetik. Shqipëria doli nga ai traktat shumë kohë para se të shembej komunizmi lindor, por që Perëndimi europian u tregua i paaftë e ndoshta u tregua edhe i pabesë si gjithmonë me shqiptarët pasi nuk bëri as përpjekjen më të vogël për ta anëtarësuar që atëherë Shqipërinë në NATO.
Sot as që bëhet fjalë se Shqipëria mund të kërcënohet nga Rusia, pasi Shqipëria falë SHBA-ve kryesisht, dhe Turqisë është anëtare e NATO-s, dhe ajo tjetra më e mira dhe më e sigurta janë faktet se Shqipëria ka dy aleatë besnikë strategjikë, ka dy shtete që janë lidere të NATO-s e që janë SHBA-të dhe Turqia, që janë po këto dy shtete të NATO-s që e sulmuan seriozisht Serbinë në kohën e luftës së Kosovës, në vitin1999”, thotë ai.
Pengesa për ekspansionin sllavo-rus në Ballkan
Më tej, analisti thotë se nëse shqiptarët janë të rrezikuar nga lufta atëherë padyshim që amerikanët janë përkrah tyre.
“Këtë duhet ta dinë mirë edhe turkofobët serbofilë, sepse pas shqiptarëve në rast lufte ata të cilët do të luftojnë përkrah shqiptareve janë amerikanët dhe turqit. Turqia mbështet shqiptarët në Ballkan sepse në Turqi ka rreth 5 milionë qytetarë shqiptarë dhe me origjinë shqiptare, të cilët ia imponojnë shtetit turk që të mbështesin Shqipërinë e Kosovën. Aleat kryesor dhe strategjik në NATO për SHBA -të është Turqia, pasi Turqia ka pozicionin kyç në Dardanele, dhe kjo ia ka bërë të pamundur Rusisë kontrollin në Detin Mesdhe, sepse po të mos jetë Turqia kush do e kishte penguar Rusinë daljen dhe zotërimin e Mesdheut, mos vallë Italia apo Greqia”, theksoi Kapiti.
Në fund ai potencoi që është fat i madh që shqiptarët kanë aleat strategjik superfuqinë botërore, SHBA-në dhe aleat besnik të përhershëm në rajon.
“Është fat i madh që shqiptarët kanë aleat strategjik superfuqinë botërore, SHBA, dhe aleat besnik të përhershëm në rajon shtetin turk. Kjo është e vërtete dhe e ka treguar edhe historia pasi disa ditë pas angazhimit të SHBA dhe të NATO-s në luftën e Kosovës, Rusia kërkoi që të dërgonte një flotë detare në Detin Adriatik, por ushtria turke në Dardanele nuk e lejoi kalimin e Flotës luftarake ruse që të dalë në Adriatik”, përfundoi Kapiti për “Bota sot”.