Derisa situata në Ukrainë po vazhdon të jetë e tenisonuar nga Rusia, e gjith bota është ngritur në këmbë për të shuar këtë luftë.
Ukraina edhe pse jo e pajisur me armë aq sa Rusia, po arrinë të mbajë kontrollë shumë mirë situatën.
Në lidhje me luftën që po vazhdon të jetë e tensionuar, gjith shtetet e botës po gjenden krah Ukrainës, e në këtë mes Kosova dhe Shqipëria.
Sipas disa vlerësimeve, pritet që Edi Rama në këto rrethana ta drejtojë trysninë ndaj Kosovës, dhe t’i kërkojë Qeverisë, që t’i bëjë lëshime Serbisë në bisedimet në Bruksel.
Profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që lufta e Rusisë me Ukrainën do të arrijë ta sjellin Ramën kundër Serbisë pasi do të detyrohet të kthehet krah Kosovës për shkak të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë, Edi Ramës jo që ia ka prishur të gjitha planet e Ballkanit të hapur serb, po veç më nuk guxon t'u nënshtrohet presioneve serbe ndaj kompromiseve dialoguese të Kosovës ndaj Serbisë. Lufta ruse-ukrainase do të jetë shkak që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama t'ia kthejë shpinën presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit për t'iu kthyer realitetit të dialogut të Kosovës me Serbinë, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e detyron Ramën që të mohojë qëllimet politike e strategjike serbo-ruse në Ballkanin Perëndimor”, thekson profesori.
Mehazi thotë që nëse kryeministri Edi Rama dorëzohet para presioneve serbe kundër Kosovës, atëherë që tani mund të themi se karriera politike e Edi Ramës do të ketë fund të turpshëm.
“Presionet shumë më të mëdha ndaj Edi Ramës do të jenë nga fuqitë e mëdha: SHBA-ja, BE-ja e NATO-ja, për të dalur kundër Serbisë e në përkrahje të Kosovës sesa presionet, kompromiset e pakuptimta serbe ndaj dialogut me Kosovën. Nëse kryeministri Edi Rama dorëzohet para presioneve dialoguese serbe kundër Kosovës, atëherë që tani mund të themi se karriera politike e Edi Ramës do të merr fund të turpshëm. Budallallëku më i madh politik i Edi Ramës do të ishte sikur ta përkrahë Serbinë e Rusinë e ta tradhtonte Kosoven, NATO-n, BE-në e SHBA-në”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.