A duhet ta mbyllë Kosova zyrën e Rusisë në Prishtinë?!

Politika

A duhet ta mbyllë Kosova zyrën e Rusisë në Prishtinë?!

Armira Shaqiri  Nga Armira Shaqiri Më 28 shkurt 2022 Në ora: 17:21
Zyra e Rusisë në Prishtinë

Që nga viti 2005 është hapur Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë. Madje siç raportohet dhjetëra diplomatë rus kanë qenë me mision në Prishtinë.

Kur u hap kjo zyrë, atë kohë prezent ishte edhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

Por, në gjithë këto vite sa funksionon Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, ka ushtruar aktivitete kryesisht të heshtura.

Rasti i fundit që mori vëmendjen Zyra Ndërlidhëse Ruse ishte vitin e kaluar kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi për shpalljen persona “non-grata” të dy diplomatëve rus që punonin për këtë zyre.

Lufta në Ukrainë e nisur me pushtimin nga Rusia, ka alarmuar botën duke i shtyrë vendet përparimtare që t’i vendosin sanksione shtetit rus. Këtë e kanë bërë thuaja të gjitha shtetet europiane përveç Serbisë, e cila ka thënë se e dënon sulimin por nuk i mbështet sanksionet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat