FSK-ja duhet të armatoset me armë të rënda, helikopterë..

Politika

FSK-ja duhet të armatoset me armë të rënda, helikopterë..

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 1 mars 2022 Në ora: 07:55
FSK

Lufta në Ukrainë tashmë ka thyer shumë tabu politike, ushtarake dhe ekonomike, e madje edhe ligjore.

Disa vende si Gjermania e kishin të kufizuar zhvillimin e armatimit, dhe armatosjen e ushtrisë në nivel konkurrence, por ajo tashmë ka ndarë përnjëherë 100 miliardë euro, dhe ka rritur shpenzimet vjetore për ushtri, mbi 2% të Prodhimit të Përgjithshëm.

Shumë vende europiane kanë vendosur t’i dërgojnë armatime të sofistikuara dhe të tjera Ukrainës.

Ndërkohë, që tensionet janë në rritje nga kërcënimet ruse, përfshirë rritjen e gatishmërisë për sulme bërthamore, shqiptarët janë të trazuar se Serbia me ndihmën e Rusisë do të tentojnë të sulmojnë veriun e Kosovës, qoftë me një inkursion të drejtpërdrejtë, qoftë me provokime të mjeteve dhe metodës së luftës speciale.

Por, ende ka hezitime, se nëse FSK-ja duhet të dërgohet në veri apo se çfarë kufizimesh ka në armatim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat