Lufta në Ukrainë / A mund ta përshpejtojë hyrjen e Kosovës në Bashkimin Europian

Politika

Lufta në Ukrainë / A mund ta përshpejtojë hyrjen e Kosovës në Bashkimin Europian

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 28 shkurt 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Edhe pse gjendet në kontinentin e Evropës, Kosova sipas procedurave të kërkuara është ende shumë larg, që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që presin hyrjen në BE më së afërti është Serbia, e cila e ka të vetmen pengesë kryesore njohen e Kosovës. Ndërsa, sipas kushteve të përparimit në bisedimet e anëtarësimit vijojnë Mali i Zi, pastaj Maqedonia e Veriut, që është frenuar nga refuzimi prej Bullgarisë, e vetëm pastaj në radhë është Shqipëria, dhe pas saj, Moldavia, ndërsa Kosova tek tani pritet të fillojë procedurat e hapjes së negociatave të paraanëtarësimit.

Sipas procedurave në zbatim nga BE-ja, nëse ndiqen në mënyrën si janë ndekur deri më tash, ku ka pasur edhe një hezitim nga vendet e BE-së, veçanërisht s Franca, anëtarësimi në dekadën e fundit ka pasur një ngadalësim të madh.

Por, si mund të përshpejtohen procedurat?

Në të kaluarën, për vendet e dalura nga ndikimi i fuqishëm i Bashkimit Sovjetik, si për Rumaninë, Bullgarinë etj., u aplikuan lehëtësime në procedura, si për anëtarësim në BE po ashtu edhe në NATO.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat