A po i vjen fundi Edi Ramës? Analistët flasin për sfidën e radhës nga situata Ukrainë – Rusi

Politika

A po i vjen fundi Edi Ramës? Analistët flasin për sfidën e radhës nga situata Ukrainë – Rusi

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 28 shkurt 2022 Në ora: 19:25
Edi Rama

Lufta në Ukrainë, e cila po reziston fuqishëm ndaj pushtimit të Rusisë po vazhdon ta mbajë Europën në ankth. Shqiptarët ende po hezitojnë se çfarë duhet të bëjnë për ta pasur të qartë fatin e vet në këtë situatë të re, dramatike dhe tragjike për ukrainasit.

Pak shtete në botë nuk i kanë dënuar përpjekjet e Rusisë për pushtimin ushtarak të Ukrainës. Europa, SHBA-të dhe disa vende të tjera janë zotuar se do ta ndihmojnë në të gjitha mënyrat, por pa dërguar trupa, Ukrainën.

Presidenti i saj, tashmë një hero europian, u ka bërë thirrje vullnetarëve nga e gjithë bota, që t’i bashkohen ukrainasve për t’i mundur rusët.

Sanksione të ashpra ekonomike kanë ndërmarrë SHBA-ja, BE-ja dhe vende të tjera, përfshirë Japoninë. BE-ja i ka premtuar 450 milionë ndihma ushtarake ukrainës, të cilat përfshijnë edhe blerjen e aeroplanëve luftarakë.

Në shenjë përkrahje për ukrainasit janë mbajtur protesta masive që filluan në Gjeorgji, vazhduan në Gjermani, Itali, Çeki e Turiq, si dhe në vende të tjera, ndërsa në Rusi, sipas mediave raportohet se janë arrestuar rreth gjashtë mijë protestues, që po e kritikojnë Putinin dhe përpjekjet ushtarake që edhe me përdorim të armëve bërthamorë ta realizojë qëllimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat