Qarri: Ditët në vijim do të jenë vendimtare për fundin e Ramës

Politika

Qarri: Ditët në vijim do të jenë vendimtare për fundin e Ramës

Nga: M.H. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 20:56
Edi Rama

Kriza në Ukrainë po vazhdon të mbetët prezente në gjith botën. 

Të përfshirë në këtë situatë padyshim që mbetët edhe shqiptarët, përcjell "Bota sot".

Presidenti i saj, tashmë një hero europian, u ka bërë thirrje vullnetarëve nga e gjithë bota, që t’i bashkohen ukrainasve për t’i mundur rusët.

Kosova dhe Shqipëria poashtu janë gjendur pranë Ukrainës, por ajo që po diskutohet është se Rusia nëpërmjet Serbisë do të provojë ta kërcënojë Kosovën me pushtimin e veriut.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet analisti politik Gani Qarri, i cili u shpreh se nuk është hera e parë që Rama mban anen e Serbisë pasi i njëjti shumëherë ka dalur kundër Kosovës.

Image
Gani Qarri

Qarri përmend disa nga marrëveshjet që Rama përkrahu dhe doli kundër interesave të Kosovës.

Në fakt nuk është hera e parë, e nëse atij i lejohet, nuk do të jetë as e fundit që Edvin Kristaq Rama, merr hapur, pozicion kundër shtetit të pavarur të Kosovës dhe atakon pa asnjë arsye bindëse udhëheqësit e vendit tonë, i cili në fakt nga viti 2018 e këndej, me tërë kapacitetin, ka hy në shërbim të plotë të Serbisë, dhe Aleksandër Vuçiqit, duke akuzuar dhe përlyer pareshtur udhëheqësit e Kosovës, herë pse nuk miratuan ndarjen dhe faljen e veriut të vendit, Serbisë okupatore, e herë pse nuk pranuan minijugosllavinë, në të cilën ai nxiton të hyjë i pari, të ashtuquajtur njëherë si "mini-shengen", tani si "Open Ballkan" e pas pak kohësh ndoshta edhe si "great serbien", në dokumentin themelues të të cilit, mund të figurojë edhe nënshkrimi i Edi Ramës”, u shpreh ai.

Më tej analisti thotë që Rama në vend se të kritikonte Vuçiqin për kërcënimet dhe sjelljet agresive ndaj Kosovës, përmes intervistave televizive i bënte me dije Vuçiqit se ai është në anën e Serbisë.

Madje ishte vet Edvin Rama, ai i cili edhe në shtatorin e vitit të kaluar, kur Serbia pa asnjë shkas dhe arsye, vendosi forca të mëdha ushtarake serbe në kufijtë verior të Kosovës dhe provokonte me fluturime helikopterësh e aeroplanësh ushtarak edhe në brendësi të territorit të Kosovës, duke kërcënuar Kosovën me riokupim, Rama në vend se të kritikonte Vuçiqin për kërcënimet dhe sjelljet agresive ndaj Kosovës, përmes intervistave televizive i bënte me dije Vuçiqit se ai është në anën e Serbisë dhe i dërgonte porosi kryeministrit Kurti, që ti tërheq forcat speciale nga Veriu i Kosovës, përkundër barrikadimit të rrugëve, që ekstremistët serb dhe bandat kriminale të Zvonko Veselinoviqit e Milan Radoijçiqit, me thirrjen e Vuçiqit fillluan të gjuanin edhe granata në objektet e shtetit të Kosovës, kishin bërë bllokimin e rrugëve dhe tentonin mbylljen totale të arterieve rrugore që çojnë në pikat kufitare Bërnjak e Jarinje në Veri të vendit, me qëllim që njëjtë si me 2011, ti atakonin e demolonin ato përsëri”, thotë analisti.

Ndër të tjera, ai shton që nëse tani vepron Rama kundër Kosovës padyshim që do të jetë fundi i tij.

Prandaj nëse Edvin Kristaq Rama, që tanimë edhe gjuhën amtare, pa u konsultuar me askend, kokë më vete dhe pa marrë pëlqimin as pajtueshmërinë e përfaqësuesve të shqiptarëve, jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, na e ka ndarë në tri variante, megjithëse me 1974 ishte rënë dakord nga të gjithë, për unifikimin e të folmes dhe të të shkruarit njëjtë, të gjuhës shqipe, nga të gjithë shqiptarët, i bënë presion Kosovës edhe për kompromise në llogari të Vuçiqit dhe Serbisë hegjemoniste, e cila së fundi i doli krah Rusisë edhe për agresionin që ajo po bën për okupimin e Ukrainës, ky duhet të ishte fundi i Edi Ramës, të paktën sa i takon popullit dhe shtetit të Kosovës”, thotë Qarri për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat