Ukraina është mobilizuar në gatishmëri për rezistencë ndaj sulmit gjithëpërfshirës nga Rusia.
Presidenti Zelenski ka urdhëruar edhe forcat rezervë të jenë në gatishmëri lufte, ndërsa e ka shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme.
Veprimet e Rusisë janë dënuar ashpër nga shumë vende, me liderët perëndimorë që vendosën sanksione që të martën, posa Putini kishte urdhëruar futjen e trupave ruse në krahinat Luhan dhe Donetsk, ndërsa Gjermani ishte më radikale me ndalimin e rrjedhës së gazit, Nord Stream II.
Mirëpo, padyshim që kjo situatë e tensionuar në këtë pjesë të botës, po vlerësohet se mund të ndikojë jo pak në Kosovë, por edhe në Shqipëri.
Mirëpo, a është e rrezikuar Shqipëria si ish vend i paktit të Varshavës, bazuar në letrën e Ministrisë së Jashtme Ruse, dhe ambiciet e diktatorit Putin?
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/27/auto_auto_drizan_shala16029385311645970693.jpg)
Ai u shpreh se Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe duhet të jetë në gatishmëri që të vëzhgoj situatën e Ukrainës dhe Rusisë dhe të reagoj.
“Shqipëria si pjesë e NATO-s duhet që vetëm të përfill protokollin e sigurisë kolektive duke rritur gjendjen e gatishmërisë sipas informacioneve që kanë shtetet e NATO që janë duke përcjellur dhe vëzhguar situatën në Ukrainë dhe Rusi”, u shpreh ai.
Shala më tej thotë se të gjitha vendet e NATO duhet të jenë të gatshëm për Ukrainën.
“Shqipëria si dhe vendet tjetra të cilët janë pjesë e NATO duhet që të ngriten gjendjen e gatishmërisë por assesi një kërcënim të drejtpërdrejt meqë kërcënimi është drejtuar drejtë NATO- së e jo Shqipërisë”, thotë Shala për “Bota sot”.